Kërkesa e protestuesve për kufizimin e mandatit të kryeministrit/ Berisha: PD e gatshme ta votojë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...

Në fund të mbledhjes së kabinetit, kancelari Scholz, ministri i ekonomisë Habeck dhe ministri i Financave Lindner prezantuan rezultatet: Lehtësim tatimor për bizneset, më pak burokraci, më shumë digjitalizim.
Qeveria e kancelarit gjerman Olaf Scholz ra dakord të martën për një paketë lehtësimi tatimore me vlerë rreth 7 miliardë euro në vit për bizneset, me qëllim të rigjallërimit të ekonomisë më të madhe të Evropës.
Plani përfshin një shpërblim për investimet në kursimin e energjisë. Elementi qendror është një shpërblim për investimet në mbrojtjen e klimës: një prim tatimor investimi prej 15 për qind të shumës së investimit do të paguhet, pavarësisht nga fitimi.
Ka edhe ndryshime të rregullave për ta bërë më të lehtë për kompanitë të amortizojnë humbjet e tyre. Në veçanti, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të përfitojnë nga një zgjatje e kompensimit të humbjeve. Mundësitë e reja të amortizimit do të përmirësojnë likuiditetin e kompanive dhe t'i inkurajojnë ato të investojnë. Shoqatat e biznesit, si dhe të Gjelbrit, kohët e fundit ishin ankuar se paketa nuk ishte aq e madhe sa të mbronte bizneset në kohët e rënies ekonomike.

Programi do të lehtësojë barrën për "bizneset e vogla dhe të mesme", tha qeveria federale në një deklaratë.
Plani parashikon një ulje të taksës për sipërmarrjet për katër vjet për një shumë totale prej 32 miliardë eurosh.
Në një kohë që partitë e koalicionit qeveritar gjerman lëkunden për masën e uljes së taksave, ekonomia ka mbetur statike.
Gjermania regjistroi rritje zero në tremujorin e dytë të 2023-shit, pasi ra në recesion në fillim të vitit.
Gjermania u godit rëndë nga pushtimi rus i Ukrainës. Konflikti ka rritur çmimet e energjisë në Gjermani, pasi u ndërpre varësia e Berlinit nga Moska për furnizimet me gaz.
Nxitje për ekonominë
Duke folur në një konferencë për shtyp, Scholz tha se Gjermania duhet t'i përgjigjet një ekonomie në vështirësi në mënyrë që të "stimulojë rritjen".
"Ne do të diskutojmë se si t'i japim nxitje të fuqishme ekonomisë," tha kancelari Olaf Scholz në kuadër të takimit ministror dyditor në Pallatin Meseberg, një kështjellë e stilit barok në periferi të Berlinit. "Ekonomia gjermane mund të bëjë më shumë".
Takimi shënon gjysmën e mandatit katërvjeçar të qeverisë së tij. Bisedimet u zhvilluan me dyer të mbyllura.
Shkurtimet e taksave janë pjesë e një programi me dhjetë pika dhe synojnë të rigjallërojnë rritjen ekonomike duke siguruar që kompanitë të marrin vendimin për të investuar në Gjermani, tha Scholz.

Ndërsa Gjermania rrit shpenzimet, disa kritikë kanë frikë se pa një fond të ri të gjelbër të Bashkimit Evropian, vetëm ekonomitë e mëdha me më shumë fuqi fiskale do të jenë në gjendje të ecin përpara me subvencionet kombëtare, duke lënë pas vendet më të vogla.
Debat për çmimin e energjisë për industrinë
Në debatin për çmimin e subvencionuar të energjisë elektrike për industrinë, për momentin nuk ka marrëveshje. Ministri i Financave, Lindner, tha në mbrëmje në televizionin "ARD" se një subvencion i tillë për ekonominë do të çonte në deformim të konkurrencës mes kompanive të mëdha dhe të vogla. Nga këndvështrimi i tij, Gjermanisë i duhet më tepër një zhvillim më i shpejtë i prodhimit të energjisë, procedura më të shpejta të autorizimit si dhe partneritete më të thjeshta të energjisë elektrike ndërmjet furnizuesve të energjisë dhe konsumatorëve të mëdhenj.

