web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Me sloganin "Ripërtëritje"/ Mblidhet sot Kuvendi Kombëtar i PD-së

30 Maj 2026, 07:43, Aktualitet CNA

Me sloganin "Ripërtëritje"/ Mblidhet sot Kuvendi

Partia Demokratike do të mbledhë ditën e sotme Kuvendin Kombëtar.

Pas referendumit për rikonfirmimin e Sali Berishës në krye të PD-së, Kuvendi Kombëtar voton sot për propozimet e kryesisë dhe për zgjedhjen e 200 anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Ky Këshill do të zgjedhë javën e ardhshme kryesinë e PD, sekretarin e Pergjithshëm, nënkryetarët e të gjithë funksionarët e tjerë.

Slogani i Kuvendit është “Ripërtëritje”, ndërsa bëhet me dije se punimet nisin në orën 10:00.

Me sloganin "Ripërtëritje"/ Mblidhet sot Kuvendi

Ndërkohë në Kuvend do të paraqiten propozimet për ndryshimet statutore, të cilat do të kalojnë për diskutim dhe më pas do t’i nënshtrohen votimit nga delegatët.

Ndër të tjera pritet që PD të përcaktojë edhe drejtimet politike dhe organizative që kjo forcë politike do të ndjekë në periudhën e ardhshme. /CNA





Lajmet e fundit nga