SHBA-ja i jep fshehurazi Kievit raketa me rreze të gjatë veprimi
Zyrtarët amerikanë kanë konfirmuar se Ukraina ka fillu...

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tha se po shqyrton mundësinë e dorëheqjes pasi një gjykatë hapi ndaj gruas së tij një hetim për mashtrim. "Më duhet të bëj një pushim dhe të mendoj”, shkroi Sanchez në një letër të shpërndarë në platformën e mediave sociale "X", ku njoftonte se do të pezullonte ushtrimin e detyrave të tij publike deri të hënën, kohë në të cilën do të ketë marrë një vendim.
"Kam nevojë urgjente për t'i dhënë përgjigje pyetjes nëse... duhet të vazhdoj të drejtoj qeverinë, apo të heq dorë nga ky nder”, shkruan Sanches.
Pse po hetohet gruaja e Pedro Sanchez-it?
Gjykata njoftoi se kishte nisur hetimin "për shpërdorimin e mundësisë për ndikim dhe për korrupsionin" duke iu përgjigjur një ankese nga grupi kundër korrupsionit "Manos Limpias" ("Duart e Pastra"), kreu i të cilit ka lidhje me të djathtën ekstreme.
Konkretisht hetimi paraprak lidhet me pyetjen nëse Begona Gomez ka abuzuar me pozicionin e saj si bashkëshorte e kryeministrit për të siguruar sponsorë të dyshuar për një kurs masteri universitar që ajo drejton.
Sanchez: Fushatë e udhëhequr nga media "ultrakonservatore”
Kryeministri socialist, Sanchez, i cili sapo ka formuar një qeveri të re të koalicionit të majtë pasi ofroi amnisti për separatistët katalanas në mërgim, tha në letrën e tij se ankesa bazohej në fakte "joekzistente" dhe ishte pjesë e një fushate "ngacmimi" kundër gruas së tij, fushatë e cila udhëhiqet nga media "ultrakonservatore” dhe mbështetet nga opozita konservatore e ekstremit të djathtë.
"Unë nuk jam naiv. Jam i vetëdijshëm që ata po ngrenë akuza kundër Begonës, jo sepse ajo ka bërë ndonjë gjë të paligjshme, sepse ata e dinë mirë se kjo nuk është e vërtetë, por sepse ajo është gruaja ime," shtoi ai.
Prokurori popullore
Manos Limpias e quan veten si shoqatë, po aktiviteti i saj kryesor është ndjekja e çështjeve ligjore si një e ashtuquajtur "prokurori popullore".
Kjo veçori e ligjit spanjoll i lejon individët ose subjektet të marrin pjesë si akuzues në çështje të caktuara penale edhe kur nuk janë dëmtuar drejtpërdrejt nga i akuzuari. Gjithsesi shumë prej çështjeve që ndjek Manos Limpias lidhen me kauza të djathta./DW
Zyrtarët amerikanë kanë konfirmuar se Ukraina ka fillu...
Një e treta e 11-vjeçarëve dhe më shumë se gjysma e 13...
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka...
Kandidati i Frontit Europian, Bujar Osmani ka shpallur fit...
Organizata Freedom House me seli në Uashington publikoi të...
Kandidati i Frontit Europian, Bujar Osmani fituar zgjedhje...
Inteligjenca artificiale është e pranishme në mbarë jetën ...
Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien tha të ...
Pas disa vitesh përplasje politike dhe betejash gjyqësore,...
Gjermania ka ngritur akuza ndaj gjashtë shtetasve të huaj ...
Parlamenti Evropian e ka miratuar të mërkurën, planin për ...
Ukraina ka pranuar një pjesë të ndihmës financiare nga...
Një sherr ka ndodhur në Parlamentin e Greqisë, me protagon...
Zëvendësministri i Mbrojtjes i Rusisë, Timur Ivanov, ë...
Mjegulla portokalli ka “pushtuar” Athinën e ardhur nga plu...
Parlamenti Evropian ka votuar për miratimin e lëvizjes...
Në zyrën e shtypit të Prokurorit të Përgjithshëm gjerman k...
Senati i SHBA ka miratuar një projektligj që mund të n...
Senati amerikan ka miratuar një paketë ndihme prej 95 ...
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut u janë drejtuar të mërkur...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...