Sot protesta e 47-të kundër qeverisë/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”
Këtë të enjte po mbahet në Tiranë protesta qytetare e 47-t...
Këtë të enjte po mbahet në Tiranë protesta qytetare e 47-t...
Dhjetëra fermerë të fshatit Orman në Bashkinë Maliq po përballen këtë vit me një humbje të madhe ekonomike, pasi fara e patates që kanë blerë në një subjekt privat ka rezultuar jo cilësore, duke bërë që një pjesë e madhe e prodhimit të mos mbijë ose të degradojë plotësisht në tokë.
Fermerët thonë se dëmi arrin në miliona lekë dhe kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve shtetërore për verifikimin e farës, analizimin e saj dhe dëmshpërblim për humbjet e shkaktuara. Sipas tyre, problemi nuk ka ardhur nga toka apo mënyra e kultivimit, por nga cilësia e farës së përdorur këtë sezon.
Prej më shumë se dy dekadash, fermeri Krenar Kreka tregon se ka punuar me të njëjtën lloj fare patateje, por këtë vit situata ka qenë katastrofike. Ai shprehet se mbi 75 për qind e farës ka rezultuar e fijëzuar dhe nuk ka prodhuar, ndërsa dëmi ekonomik për familjen e tij kalon 30 milionë lekë.
“Ne kemi punuar prej 25 vitesh me këtë lloj fare patate, karlit quhet, dhe nuk na ka dalë asnjëherë siç ka dalë sivjet. Sivjet ajo është mbi 75-80% e fijëzuar fare, që s’ka dalë fare. Po edhe ajo që ka dalë është jashtë çdo gjëje. Ja, ju e patë vetë, është e degraduar domethënë."
Ai akuzon mungesën e kontrolleve dhe kërkon që institucionet shtetërore të verifikojnë farën që sipas tij ka hyrë në treg pa analizat e nevojshme.
“Problemi qëndron këtu sepse shteti nuk i ka bërë analizat si duhet që kur ka hyrë në doganë. Ose ai burri e ka falsifikuar, e kam marrë ne Enver Shaholli në Lumalas, ka një filial tjetër ai që quhet Qemal Petriti edhe ai nuk e pranon domethënë këtë gjë, e pranon që të kam dhënë farën po nuk është me probleme thotë. Fakti ja ku është këtu, analizat e tokës i kam bërë, janë të tëra kartat në Bujqësinë e Korçës. Unë i thosha bëni analizë për kokrrën e patates, ata bëjnë analizë për vrukun e patates pa dalë patatja. E kemi blerë gjithmonë te i njëjti person dhe është hera e parë që goditemi kështu. Unë kam tre fëmijë të vegjël dhe dëmi është mbi 30 milionë lekë dhe unë nuk e di çfarë do të bëj tani.”
Fermeri thotë se ka njoftuar institucionet dhe paralajmëron se çështjen do ta ndjekë deri në fund edhe në rrugë ligjore.
“Unë do ta vazhdoj deri në fund se tre fëmijë të vegjël duan bukë atje në shtëpi. Deri në fund. Edhe në rrugë ligjore, në të tëra, se unë nuk kam çfarë bëj. Neve bujqësinë kemi, s’kemi gjë tjetër.”
Edhe bashkëshortja e Krenarit, Jorida Kreka flet për një situatë tepër të rëndë financiare dhe emocionale për familjen e saj. Ajo tregon se janë kryer të gjitha punimet bujqësore me kosto të larta, ndërsa në fund toka ka mbetur pa prodhim.
“Shumë e vështirë siç e shikoni janë gjithë këto dylym të ikura kot. Është pluguar, është frezuar, është mbjellë. Nafta në atë kohë na ka shkuar me dy mijë lekë që është bërë punimi i kësaj.”
Ajo kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga shteti dhe dëmshpërblim për fermerët e dëmtuar.
“Shpenzimi gjithsej që del kostoja në fund të korrikut të kësaj që duhet ta shisja unë, del mbi 30 milionë dëm për mua. Duam dëmshpërblim! Dua ndihmë nga shteti të kontrollojë nga hyri kjo farë që është e fijëzuar.”
Shqetësime të ngjashme ngre edhe fermeri Daniel Plasa, i cili thotë se problemi është i përhapur edhe në parcela të tjera dhe kërkon ndërhyrjen e shtetit për mbrojtjen e fermerëve.
“Për mallin që shikoni këtu, është i gjithi djerë sot në këtë fazë që shikohet. Arsyeja kryesore është fara. Fara është e degjeneruar, asgjë më shumë. Shteti duhet të ndikojë në këto gjëra, duhet të na mbrojë.”
Fermeri thotë se për shumë familje bujqësia është i vetmi burim jetese dhe humbja e këtij sezoni rrezikon të lërë pa të ardhura dhjetëra fermerë.
“Ne kemi mbi 25 vjet me këtë punë. E dimë se çfarë ndodh ndaj bimës. Them se do na ndihmojë shteti. Nuk e besoj të na lerë në këtë fazë që jemi. Ne për familjen punojmë.”
Fermerët e Ormanit kërkojnë që institucionet përgjegjëse të kryejnë analizat laboratorike për farën e patates, të përcaktojnë përgjegjësitë dhe të marrin masa konkrete për dëmshpërblimin e tyre, pasi sipas tyre dëmet e këtij viti kanë vënë në rrezik mbijetesën ekonomike të familjeve që jetojnë vetëm nga bujqësia./ CNA
Sektori i turizmit promovohet si motori kryesor i ekonomis...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ndëshkon m...
Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha ka ndarë lajmin e...
Ministria e Jashtme ka dënuar sulmin me dron rus në Galati...
Teksa kanë mbetur edhe dy ditë nga detyrimi i instalimit t...
Biznesmeni Endri Meksi në një dalje televizive ka folur pë...
Pas kontrolleve të shumta nëpër qeli, kanë ardhur dhe ndry...
Politologu Ermal Hasimja tha sot se proceset gjyqësore që ...
Mjeku i njohur Erion Dasho ka reaguar ashpër këtë të enjte...
Mes rritjes së çmimeve dhe kërcënimit nga mbingarkesa turi...
Gjykata e Posaçme ka caktuar 5 qershorin për zhvillimin e ...
Gënjeshtra dhe mashtrimi publik i kryebashkiakut të arrest...
Nazif Çela, artisti i mirënjohur i iso-polifornisë shqipta...
Partia Socialiste ka festuar sot në Korçë 35-vjetorin e kr...
Në shumë medie, kryesisht ato të paguara nga inceneratorët...
Vetëm pak ditë na ndajnë nga provimi i parë i Maturës Shte...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçiu ka deklaruar se deputetët...
Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në burg kryebashkiakun...
Idajet Ismailaj dhe Florid Ismailaj, dy biznesmenët e njoh...
Sali Berisha dhe Mero Baze duket se janë bashkë dhe ajo që...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...