Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Gjatë kësaj jave është rritur më tej presioni ndaj Kosovës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit, James O'Brien edhe Presidenti i Francës, Emannuel Macron i kërkuan Kosovës që të përparojë urgjentisht drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. O'Brien zhvilloi takim me kryeministrin, Albin Kurti në Gjermani, ku e siguroi se Shtetet të Bashkuara të Amerikës e mbështesin rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike, por Kosova duhet të zbatojë zotimet që dalin nga dialogu për normalizimin e raporteve me Serbinë. "SHBA-ja mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike. Për të lëvizur përpara ne na duhet zbatimi i zotimeve të dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja, përfshirë edhe përparimin urgjent sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, shkroi O'Brien në platformën "X", dhe shtoi se me kryeministrin Kurti diskutoi mbi hapat e nevojshëm pozitivë.
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O'Brien, para takimit me kryeministrin Kurti, ishte në Beograd ku takoi Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe nga atje tha se "Shtetet e Bashkuara do të bëjnë çdo gjë që është e mundur për të siguruar përmbushjen e zotimit të Kosovës për themelimin e Asociacionit”.
Macron, thirrje për Asociacionin
Dy ditë më parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Francës Emannuel Macron. Edhe ky i fundit ishte këmbëngulës në kërkesën e tij. "E theksova rëndësinë e përparimit të shpejtë dhe të pakthyeshëm nga autoritetet e Kosovës drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në kuadër të përpjekjeve për anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës”, shkroi Macron në platformën "X".
Kryeministri Kurti përmes një njoftimi "shprehu besimin e tij se Franca do të vazhdojë ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, pa parakushte shtesë, në përputhje me opinionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe votën historike të 16 prillit”. Kurti thotë në njoftimin e zyrës së tij se ai "nguli këmbë për respektimin dhe zbatimin e plotë të marrëveshjes së arritur vitin e kaluar” për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.
Draftstatuti i BE-së ende pa përgjigje
Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja nuk kanë ndalur thirrjet ndaj Kosovës që ta themelojë Asociacionin dhe në këtë kuadër BE-ja i paraqiti muaj më parë Kosovës dhe Serbisë një draft-statut për Asociacionin, por deri tash nuk është ndërmarrë ndonjë hap drejt themelimit të tij. Vitin e shkuar, Kosova dhe Serbia u pajtuan për Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit, por kjo marrëveshje, sipas BE-së, nuk po zbatohet nga palët. Serbia këmbëngul që Kosova ta themelojë Asociacionin ndërsa, Prishtina zyrtare kërkon nënshkrim të marrëveshjes për normalizim me garanci ndërkombëtare, gjë që nënshkrimin e saj e refuzon Serbia. Marrëveshja e Ohrit ka 11 nene dhe ndër të tjera parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore. Bashkimi Evropian dy ditë më parë e përfshiu zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi në kuadrin negociues të Serbisë për anëtarësim në BE.
Sidoqoftë, ka muaj që Prishtina dhe Beogradi nuk kanë zhvilluar takime në nivelin e lartë politik, por, palët dërguan në Bruksel kryenegociatorët. Një takim i tillë zhvillohet edhe këtë të enjte ndërmjet kryenegociatorëve Besnik Bislimi nga Kosova dhe Petar Petkoviq nga Serbia. Ndërmjetësuesi i dialogut Mirosllav Lajçak, para takimit shkroi se "është duke punuar për të gjetur një zgjidhje për çështjen e dinarit”, që Kosova e ndaloi përdorimin e tij në Kosovë në fillim të muajit shkurt. Në një përmbledhje të aktiviteteve të tij gjatë javës, Mirosllav Lajçak, shkroi se "në takimet e fundit me kryenegociatorët, kanë arritur që ta ngushtojnë hendekun lidhur me këtë temë”, ndonëse akoma nuk është arritur marrëveshje./DW
Operacioni i parë i transplantit për të kombinuar një pomp...
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tha se po shqyr...
Zyrtarët amerikanë kanë konfirmuar se Ukraina ka fillu...
Një e treta e 11-vjeçarëve dhe më shumë se gjysma e 13...
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka...
Kandidati i Frontit Europian, Bujar Osmani ka shpallur fit...
Organizata Freedom House me seli në Uashington publikoi të...
Kandidati i Frontit Europian, Bujar Osmani fituar zgjedhje...
Inteligjenca artificiale është e pranishme në mbarë jetën ...
Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien tha të ...
Pas disa vitesh përplasje politike dhe betejash gjyqësore,...
Gjermania ka ngritur akuza ndaj gjashtë shtetasve të huaj ...
Parlamenti Evropian e ka miratuar të mërkurën, planin për ...
Ukraina ka pranuar një pjesë të ndihmës financiare nga...
Një sherr ka ndodhur në Parlamentin e Greqisë, me protagon...
Zëvendësministri i Mbrojtjes i Rusisë, Timur Ivanov, ë...
Mjegulla portokalli ka “pushtuar” Athinën e ardhur nga plu...
Parlamenti Evropian ka votuar për miratimin e lëvizjes...
Në zyrën e shtypit të Prokurorit të Përgjithshëm gjerman k...
Senati i SHBA ka miratuar një projektligj që mund të n...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...