
Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka thënë më 31 gusht se, nëse Këshilli Evropian do, Komisioni Evropian është i gatshëm ta kryejë punën e vet për ta realizuar përshpejtimin e zgjerimit të BE-së.
Ai këto komente i bëri teksa u përgjigjej në pyetjet rreth propozimit të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, që viti 2030 të caktohet si afati deri kur edhe Bashkimi Evropian, edhe vendet kandidate duhet të jenë të gatshme për zgjerim.
“Sipas mendimit tim, nëse presidenti i Këshillit dëshiron që më në fund të angazhohet dhe ta bëjë një hap të madh për ta bërë zgjerimin realitet, atëherë ky është një lajmë i mirëpritur”, ka thënë Varhelyi.
Ai ka thënë se Komisioni Evropian është i gatshëm për ta zbatuar çfarëdo propozimi.
“Natyrisht, Komisioni [Evropian] ka qenë gjithmonë i gatshëm për të bërë çfarëdo propozimi i cili do të na çonte deri te synimi. Nuk mendoj se kjo është çështje e datave, por më shumë çështje e vullnetit dhe rezultateve – rezultateve nga ana jonë dhe nga ana e partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor dhe tri vendet e tjera kandidate”, ka thënë ai.
“Komisioni [Evropian] është i gatshëm të bëjë çfarëdo propozimi dhe këtë do ta shihni që në tetor kur ne do të donim ta paraqisnim një propozim domethënës përfshirë edhe planin e rritjes, që presidentja tashmë e ka sqaruar në Bratislavë, që do ta shpejtonte jo vetëm integrimin, jo vetëm institucional por edhe real – integrimin real të njerëzve dhe ekonomisë në Bashkimin Evropian”, ka thënë Varhelyi.
I pyetur se cilat vende do të mund të ishin të parat që do të anëtarësoheshin në BE, ai tha se kjo do të varet nga pyetja se cilat janë më afër dhe cilat do t’i bëjnë më shpejt reformat.
“Unë do t'i inkurajoja ato që ta përshpejtojnë punën e tyre. Unë mendoj se të gjitha ato kanë çfarë u duhet dhe ne do të kemi gjithçka në tryezë nga tetori për të bërë këtë. Le të shpresojmë se jo vetëm një, por të gjithë të jenë të interesuar për këtë ofertë evropiane”, shtoi Varhelyi.
Dy ditë më parë, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Dana Spinat, tha se KE-ja nuk është e përqendruar në afate kohore në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE), por për t’i ndihmuar vendet kandidate për të përparuar në këtë proces.
Duke iu përgjigjur pyetjeve rreth hapave që duhet të ndërmerren për ta shpejtuar zgjerimin, ai tha se duhet të merren të gjitha vendimet, qofshin ato të vogla apo të mëdha, si vendimet në konferenca ndërqeveritare, vendime për financime dhe vendime për integrime reale, para se vendet të anëtarësohen formalisht në BE./ REL
Stuhia tropikale Idalia shkaktoi reshje të dendura shiu të...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten gj...
Nëna e presidentit të Federatës së Futbollit të Spanjës, L...
Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për aksidentin tragji...
Ka shkuar në 63 numri i viktimave nga zjarri në blloku...
Disa nga verërat e preferuara të Evropës mund të zhduken n...
Presidenti Joe Biden theksoi të mërkurën se ka angazhuar a...
80 për qind e popullsisë botërore përdor mjekësinë tradici...
Kancelari austriak Nehammer dëshiron ta "mbajë jetën të pë...
Një zjarr masiv ka përfshirë bllokun e banesave në Johanes...
Bashkimi Evropian duhet ta shohë zgjerimin si një priorite...
Senatori republikan, njëherësh drejtues i të djathtëve në ...
Në fund të mbledhjes së kabinetit, kancelari Scholz, minis...
Uragani Idalia goditi të mërkurën rajonin Big Bend të Flor...
Shtëpia e Bardhë tha se ka informacione të reja të intelig...
Kryediplomati i Bashkimit Evropian Josep Borrell theksoi t...
Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike me rreze të s...
Ministri francez i Transportit ka bërë thirrje për vendosj...
Marrëdhënia e Dua Lipës me Romain Gavras duket se po shkon...
Imazhet e kaosit dhe shkatërrimit pas sulmit raketor të Mo...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...