Të Gjelbrit dhe në një masë të madhe SPD duan të kufizojnë çmimin e energjisë elektrike për industrinë për një periudhë të caktuar. Argumenti është se zhvillimi i energjive të rinovueshme do të çojë automatikisht në uljen e çmimeve të energjisë elektrike në afat të mesëm dhe se subvencioni do të bëhet i panevojshëm. Kancelari Scholz dhe FDP janë kundër një çmimi të tillë të energjisë elektrike për industrinë.
Thirrja e shtatë landeve
Çmimi i subvencionuar i energjisë elektrike kërkohet gjithashtu nga shtatë lande me objekte industriale kimike. Pa veprim të vendosur, rreziku i zhvendosjes së prodhimit dhe rrjedhimisht vendeve të punës jashtë Gjermanisë është real, paralajmëruan ata në një apel drejtuar qeverisë federale. Ky apel është nënshkruar nga qeveritë e Bavarisë, Hessen-it, Saksonisë së Poshtme, Rinit Verior-Vestfalisë, Rheinland-Pfalz-it, Saksonisë dhe Saksoni-Anhalt-it.
Janë miratuar edhe projektligje të tjera, si reforma e ligjit të Shërbimit Informativ Federal (BND) dhe kartela mjekësore digjitale. Sipas informacioneve nga agjencia gjermane e shtypit, parakushtet për përdorimin e inteligjencës artificiale në administratë pritet të krijohen deri në fund të vitit të ardhshëm.
Çfarë tha Scholz për të dhënat e qeverisë së tij
Kancelari gjerman tha më tej se qeveria e tij e koalicionit duhet të përmirësojë komunikimin e saj pas muajsh debatesh publike mbi një sërë shtjesh.
Scholz tha se bisedimet përqendrohen në atë se si t'i jepet një "nxitje" e madhe ekonomisë gjermane dhe "të shfrytëzohen mundësitë që ofron ekonomia jonë e fortë". Ai shtoi se Berlini planifikon të zhvillojë iniciativa për të bërë "çdo gjë të shkojë më shpejt në Gjermani", duke iu referuar procedurave administrative.
"Ne arritëm rezultate shumë të mira vitin e kaluar dhe këtë vit, dhe sigurisht do të ishte mirë nëse të gjithë do të kontribuonin me strategjitë e tyre të komunikimit,” tha ai, duke i bërë thirrje koalicionit që "të kuptohet mirë”.
Scholz u ka kërkuar vazhdimisht anëtarëve të koalicionit që të mos diskutojnë negociatat derisa të dihet rezultati përfundimtar i tyre./DW
Uragani Idalia goditi të mërkurën rajonin Big Bend të Flor...
Shtëpia e Bardhë tha se ka informacione të reja të intelig...
Kryediplomati i Bashkimit Evropian Josep Borrell theksoi t...
Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike me rreze të s...
Ministri francez i Transportit ka bërë thirrje për vendosj...
Marrëdhënia e Dua Lipës me Romain Gavras duket se po shkon...
Imazhet e kaosit dhe shkatërrimit pas sulmit raketor të Mo...
Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se bisedimet për a...
Një djalë 12-vjeçar është shtruar në gjendje të rëndë në s...
Uragani Idalia goditi rajonin Big Bend të Floridës të mërk...
Rusia dhe Koreja e Veriut janë duke "përparuar në mënyrë a...
Ndryshimet klimatike ka të ngjarë të përkeqësojnë konflikt...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të takohet më 7 sht...
Ditë pas misionit të suksesshëm të Indisë në hënë, vendi t...
Mali i Zi ka refuzuar kërkesën e Rusisë për të ekstraduar ...
Ministria ruse e Mbrojtjes tha në dy deklarata të veçanta ...
Rivalët historikë Greqia dhe Turqia po shtojnë përpjekjet ...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamb...
Udhëheqësit e Kosovës i bënë thirrje komunitetit ndërkombë...
Ish-udhëheqësit të grupit ‘Proud Boys’, Djemve Krenarë, En...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...