Vrau me thikë fqinjin/ Gjykata e Durrësit cakton masën e sigurisë për 25-vjeçarin
Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në ...
Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në ...

80 për qind e popullsisë botërore përdor mjekësinë tradicionale. Edhe medikamentet si aspirina bazohen te produktet natyrore. Standardet e OBSH-së duhet të shërbejnë si bazë për politikën në vendimmarrje.
Prej mijëra vjetësh mjekësia tradicionale ka qenë pjesë përbërëse e sistemit të kujdesit shëndetësor në mbarë botën. Për shkak të bindjeve të thella ose për shkak të mungesës së medikamenteve të tjera, 80 për qind e popullsisë së botës përdorin sot në një mënyrë ose një tjetër mjekësinë tradicionale. Aq sa të ndryshme janë sëmundjet dhe lëngimet, aq të ndryshme janë edhe metodat e shërimit të mjekësisë tradicionale, me përzierje erëzash, akupunkturë, masazhe dhe shumë të tjera.
Për herë të parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i kushtoi tani mjekësisë tradicionale një takim botëror, të organizuar së bashku me qeverinë indiane, e cila kryeson këtë vit grupin e G-20. Takimi u zhvillua në kuadër të konferencës së ministrave të shëndetësisë së G-20, më 17 dhe 18 gusht 2023, në Gujarat.

Përkrahësit dhe kundërshtarët e mjekësisë tradicionale u vunë përballë njeri-tjetrit, të papajtuar. Prandaj, në kuadër të njoftimit të takimit, OBSH thotë se mjekësia tradicionale përfaqësohet edhe te shkenca moderne. Sipas të dhënave të OBSH-së, rreth 40 për qind e të gjitha medikamenteve që kanë marrë lejen e prodhimit, bazohen te produktet natyrore.
Zbulimi i aspirinës për shembull është bazuar te recetat e përdorimit të lëvores së pemës së shelgut. Kërkimet e bëra për artemisinin, që përdoret kundër malaries, për të cilat u dha Çmimi Nobel në vitin 2015, filluan me studimin e teksteve të vjetra të mjekësisë kineze.
Por për shumë nga metodat e përdorura mungon dëshmia për efektin që ato kanë. Megjithatë kërkesat e kinezëve për pjesën shtazore të Mjekësisë Tradicionale Kineze, janë aq të mëdha saqë lloje të caktuara kafshësh si tigër, rinocerontë, kalë deti dhe pangoline (zvarranikë që e kanë lëkurën si lëvozhga e pishës) rrezikohen nga zhdukja.
Ka vite që Kina blen për qindra milionë dollarë gomerë nga e gjithë bota, sepse nga kockat e gomerëve dhe lëkura e tyre fitohet xhelatina Ejiao, e cila ndalon hemoragjinë e gjakut dhe lufton kollën dhe kancerin. Dëshmi për efektin e vërtetë të këtyre preparateve nuk ka. Prandaj skepticizmi me të cilën mjekët dhe studiuesit e arsimuar në perëndim shohin praktikat e mjekësisë tradicionale kineze, është i konsiderueshëm.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përcakton mjekësinë tradicionale si "Njohuri, aftësi dhe metoda që bazohen në imagjinatën, besimin dhe përvojën e banorëve vendas nga kultura të ndryshme, që përdoren për trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve.” Një emërtim i turbullt ky.
Aktualisht, mjekësia tradicionale përdoret nga 170 vende anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të cilët kanë kërkuar dëshmi dhe të dhëna që mund të shërbejnë si bazë për të marrë vendime politike për masat, normat dhe rregullat që sigurojnë përdorimin e sigurt, të duhur dhe të pakushtueshëm të mjekësisë tradicionale.
Prandaj takimi i parë botëror nuk bëri bashkë vetëm aktorët e ndryshëm të sektorit të mjekësisë tradicionale, por kërkoi edhe vendosjen e standardeve për praktikat dhe produktet e mjekësisë tradicionale, si dhe krijimin e një baze të besueshme dëshmish për politikën. Kështu kërkohet të shihet nëse ekzistojnë devijime të qarta midis ndihmës së kërkuar dhe asaj të dhënë faktikisht, nga metodat e ndryshme alternative të shërimit.
A ekziston vetëm besimi se një metodë shërimi ka efekt, apo mund të dëshmohet vërtet efekti që ka?
Përveç kësaj u diskutua si mund të përdoret teknologjia moderne si Inteligjenca Artificiale dhe Big Data edhe te mjekësia tradicionale.
India si qendër e mjekësisë tradicionale

