Sot protesta e 47-të kundër qeverisë/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”
Këtë të enjte po mbahet në Tiranë protesta qytetare e 47-t...
Këtë të enjte po mbahet në Tiranë protesta qytetare e 47-t...
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre ish-punonëjs policie për lidhje me grupe të strukturuara kriminale në trafikun dhe kultivimin e narkotikëve.
Tre ish-efektivët e dërguar për gjykim janë Erdit Hazizaj, Shkëlzen Ruska dhe Ervis Alisinanaj.
Hazizaj akuzohet për kryerjen e veprave penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal” dhe “Shpërdorim i detyrës”.
Ruska akuzohet për “Kultivim i bimëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Shpërdorim i detyrës”.
Ndërkohë ndaj Alisinanajt rëndon akuza për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Sipas njoftimit të SPAK, ish-policët dyshohet se kanë ndihmuar anëtarët e grupeve kriminale të përfshira në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, duke u dhënë informacione. Ata akuzohet se nuk kanë ndërmarrë masat e nevojshme ligjore për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal, duke favorizuar vijimësinë e tij.
Njoftimi i plotë i SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 169/1 të vitit 2022, në ngarkim të të pandehurve:
Erdit Hazizaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Trafikim i lëndëve narkotike”, e kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a paragrafi i parë dhe 28/4 të Kodit Penal;
“Grup i strukturuar kriminal”, e kryer në formën e pjesëmarrjes në një grup të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal;
“Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal;
“Shpërdorim i detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Shkëlzen Ruska, i akuzuar për veprat penale:
“Kultivim i bimëve narkotike”, e kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284 paragrafi i parë dhe 28/4 të Kodit Penal;
“Grup i strukturuar kriminal”, e kryer në formën e pjesëmarrjes në një grup të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal;
“Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal;
“Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Të pandehurit Ervis Alisinanaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale:
“Shpërdorim i detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Ky proçedim penal është ndarë nga çështja penale nr.169 e vitit 2022.
Nga hetimet e kryera rezulton se gjatë viteve 2019-2021, në zonën e Sarandës ka vepruar një grup i strukturuar kriminal i përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e bimëve narkotike. Drejtuesi dhe organizatorët e këtij grupi dyshohet se janë shtetasit nën hetim, K.Q (alias J.H, alias J.Q) dhe E.A (alias K.A), Anëtarët e këtij grupi kishin detyra të përcaktuara për sigurimin, transportin dhe trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Greqisë.
Hetimet kanë dokumentuar rastin e trafikimit, më 7.3.2020 përmes pikës së kalimit kufitar në Qafë Botë, të një sasie prej 1144.9 kg cannabis sativa të papërpunuar, 4.068 kg cannabis të përpunuar (çokollatë) dhe 0.916 kg cannabis i përpunuar (vaj), me vlerë rreth 1.700.000 euro. Kjo sasi u është sekuestruar dy shtetasve italianë të dënuar në Greqi.
Kur anëtarë të grupit arrestoheshin nga agjencitë e zbatimit të ligjit, anëtarët e tjerë interesoheshin për ndihmën ekonomike të personave të arrestuar dhe sigurimin e mbrojtjes në proceset gjyqësore. Sipas hetimeve, anëtarët e këtij grupi të strukturuar kriminal kishin krijuar kontakte dhe lidhje shoqërore me punonjës të Policisë së Shtetit, për të bërë të mundur vijimësinë e aktivitetit kriminal.
I tillë është rasti i Erdit Hazizaj, në atë kohë mbante detyrën e specialistit në Sektorin e Hetimit në Mbulim, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, i cili i ndihmonte drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal me këshilla dhe informacione të vazhdueshme për zhvillimin e aktivitetit të kundraligjshëm.
Gjatë viteve 2019-2021, në zonën Tepelenë-Gjirokastër, ka vepruar një grup i strukturuar kriminal, i përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike, nën drejtimin e shtetasit nën hetim, L.B (alias E.S), ndërsa pjesëtarët e grupit kishin detyra të ndara për kultivimin e bimës narkotike në zonën Tepelenë – Gjirokastër. Hetimet kanë dokumentuar rastin e datës 1.10.2020, në rrugën mes fshatit Dukaj dhe fshatit Salari (Tepelenë), ku Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër zbuloi dhe sekuestroi 1360 bimë narkotike, me gjatësi 30-120 cm, në gjendje të njomë, me peshë totale 1280 kg. Sasia e bimëve narkotike ishte kultivuar nga ky grup kriminal.
Drejtuesi i tij kishte krijuar kontakte dhe lidhje shoqërore edhe me punonjës në Policinë e Shtetit, në rastin konkret, me të pandehurin Shkëlzen Ruska, i cili asokohe mbante detyrën e specialistit në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër. Ai dyshohet se ka ndihmuar drejtuesin e grupit të strukturuar kriminal duke ofruar informacione dhe garanci për aktivitetin e kundraligjshëm.
Nga tërësia e provave të administruara rezulton se të pandehurit, Erdit Hazizaj, Shkëlzen Ruska dhe Ervis Alisinaj, në vazhdimësi, gjatë vitit 2020, në kundërshtim me detyrimet ligjore dhe funksionale, si punonjës të Policisë së Shtetit, kanë kryer veprime dhe mosveprime që kanë cenuar rëndë funksionimin e rregullt të strukturave policore, duke mos ndërmarrë masa për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në kultivimin dhe trafikimin e narkotikëve apo veprime të tjera të kundraligjshme.
Këto veprime, bazuar në hetimet e kryera, kanë sjellë pasoja të rënda për interesat e ligjshme të shtetit si dhe kanë cenuar besueshmërinë e Policisë së Shtetit përpara publikut dhe kanë dëmtuar ushtrimin e misionit të saj në garantimin e rendit dhe sigurisë publike, në zbatim të Kushtetutës dhe ligjit. /CNA
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një...
Kreu i qeverisë, Edi Rama është shprehur se së shpejti në ...
Gjatë fjalës së tij në prezantimin e Albanian Digital Solu...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në prezantim...
Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në Partinë Demokratike, G...
Administrata Tatimore ka ndërmarrë masa shtrënguese për të...
Deputeti i PD-së Saimir Korreshi në denoncimin e radhës ka...
Dhjetëra fermerë të fshatit Orman në Bashkinë Maliq po për...
Sektori i turizmit promovohet si motori kryesor i ekonomis...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ndëshkon m...
Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha ka ndarë lajmin e...
Ministria e Jashtme ka dënuar sulmin me dron rus në Galati...
Teksa kanë mbetur edhe dy ditë nga detyrimi i instalimit t...
Biznesmeni Endri Meksi në një dalje televizive ka folur pë...
Pas kontrolleve të shumta nëpër qeli, kanë ardhur dhe ndry...
Politologu Ermal Hasimja tha sot se proceset gjyqësore që ...
Mjeku i njohur Erion Dasho ka reaguar ashpër këtë të enjte...
Mes rritjes së çmimeve dhe kërcënimit nga mbingarkesa turi...
Gjykata e Posaçme ka caktuar 5 qershorin për zhvillimin e ...
Gënjeshtra dhe mashtrimi publik i kryebashkiakut të arrest...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...