Sot protesta e 47-të kundër qeverisë/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”
Këtë të enjte po mbahet në Tiranë protesta qytetare e 47-t...
Këtë të enjte po mbahet në Tiranë protesta qytetare e 47-t...

Teksa kanë mbetur edhe dy ditë nga detyrimi i instalimit të POS-ve te sektori i shërbimit të transportit publik, shoqatat njëzëri deklarojnë se ende nuk janë gati për vendosjen e pajisjeve dhe kërkojnë shtyrje afati.
Për shoqatat e transportit publik urban dhe interurban e paqartë mbetet çështja e ndarjes së kostos për komisionin bankar që do të rrisë edhe 30 lekë çmimin e biletës nëse paguhet me kartë bankare. Problem mbetet edhe mospërgatitja e kushteve teknike për përdorimin e pajisjeve, ku minimalisht kërkohet instalimi i shërbimit të internetit Wiffi që pajisja të funksionojë. Por ky shërbim nuk ekziston të transporti publik në vend.
Në këtë situatë paqartësie për pjesën e kostos në një shërbim me vlerë transaksioni të ulët (çmimi i biletës kushton 40 lekë), por të lartë në numër, dhe për shkak të mospërgatitjes së kushteve teknike, Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban, Dashnor Memaj tha për Monitor se afati duhet të shtyhet deri sa të sqarohen një sërë pikëpyetjesh të operatorëve.
“Problemi qëndron sepse aktualisht nuk kemi një sistem të fiskalizuar të biletës elektronike dhe funksionojmë ende me bileta fizike tradicionale.
Gjithashtu, mbeten të paqarta mënyrat se si do të realizohet lidhja e pagesës me bankën. Në çdo shitje normale të një produkti ekzistojnë opsione të ndryshme pagese: cash, kartë bankare apo forma të tjera elektronike. Si do të aplikohet kjo në transportin urban dhe ndërurban?
Një tjetër çështje është infrastruktura teknike. Pajisjet në autobusë si do të funksionojnë, me Ëi-Fi apo me kartë SIM për internet? Edhe kjo përbën një kosto shtesë për çdo mjet. Aktualisht nuk ekziston një sistem online ku qytetari të mund të presë biletën nga ëeb-i apo aplikacioni.
Po ashtu, nuk ka agjenci apo pika nisjeje dhe mbërritjeje të pajisura për të prerë bileta edhe me kartë bankare. Në këtë situatë lind pyetja: kush do t’i mbulojë kostot e transaksioneve bankare, të cilat rrjedhimisht do të rrisin çmimin e biletës? Do t’i paguajë subjekti, qytetari apo institucionet?
Prandaj ka ende shumë pikëpyetje që duhet të analizohen dhe diskutohen seriozisht përpara se të vendoset detyrimisht implementimi i këtij sistemi në autobusë. Mendoj që afati duhet të shtyhet deri sa të sqarohet plotësisht pjesa e kostove, të cilat, për shkak të numrit të madh të transaksioneve, arrijnë në një vlerë të konsiderueshme”, pohoi z. Memaj.
Administrata Tatimore sqaroi për Monitor se nuk parashikohen shtyrje të afateve për vendosjen e pajisjeve POS në transportin publik, një detyrimi tashmë i përcaktuar në ligj.
Por drejtues të administratës theksuan se aktualisht nuk parashikohen penalitete të menjëhershme për subjektet dhe se operatorët duhet të nisin përgatitjet për zbatimin e procesit.
“Fokusi i iniciativës për implementimin e pajisjeve POS është bërë për të mbështetur turizmin që të kenë mundësi turistët të paguajnë me kartë bankare.
Nuk po krijohet një presion i menjëhershëm ndaj operatorëve të sektorit të shërbimit të transportit publik. Ka një punë për ta shtyrë procesin përpara pa i penalizuar subjektet. Pra nuk do të kërkohet vendosja e menjëhershme e pajisjeve POS për biletat që aktualisht lëshohen në format letre, ndërsa procesi është lënë në një fazë tranzitore pa penalitete, me synimin që të adresohen sa më shpejt të gjitha shqetësimet e ngritura nga operatorët e transportit publik”, u shprehën përfaqësues të administratës.
Një nga shqetësimet kryesore të operatorëve mbetet se kush do të përballojë koston fikse të komisionit prej 30 lekë, për transaksionin me vlerë 40 lekë që është çmimi i biletës së urbanit.
Monitor mëson se çështjet dhe shqetësimet e ngritura nga sektori po diskutohen me Ministrinë e Ekonomisë, e cila po udhëheq procesin e kalimit drejt pagesave cashless. Ministria e Ekonomisë ka zhvilluar takime edhe me bankat për të analizuar kostot e transaksioneve financiare dhe mënyrën se si mund të gjendet një zgjidhje për mbulimin e tyre.
“Mbetet ende për t’u diskutuar në nivel politikë bërjeje se ku do të ngarkohet kostoja e transaksioneve financiare, tek qytetari, subjektet apo institucionet”, pohuan burimet.
Shqetësimi për paqartësitë e zbatimit të procesit dhe çështjes së kostos u ngritën fillimisht nga Shoqata Kombëtare e Transportit qytetas. Në një letër dërguar ministrive shoqata theksoi se përdorimi i pajisjes POS për pagesën e biletës do të rrisë çmimin edhe me 30 lekë nga komisionet fikse ndaj bankave nëse bileta do të paguhet me kartë bankare.
Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas ngriti edhe shqetësimin se procesi mbetet i paqartë, por edhe teknikisht gati i pazbatueshëm për kushtet aktuale të transportit urban./Monitor.al
Biznesmeni Endri Meksi në një dalje televizive ka folur pë...
Pas kontrolleve të shumta nëpër qeli, kanë ardhur dhe ndry...
Politologu Ermal Hasimja tha sot se proceset gjyqësore që ...
Mjeku i njohur Erion Dasho ka reaguar ashpër këtë të enjte...
Mes rritjes së çmimeve dhe kërcënimit nga mbingarkesa turi...
Gjykata e Posaçme ka caktuar 5 qershorin për zhvillimin e ...
Gënjeshtra dhe mashtrimi publik i kryebashkiakut të arrest...
Nazif Çela, artisti i mirënjohur i iso-polifornisë shqipta...
Partia Socialiste ka festuar sot në Korçë 35-vjetorin e kr...
Në shumë medie, kryesisht ato të paguara nga inceneratorët...
Vetëm pak ditë na ndajnë nga provimi i parë i Maturës Shte...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçiu ka deklaruar se deputetët...
Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në burg kryebashkiakun...
Idajet Ismailaj dhe Florid Ismailaj, dy biznesmenët e njoh...
Sali Berisha dhe Mero Baze duket se janë bashkë dhe ajo që...
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si “Clevio” është paraqitu...
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha ka reaguar lidhur me njoft...
Debatet vijojnë në komisionin për Reformën Territoriale. D...
Aksidentet rrugore shënuan rritje të lehtë në katër muajt ...
Në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territor...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...