Nuk është rastësi që takimi i parë botëror i OBSH-së për mjekësinë tradicionale u zhvillua në Indi. Për shembull Ayurveda, që në sanskritisht do të thotë "Dijet e jetës” është mjekësia popullore, që ka dy mijë vjet që përdoret në Azinë Jugore, duke qenë kështu një nga sistemet më të vjetra natyropatike të njerëzimit. Në Indi mjekësia alternative është aq e rëndësishme saqë ekziston një ministri AYUSH, për ayuvedan, yogën, natyropatinë, unanin, siddham dhe homopatinë.
Si reagim ndaj interesit në rritje në mbarë botën, Organizata Botërore e Shëndetësisë ngriti në mars të 2022 në Jamnagar të Indisë, Qendrën Globale të OBSH për mjekësinë tradicionale, e cila do të bëjë bashkë dijet e vjetra dhe shkencën moderne të shëndetit dhe mirëqenies së njeriut dhe planetit.
Qeveria konservatoro-nacionaliste e Indisë e ndihmoi qendrën me 250 milionë dollarë (230 milionë euro). "Qendra pritet të jetë motor për inovacionet për krijimin e një agjende për dëshmitë, të dhënat dhe qëndrueshmërinë e mjekësisë tradicionale,” thotë kryetari i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Skepticizëm dhe kufizim në financimin e kërkimeve shkencore
Vëzhgimi i saktë i metodave të shërimit të zhvilluara me shekuj të tërë, kontrolli i besueshmërisë së tyre dhe zhvillimi i studimeve klinike në raste dyshimi, është me rëndësi, thotë Georg Rüschemeyer nga Cochrane, një rrjet ndërkombëtar që merret me rishikimet shkencore, Revieës, që prodhojnë evidenca për një çështje konkrete mjekësore dhe bazën për të marrë vendimet nga sistemi i shëndetësisë.
Megjithatë, Rüschemeyer thotë për agjencinë gjermane të lajmeve, "dpa", se krahas shembujve të përmendur nga OBSH për aspirinën dhe artemisin, me siguri mund të gjenden shembuj të shumtë gjatë të cilave proceset tradicionale dalin se nuk kanë efekt ose janë madje të dëmshme po t'i shohësh me saktësi.
"Sipas përvojës sime personale te Cochrane, unë do të thoja se nuk kam pasur shumë raste rishikimesh, ku evidencat për një proces tradicional të jenë vërtetë bindëse,” thotë Rüschemeyer.
Por kjo ka të bëjë edhe me faktin se për disa metoda tradicionale shërimi deri tani ka pasur pak studime dhe shpesh janë bërë studime të këqija, kështu që nuk mund të bëhet vërtetimi ose të hidhet poshtë përdorimi i tyre. Është e vështirë të marrësh vendimin nëse duhen dhënë para të shumta për të bërë studimin nëse një metodë ia vlen apo jo. Takimi botëror i OBSH për Mjekësinë Tradicionale mund të ndihmojë për marrjen e këtyre vendimeve./ DW
Kancelari austriak Nehammer dëshiron ta "mbajë jetën të pë...
Një zjarr masiv ka përfshirë bllokun e banesave në Johanes...
Bashkimi Evropian duhet ta shohë zgjerimin si një priorite...
Senatori republikan, njëherësh drejtues i të djathtëve në ...
Në fund të mbledhjes së kabinetit, kancelari Scholz, minis...
Uragani Idalia goditi të mërkurën rajonin Big Bend të Flor...
Shtëpia e Bardhë tha se ka informacione të reja të intelig...
Kryediplomati i Bashkimit Evropian Josep Borrell theksoi t...
Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike me rreze të s...
Ministri francez i Transportit ka bërë thirrje për vendosj...
Marrëdhënia e Dua Lipës me Romain Gavras duket se po shkon...
Imazhet e kaosit dhe shkatërrimit pas sulmit raketor të Mo...
Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se bisedimet për a...
Një djalë 12-vjeçar është shtruar në gjendje të rëndë në s...
Uragani Idalia goditi rajonin Big Bend të Floridës të mërk...
Rusia dhe Koreja e Veriut janë duke "përparuar në mënyrë a...
Ndryshimet klimatike ka të ngjarë të përkeqësojnë konflikt...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të takohet më 7 sht...
Ditë pas misionit të suksesshëm të Indisë në hënë, vendi t...
Mali i Zi ka refuzuar kërkesën e Rusisë për të ekstraduar ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane Deutsche Bahn ka rifilluar s...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...