Sot protesta e 47-të kundër qeverisë/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”
Këtë të enjte po mbahet në Tiranë protesta qytetare e 47-t...
Këtë të enjte po mbahet në Tiranë protesta qytetare e 47-t...
Sektori i turizmit promovohet si motori kryesor i ekonomisë, ndërsa të dhënat zyrtare të INSTAT mbi strukturat akomoduese zbulojnë një realitet shumë më të brishtë dhe problematika të thella të menaxhimit.
Në metadata-n e publikuar për vitin 2026, Instituti i Statistikave pranon hapur se vështirësia e këtij procesi mbetet monitorimi i bizneseve në terren, duke lënë të kuptohet se një pjesë e konsiderueshme e strukturave akomoduese operojnë jashtë radarit zyrtar.
Dokumenti metodologjik i INSTAT-it konfirmon se një numër i konsiderueshëm ndërmarrjesh rezultojnë inekzistente ose të mbyllura kur ekipet e vrojtimit shkojnë në adresat e deklaruara në regjistrin statistikor.
Problemi është akut tek ndërmarrjet e vogla të cilat duket se funksionojnë në një treg të pakontrolluar, ku adresa zyrtare nuk përputhet me realitetin fizik.
“Gjatë procesit të mbledhjes së të dhënave një numër i konsiderueshëm ndërmarrjesh rezultojnë: ushtrojnë aktivitete të ndryshme nga ai i akomodimit (njësi jashtë fushe); janë të mbyllura; është e pamundur të gjesh njësinë në terren, sipas adresës në Regjistrin Statistikor të Biznesit. Rezulton se ky problem është prezent në ndërmarrjet e vogla," thuhet në raport.

Në këto raste, mungesa e informacionit detyron institucionin të përdorë metoda të imputimit matematikor për të mbushur boshllëqet, duke krijuar një pasqyrë statistikore që shpesh bazohet në vlerësime dhe jo në realitetin konkret të qyteteve dhe zonave bregdetare.
“Të dhënat e munguara në nivel ndërmarrjeje imputohen duke përdorur metoda të përshtatshme matematikore me të dhënat e periudhave të mëparshme. Ndonjëherë identifikohen të dhëna jo konsistente në nivel ndërmarrje ose treguesi, të cilat duhet të fshihen. Hapi tjetër është imputimi në nivel ndërmarrje ose treguesi sipas rastit, duke përdorur të dhënat e periudhave të mëparshme. Në disa raste, gjithashtu përdoren teknika matematikore," thotë INSTAT.

Një tjetër pikë kritike është shkalla e mospërgjigjes, e cila vlerësohet në rreth 9.9% për çdo muaj. Kjo përqindje e lartë e mungesës së bashkëpunimit nga strukturat akomoduese vë në dyshim besueshmërinë e treguesve kryesorë mbi fluksin e vizitorëve dhe shfrytëzimin e shtretërve.
Kur bizneset nuk raportojnë INSTAT detyrohet të mbështetet te të dhënat e periudhave të mëparshme, një praktikë që rrezikon të maskojë sezonalitetin e vërtetë dhe të deformojë performancën reale të turizmit në Shqipëri.
Edhe pse INSTAT pretendon se zbaton standardet e Bashkimit Evropian fakti që një pjesë e mirë e strukturave akomoduese rezultojnë pa kontakt në terren, tregon se mekanizmat e kontrollit dhe verifikimit mbeten të pamjaftueshme.
Ky vakum informativ krijon hapësirë për informalitet të lartë, duke vështirësuar jo vetëm llogaritjen e saktë të të ardhurave të sektorit, por edhe planifikimin e duhur për infrastrukturën dhe investimet.
Përballë një turizmi që po zgjerohet statistikat zyrtare rrezikojnë të mbeten vetëm një dekor i jashtëm, i cili injoron realitetin e një tregu që për një pjesë të mirë të tij vazhdon të operojë në hijen e informalitetit./ CNA
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ndëshkon m...
Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha ka ndarë lajmin e...
Ministria e Jashtme ka dënuar sulmin me dron rus në Galati...
Teksa kanë mbetur edhe dy ditë nga detyrimi i instalimit t...
Biznesmeni Endri Meksi në një dalje televizive ka folur pë...
Pas kontrolleve të shumta nëpër qeli, kanë ardhur dhe ndry...
Politologu Ermal Hasimja tha sot se proceset gjyqësore që ...
Mjeku i njohur Erion Dasho ka reaguar ashpër këtë të enjte...
Mes rritjes së çmimeve dhe kërcënimit nga mbingarkesa turi...
Gjykata e Posaçme ka caktuar 5 qershorin për zhvillimin e ...
Gënjeshtra dhe mashtrimi publik i kryebashkiakut të arrest...
Nazif Çela, artisti i mirënjohur i iso-polifornisë shqipta...
Partia Socialiste ka festuar sot në Korçë 35-vjetorin e kr...
Në shumë medie, kryesisht ato të paguara nga inceneratorët...
Vetëm pak ditë na ndajnë nga provimi i parë i Maturës Shte...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçiu ka deklaruar se deputetët...
Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në burg kryebashkiakun...
Idajet Ismailaj dhe Florid Ismailaj, dy biznesmenët e njoh...
Sali Berisha dhe Mero Baze duket se janë bashkë dhe ajo që...
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si “Clevio” është paraqitu...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...