web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Liljana Kondakçi në “Allishverishi”: 59 vite që këndoj, nuk më ka humbur freskia

29 Maj 2026, 20:17, Aktualitet CNA

Liljana Kondakçi në “Allishverishi”: 59 vite që

Këngëtarja e njohur e muzikës së lehtë, Liljana Kondakçi, ishte e ftuara e episodit të radhës në podcast-in “Allishverishi”, që transmetohet të premteve në CNA TV.

Kondakçi tregoi se ka rreth 6 dekada që i është përkushtuar këngës, jo vetëm në shqip, por edhe në 15 gjuhë të huaja.

Artistja u shpreh me nota humori se ndihet mirë me veten edhe në pamjen e jashtme, pavarësisht se nëpër lajmet që qarkullojnë në internet mund t’i kenë shtuar vite.

 “Nuk më ka humbur freskia nëse më kanë shtuar 2 vite moshe në internet. Kam 59 vite që këndoj. Kam me mijëra këngë. Kush i ka numëruar?! Nuk e di as sa këngë kam tani që këndoj 5 orë live. Këndoj edhe në 15 gjuhë të huaja. I këndoj live të gjitha. Fonia është baza për këngëtarin”,-tregoi Kondakçi./CNA

 





Lajmet e fundit nga