Shërbimi i terapisë hormonale/ KMSH kundërshton: Hap rrugë për ndërhyrje te të miturit
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar sot lidhur me ...
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka reaguar pak minuta më parë sa i takon shërbimit më të ri në QSUT, atë të terapisë hormonale.
Përmes një deklarate publike, Bordi i Presidencës së KNFSH-së thekson se për rastin nevojitet një sqarim i plotë publik nga ana e institucioneve publike në fushën e shëndetësise.
Sipas KNSH-së, në këtë situatë është e nevojshme që jo vetëm të ketë transparencë të plotë institucionale, por edhe konsultim të gjerë profesional dhe debat publik të informuar.
Deklarata e plotë:
Mbi Udhëzuesin e Praktikës Klinike “Për trajtimin hormonal të personave transgjinorë”.
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje miratimin e Udhëzuesit të Praktikës Klinike “Për trajtimin hormonal të personave transgjinorë”, të miratuar me Urdhrin nr. 304, datë 28.04.2026, të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Në respekt të rendit kushtetues të Republikës së Shqipërisë, dhe të kompetencave të institucioneve publike në fushën e shëndetësisë, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë vlerëson se çështje të kësaj natyre, për shkak të ndikimit të tyre shoqëror, etik, mjekësor dhe antropologjik, kërkojnë transparencë të plotë institucionale, konsultim të gjerë profesional dhe debat publik të informuar.
Në funksion të mbrojtjes së interesit publik, Këshilli Ndërfetar konsideron se çdo protokoll apo ndërhyrje mjekësore me pasoja potencialisht afatgjata fizike, psikologjike dhe sociale duhet të mbështetet mbi standarde të qarta shkencore, bazë të qëndrueshme juridike dhe procedura transparente vendimmarrjeje, në përputhje me parimet kushtetuese të proporcionalitetit, sigurisë juridike dhe mbrojtjes së shëndetit publik.
Për këtë arsye, Këshilli Ndërfetar kërkon që institucionet përgjegjëse të bëjnë publike:
- Bazën shkencore dhe mjekësore mbi të cilën është hartuar ky udhëzues;
- Arsyetimin shkencor, mjekësor dhe etik që justifikon miratimin me procedurë të përshpejtuar të këtij urdhri;
- Bazën juridike dhe kompetencat ligjore mbi të cilat mbështetet miratimi i tij;
- Arsyetimin dhe kriteret mbi të cilat është përfshirë edhe kategoria e personave të mitur në këtë rregullim.
Këshilli Ndërfetar vlerëson gjithashtu se kërkon sqarim publik edhe baza juridike mbi të cilën personeli mjekësor autorizohet të aplikojë trajtime hormonale për personat transgjinorë, duke qenë se legjislacioni shqiptar aktual nuk parashikon një kuadër të posaçëm ligjor që rregullon në mënyrë të detajuar statusin juridik, kriteret klinike, procedurat mjekësore dhe standardet e trajtimit për këtë kategori personash.
Duke pasur parasysh natyrën komplekse dhe pasojat afatgjata mjekësore, psikologjike dhe sociale të trajtimeve hormonale, Këshilli Ndërfetar vlerëson se është i nevojshëm një debat i gjerë kombëtar dhe konsultim multidisiplinar me ekspertë të mjekësisë, bioetikës, psikologjisë, të drejtës dhe përfaqësues të shoqërisë civile, me qëllim garantimin e transparencës, sigurisë juridike dhe besimit publik me përgjegjësi institucionale, gjuhë etike dhe respekt për dinjitetin e çdo personi.
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë rithekson se, në përputhje me mësimet dhe traditat e Komuniteteve fetare që përfaqëson, identiteti njerëzor dhe dallimi ndërmjet burrit dhe gruas konsiderohen pjesë themelore e natyrës njerëzore të dhënë nga Zoti. Në këtë kuptim, shprehim rezervat dhe shqetësimin ndaj ndërhyrjeve mjekësore apo praktikave që synojnë ndryshimin artificial të karakteristikave gjinore biologjike, duke vlerësuar se procedura të tilla prekin konceptin natyror të personit njerëzor dhe të familjes, sipas traditës fetare dhe vlerave mbi të cilat është ndërtuar shoqëria jonë. Misioni ynë mbetet angazhimi për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, të familjes, të rendit moral dhe të interesit publik, duke bërë thirrje për përgjegjësi institucionale, transparencë dhe respekt ndaj vlerave themelore njerëzore e shoqërore./CNA
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar sot lidhur me ...
Këngëtarja Liljana Kondakçi tregoi këtë të premte në podca...
Këngëtarja e njohur e muzikës së lehtë, Liljana Kondakçi, ...
Pronarët e mjeteve ujore në Ksamil protestuan sot para amb...
Pastori Akil Pano ka reaguar sot pas vendimit të gjykatës ...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka ndarë detaje lidhur me...
Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, E...
Një zjarr ka përfshirë një pyll me pisha te zona e Ranës s...
Një tjetër skandal ka shpërthyer në Shqipëri ku Ministria ...
Ambasadori shqiptar në Austri, Fate Velaj ka zhvilluar një...
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro në konferencën për med...
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ka zhvilluar sot një k...
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një...
Kreu i qeverisë, Edi Rama është shprehur se së shpejti në ...
Gjatë fjalës së tij në prezantimin e Albanian Digital Solu...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në prezantim...
Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në Partinë Demokratike, G...
Administrata Tatimore ka ndërmarrë masa shtrënguese për të...
Deputeti i PD-së Saimir Korreshi në denoncimin e radhës ka...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...