SHBA miraton projektligjin për ndalimin e Tik Tok
Senati i SHBA ka miratuar një projektligj që mund të n...

Në zyrën e shtypit të Prokurorit të Përgjithshëm gjerman këto ditë është shtuar puna. "Ndalim për shkak të aktivitetit të dyshuar të spiunazhit", thuhet në njoftimin e 23 prillit. Të njëjtin titull ka edhe një njoftim për shtyp një ditë më parë. Në të dyja rastet katër të dyshuarit, tre burra dhe një grua kanë spiunuar për Kinën. Në lajmin e 18 prillit bëhet fjalë për dy burra, që me porosi të Rusisë kanë planifikuar goditje ndaj objektivave ushtarake në Gjermani. Në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme thuhet, se "ndalimet janë bërë për shkak të veprimtarisë agjenturore dhe anëtarësisë në organizata të huaja terroriste "Republika Popullore Donjeck".
Këto njoftime shkaktuan reagime të shqetësuara në Gjermani. Deputeti i të Gjelbërve, Konstantin von Notz është i alarmuar. "Ne duhet më të fund të kuptojmë, se këtu bëhet fjalë për një rrezik maksimalisht serioz dhe real të sigurisë sonë", ka theksuar von Notz njëkohësisht edhe kreu i komisionit parlamentar për shërbimet informative. Edhe presidenti i Zyrës Federale të Mbrojtjes Kushtetuese, BfV, Thomas Haldenwang e bën të qartë për DW. "Ne i kishim nisur hetimet. Dhe pasi gjendja e të dhënave ishte e qartë, mundëm në këtë rast t'a dorëzonim ato policisë dhe prokurororisë."
Qëllimet globale të Kinës sipas Mbrojtjes Kushtetuese Gjermane
Për kreun e shërbimit të brendshëm informativ ky zhvillim aktual nuk është i habitshëm. Ky autoritet gjerman që në një raport të vitit 2023 e bën të qartë: "Qëllimet globale ambicioze të Kinës do të ndiqen me një tendencë të përgjithshme për më shumë pushtet për formësimin e pretendimit për udhëheqje dhe me intensifikim të aktiviteteve të tjera të spiunazhit dhe ushtrimit të ndikimit nga aktorë shtetërorë." Për këtë Haldenwang foli edhe në një simpozium të Mbrojtjes Kushtetuese në Berlin. "Deri në vitin 2049 Kina kërkon të jetë pushteti numër 1 politik ekonomik dhe ushtarak në glob. Këtë qëllim ajo e ndjek në vijimësi, me mjete legale por edhe me mjete ilegale."
Si shembull merren studentët dhe studiuesit kinezë në universitetet gjermane. "Këta persona janë të detyruar të japin informacione tek shteti", thotë, Haldenwang. Po kjo shihet edhe tek ekonomia. Tek çdo Joint Venture, tek çdo investim direkt vijnë menaxherë dhe personel ekstra nga Kina, tha kreu i Mbrojtjes Kushtetuese, duke e parë këtë si një portë të hapur për spiunazh potencial.
Spiuni në paradhomën e politikanit të AfD-së?
Në këtë skenar mund të shihet dhe një agjent i arrestuar së fundmi. Problemi është se ai ishte punonjës i Maximilian Krah, kandidatit kryesor të AfD për zgjedhjet europiane 2024. AfD- që në shkallë federale në Gjermani konsiderohet nga Mbrojtja Kushtetuese si e dyshuar për ekstremizëm të djathtë, ka lidhje të ngushta edhe në Rusi.
Aktivitetet e spiunazhit të Moskës në dallim nga Kina përqëndrohen tek objektiva afatshkurtra. Sipas Haldewang kjo lidhet me sulmin në shkelje të së drejtës ndërkombëtare kundër Ukrainës. "Para një luftë të ashpër me ushtrim të jashtëzakonshëm dhune nga Rusia do të ishte pakujdesi nëse nuk do mendohej se aftësitë dhe vullneti i shërbimeve sekrete të saj nuk do të viheshin në veprim në Europë.
Në kërkim të prorusëve
Sipas presidentit të Mbrojtjes Kushtetuese aktivitetet ruse të spiunazhit pritet të shtohen në Gjermani. Regjimi rus ka vënë në fokus për qëllimet e tij edhe ata njerëz në Gjermani që kanë sfond migrimi rus. "Deri tani komuniteti është treguar shumë i përmbajtur", thekson Haldewang. Por vihen re tek këto qarqe raste të veçanta të simpatisë së madhe për Putinin. "Në këtë kuptim këtu mund të shihet një potencial i mundshëm personash që do të ishin pastaj të gatshëm të vepronin për Rusinë."
Minsitrja e Brendshme gjerman,e Nancy Faeser pas arrestimit të gjashtë spiunëve të dyshuar bën një bilanc pozitiv. "Autoritetet tona të sigurisë, me në krye Zyrën Federale për Mbrojtjen Kushtetuese e kanë forcuar masivisht mbrojtjen e spiunazhit. Kështu ne po mbrohemi kundër kërcënimeve hibride të regjimit rus por edhe nga spiunazhi nga Kina. Sukseset aktuale të hetimeve e tregojnë këtë."/DW
Senati i SHBA ka miratuar një projektligj që mund të n...
Senati amerikan ka miratuar një paketë ndihme prej 95 ...
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut u janë drejtuar të mërkur...
Sulmet izraelite u intensifikuan në të gjithë Gazën të mar...
Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani tha se Ko...
Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi ka deklaruar ditën ...
Inteligjenca perëndimore i ka parandaluar të paktën 10 sul...
Ngrënia e një akulloreje pas mesnate, pas një darke, gjatë...
Mes përleshjeve dhe pasigurive, organizatat joqeveritare j...
Tensione të shumta kanë dominuar gjatë protestës së studen...
Pesë persona, përfshirë një fëmijë, janë mbytur teksa përp...
Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, thotë se Kosova nu...
BE vendos një kuadër të ri negociues për Serbinë në ka...
Dhjetë persona kanë humbur jetën pasi dy helikopterë t...
\ Dy helikopterë ushtarakë u përplasën në ajër dhe u rr...
Komisioni Evropian (KE) kishte propozuar para rreth një vi...
Kandidatët për president në Maqedoninë e Veriutjanë: presi...
Forcat e policisë në të gjithë Evropën po bëjnë thirrj...
Raporti i Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriu...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shkoi në mbledhjen...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...