Sot protesta e 47-të kundër qeverisë/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”
Këtë të enjte po mbahet në Tiranë protesta qytetare e 47-t...
Këtë të enjte po mbahet në Tiranë protesta qytetare e 47-t...

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro në konferencën për mediat foli edhe lidhur me programin “Pas Shkolle", i cili ka nisur pilotimin në 47 shkolla, 45 në Tiranë dhe 2 në Kamëz.
Ajo u shpreh se programi është pritur shumë mirë nga prindërit dhe shkollat, ndërsa njoftoi se Ministria po punon për ndërtimin e bazës ligjore dhe infrastrukturore të tij.
“Kjo fazë erdhi pasi për herë të parë me ndryshimin që bëmë në ligjin për arsimin parauniversitar, kemi përfshirë edhe nocionin 'Pas Shkolle', duke siguruar një bazë të mirë ligjore për ta çuar përpara këtë program. Po ashtu, me VKM që përgatitëm, dyfishuam edhe pagesën për orë të çdo mësuesi që angazhohet në këtë program, duke ofruar një shpërblim më dinjitoz. Nuk do të bëhet sot për nesër, por po ndërtojmë hap pas hapi themelet ku do të ngrihet në mënyrë solide ky program. E di që është pritur shumë mirë nga prindërit, po ashtu nga shkollat, por kam marrë shumë pyetje në lidhje me ushqimin në shkolla që dua t’u përgjigjem. Përpara se të nisim infrastrukturën fizike, po ndërtojmë me kujdes gjithë infrastrukturën ligjore dhe kjo ka qenë puna që ekipi i Ministrisë së Arsimit ka bërë me intensitet në këta 6-7 muajt e fundit. Kemi shfrytëzuar këtë periudhë të përfundimit të vitit shkollor, për të pilotuar programin pas shkolle, që po e studiojmë imtësisht ditë pas dite. Dhe dua të ndaj disa të dhëna dhe shifra shumë interesante: Në 'Pas shkolle' për klasat 1-5, përfshihet programi “Bëjmë detyrat e shtëpisë” dhe klubet “Art dhe Zeje” që janë 5 të tilla: Klubi i muzikës; Klubi i teatrit; Klubi i artit pamor; Klubi i kërcimit; Klubi i zejeve. Në Tiranë, në 45 shkolla që po pilotohet programi, kemi 308 mësues të angazhuar dhe rreth 4500 nxënës. Në Kamëz, në 2 shkolla, kemi 17 mësues të përfshirë dhe 240 nxënës. E gjitha kjo me një ekspertizë dhe mbështetje edhe nga partneret tanë UNICEF, Save the Children", tha Kumbaro.
Ndër të tjera, ministrja u ndal tek arsimi i lartë, ku përmendi punën për rishikimin e ligjit të arsimit të lartë, duke zbuluar se po ngrihet një grup pune me ekspertë të Ministrisë së Arsimit, përfaqësues të drejtuesve të arsimit të lartë nga sektori publik dhe jo-publik dhe juristë e pedagogë të Fakultetit të Drejtësisë me qëllim për të reflektuar më mirë drejt ndërkombëtarizimit dhe profilizimit.
“Nuk jemi më në nevojën e ndërtimit të një ligji krejtësisht të ri, sepse me të gjithë opinionet që kanë dërguar me shkrim, universitetet e konfirmojnë që ligji ka shumë gjëra të mira dhe ka rregulluar shumë në jetën akademike qoftë në aspektin arsimor qoftë në kërkimin shkencor.Pakti për Universitetin dhe gjithë ai komunikim i madh që u bë në nivele nga studentët deri te drejtuesit ishte gjithashtu një hap tjetër shumë i rëndësishëm për të kuptuar çfarë kemi bërë mirë dhe çfarë duhet rregulluar akoma.
Sot jemi përpara një objektivi tjetër të rëndësishëm për të ndërtuar frymën e së ardhmes, sepse realiteti i vitit 2015 nuk është realiteti i sotëm dhe jetojmë në dimensionin ku teknologjia na vë në sfida të tjera, ku globalizmi na vë në sfida të tjera, por sidomos pika ku ndodhet sot Shqipëria në momentin ku përgatitemi për tregun europian na vë në sfida të reja. Në Ministri kemi menduar të ngremë një grup pune si një formë diskutimi me disa kate. Ka një grup që është me drejtuesit e administratës së Ministrisë së Arsimit. Grupi më i rëndësishëm që për mua është në krye të të gjithë procesit është ngritur grupi me përfaqësues të drejtuesve të arsimit të lartë nga sektori publik dhe jo-publik: rektorë, dekanë, pedagogë, ekspertë”, tha Kumbaro. /CNA
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ka zhvilluar sot një k...
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një...
Kreu i qeverisë, Edi Rama është shprehur se së shpejti në ...
Gjatë fjalës së tij në prezantimin e Albanian Digital Solu...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në prezantim...
Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në Partinë Demokratike, G...
Administrata Tatimore ka ndërmarrë masa shtrënguese për të...
Deputeti i PD-së Saimir Korreshi në denoncimin e radhës ka...
Dhjetëra fermerë të fshatit Orman në Bashkinë Maliq po për...
Sektori i turizmit promovohet si motori kryesor i ekonomis...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ndëshkon m...
Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha ka ndarë lajmin e...
Ministria e Jashtme ka dënuar sulmin me dron rus në Galati...
Teksa kanë mbetur edhe dy ditë nga detyrimi i instalimit t...
Biznesmeni Endri Meksi në një dalje televizive ka folur pë...
Pas kontrolleve të shumta nëpër qeli, kanë ardhur dhe ndry...
Politologu Ermal Hasimja tha sot se proceset gjyqësore që ...
Mjeku i njohur Erion Dasho ka reaguar ashpër këtë të enjte...
Mes rritjes së çmimeve dhe kërcënimit nga mbingarkesa turi...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...