SPAK dha pretencën për fraksionin e dosjes “Meta”/ Ish-presidenti reagon nga burgu
Ish-presidenti Ilir Meta ka ndarë qëndrimin e tij pas pret...
Ish-presidenti Ilir Meta ka ndarë qëndrimin e tij pas pret...

Presidenti Joe Biden theksoi të mërkurën se ka angazhuar agjenci të ndryshme qeveritare për të ndihmuar banorët e Floridës, Xhorxhias, Karolinës së Jugut dhe Karolinës së Veriut, shtete të cilat janë goditur nga uragani Idalia. Zoti Biden gjithashtu tha se ai nuk i ka harruar viktimat e zjarrit në Havai.
I përballur me valët e njëpasnjëshme të motit ekstrem, zjarret që dogjën një qytet historik në ishullin e Mauit dhe uraganit Idalia që shkaktoi përmbytje të mëdha, presidenti demokrat që po kandidon për një mandat të dytë u përpoq të siguronte banorët e prekur se administrata e tij do t’i ndihmojë ata.
Presidenti Biden tha se kishte folur me guvernatorët e Floridës, Xhorxhias, Karolinës së Jugut dhe Karolinës së Veriut, të ndikuara nga Idalia. Ai u informua mbi gjendjen në këto shtete nga Deanne Criswell, udhëheqësja e Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave, dhe e udhëzoi atë të takohej të enjten me guvernatorin republikan Ron DeSantis për të filluar vlerësimin e dëmeve nga uragani dhe nevojat e njerëzve atje.

Ron DeSantis, kandidat për president në zgjedhjet paraprake të partisë republikane, dhe Presidenti demokrat Joe Biden janë përplasur muajt e fundit mbi politikat sociale konservatore të guvernatorit të Floridës. Por Presidenti Biden tha se nuk kishte asnjë gjurmë të politikës në bisedat e tij me guvernatorin lidhur me pasojat e stuhisë.
"Unë e di se kjo duket e çuditshme", tha zoti Biden, duke vënë në dukje se sa partiake është bërë politika.
"Unë mendoj se ai i beson gjykimit tim dhe dëshirës sime për të ndihmuar, dhe besoj se ai mund të sugjerojë se kjo nuk ka të bëjë me politikën", tha presidenti Biden. "Kjo ka të bëjë me kujdesin për njerëzit e shtetit të tij."
Uragani Idalia goditi qytetin Keaton të Floridës në orën 7:45 të mëngjesit me erëra të forta që arritën shpejtësinë prej 200 kilometrash në orë. Idalia u dobësua në një stuhi tropikale me erëra prej 113 kilometrash pasditen e së mërkurës, duke goditur edhe shtetet e Xhorxhias, Karolinës së Jugut dhe Karolinës së Veriut.
Presidenti Biden njoftoi gjithashtu se 95 miliardë dollarë fonde infrastrukturore do të shkojnë në Maui për të ndihmuar në forcimin e rrjetit elektrik dhe për të instaluar teknologji që mund të paralajmërojnë njerëzin për rreziqe të ndryshme edhe në rastet kur ka ndërprerje të energjisë elektrike.
Disa njerëz në ishull, shtëpitë e të cilëve u dogjën janë ankuar se autoritetet nuk i kanë lejuar të kthehen në pronat e tyre. Presidenti Biden bëri thirrje për durim, duke shpjeguar se materiali i rrezikshëm duhet të hiqet përpara se njerëzit të kthehen atje.
"Dua të jem i qartë me njerëzit e Maui-t se çfarë duhet të presin. Puna që po bëjmë do të marrë kohë, në disa raste shumë kohë", tha ai.
Biden: Bota po përballet me një krizë klimatike
Presidenti amerikan Joe Biden tha gjithashtu se askush nuk mund ta mohojë se bota po përballet me një krizë klimatike, pasi uragani Idalia goditi rajonin Big Bend të Floridës, duke detyruar evakuimin e miliona banorëve.
"Askush nuk mund të mohojë më ndikimin e krizës klimatike", u tha Presidenti Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. "Shikoni se si përmbytjet historike, thatësirat më intensive, nxehtësia ekstreme, zjarret e mëdha kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme."
Presidenti Biden e ka bërë luftën kundër ndryshimit të klimës një qëllim të rëndësishëm të presidencës së tij, duke vendosur një objektiv për të përgjysmuar emetimet në Shtetet e Bashkuara deri në vitin 2030 dhe duke miratuar qindra miliarda dollarë kredi tatimore për të nxitur përdorimin e makinave elektrike.
Disa ligjvënës republikanë, duke përfshirë guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis, kandidat në zgjedhjet paraprake të republikanëve për president, vazhdojnë të kundërshtojnë një sërë masash që synojnë frenimin e emetimit të gazeve të dëmshme.
DeSantis në maj nënshkroi një ligj gjithëpërfshirës që ndalon zyrtarët shtetërorë të investojnë para publike për të nxitur fushatat për mbrojtjen e mjedisit dhe programeve sociale.
Kandidati republikan për president, Vivek Ramaswamy e quajti "agjendën e klimës" një "mashtrim" gjatë debatit të javës së kaluar mes kandidatëve republikanë.
Administratorja e Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave, Deanne Criswell të mërkurën nuk pranoi të fajësonte ndryshimet klimatike për stuhinë, por tha se agjencia e saj po shihte një rritje të fortë të numrit të ngjarjeve të motit ekstrem.
Të martën, ajo u tha gazetarëve se stuhitë ekstreme janë pjesë e një "normaliteti të ri" me të cilin po përballen amerikanët, duke shtuar se investimet miqësore ndaj mjedisit dhe masat e tjera parandaluese janë kritike në përgatitjet për stuhitë e ardhshme./VOA
80 për qind e popullsisë botërore përdor mjekësinë tradici...
Kancelari austriak Nehammer dëshiron ta "mbajë jetën të pë...
Një zjarr masiv ka përfshirë bllokun e banesave në Johanes...
Bashkimi Evropian duhet ta shohë zgjerimin si një priorite...
Senatori republikan, njëherësh drejtues i të djathtëve në ...
Në fund të mbledhjes së kabinetit, kancelari Scholz, minis...
Uragani Idalia goditi të mërkurën rajonin Big Bend të Flor...
Shtëpia e Bardhë tha se ka informacione të reja të intelig...
Kryediplomati i Bashkimit Evropian Josep Borrell theksoi t...
Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike me rreze të s...
Ministri francez i Transportit ka bërë thirrje për vendosj...
Marrëdhënia e Dua Lipës me Romain Gavras duket se po shkon...
Imazhet e kaosit dhe shkatërrimit pas sulmit raketor të Mo...
Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se bisedimet për a...
Një djalë 12-vjeçar është shtruar në gjendje të rëndë në s...
Uragani Idalia goditi rajonin Big Bend të Floridës të mërk...
Rusia dhe Koreja e Veriut janë duke "përparuar në mënyrë a...
Ndryshimet klimatike ka të ngjarë të përkeqësojnë konflikt...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të takohet më 7 sht...
Ditë pas misionit të suksesshëm të Indisë në hënë, vendi t...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...