“Bota serbe”/ Deputeti Kamberi tregon mesazhin e Brnabiç në Bled: Mjafton që s’po ju vrasim
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamb...

Rivalët historikë Greqia dhe Turqia po shtojnë përpjekjet për të përmirësuar lidhjet pasi udhëheqësit e të dyja vendeve siguruan fitore të rëndësishme në zgjedhjet që u mbajtën gjatë këtij viti. Siç njofton korrespondenti i "Zërit të Amerikës", Dorian Jones, javën e ardhshme, ministrat e jashtëm turk dhe grek kanë planifikuar të takohen në Turqi. Por, analistët paralajmërojnë se mes fqinjëve, ka ende pengesa thelbësore.
Ministri i Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis, është planifikuar të takojë homologun e tij turk Hakan Fidan më 5 shtator. Takimi shihet si përpjekja e fundit e afrimit mes Turqisë dhe Greqisë.
Analistët thonë se fitorja dërrmuese e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në zgjedhjet që u mbajtën në qershor po e lejon atë të ndjekë objektivin e tij afatgjatë për afrim me Turqinë.
“Nuk do të thoja se ai kishte agjendë sekrete, por ai e donte përmirësimin e marrëdhënieve. Fitorja në zgjedhjet e fundit i zgjidhi duart kryeministrit Mitsotakis. Më parë ai kishte pak liri veprimi pasi ministri i tij i jashtëm, kreu i tij i ushtrisë dhe të tjerët ishin shumë të ashpër”, thotë Alexis Heraclides nga Universiteti ‘Panteoin”.
Zoti Mitsotakis shfrytëzoi mandatin e tij për të zëvendësuar ministrin e Jashtëm, Nikos Dendias.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, pas rizgjedhjes në muajin maj, gjithashtu zëvendësoi ministrin e tij të jashtëm me zotin Hakan Fidan, i konsideruar gjerësisht si një diplomat i aftë.
Disa analistë thonë se tani presidenti turk është në gjendje të zbusë retorikën e tij nacionaliste, e cila pëlqehet nga baza e tij elektorale, dhe do të jetë më i hapur ndaj propozimeve greke.
“Qeveria e re turke do të jetë shumë më bashkëpunuese. Mendoj se çështjet e pazgjidhshme do të vazhdojnë, por retorika do të jetë shumë më e butë”, thotë Hysen Bagci, kreu i Institutit të Politikës së Jashtme, një organizatë kërkimore me qendër në Ankara.
Deti Egje dhe Deti Mesdhe mbeten pika të nxehta për anijet greke dhe turke, ndërsa dy vendet zhvillojnë kërkime, për ato që besohet të jenë rezerva të mëdha energjie në ujërat e diskutueshme. Në të njëjtën kohë, ishulli i Qipros, i ndarë midis komuniteteve greke dhe turke-qipriote, vazhdon të jetë një pikë e mundshme tensioni.
Analistët thonë se një përmirësim në lidhjet dypalëshe mund të heqë një pengesë për shitjen e avionëve ushtarakë amerikanë në Turqi. Shitja është vonuar pjesërisht për shkak të shqetësimeve të Uashingtonit rreth tensioneve mes dy aleatëve të NATO-s.
Por duke pasur parasysh përpjekjet e dështuara në të kaluarën, vëzhguesit vënë në dyshim se sa do të zgjasin përpjekjet për të përmirësuar lidhjet.
“Në fillim dalin foto të mrekullueshme, të gjithë duke buzëqeshur. Unë mendoj se pas tre muajsh apo gjashtë muajsh, do të shohim nëse njerëzit do të kthehen te reotrikat nxitëse. Kjo është si në një martesë të tmerrshme – fillimisht vjen periudha e shkurtër e muajit të mjaltit, dhe më pas, të gjithë nxjerrin në sipërfaqe karakterin e tyre të vërtetë”, thotë analistja e sigurisë, Aya Burweila
Shenjat shpresëdhënëse së fundmi përfshijnë vendimet e udhëheqësve grekë dhe turq për t'u përmbajtur nga retorika nxitëse pas incidenteve si ndezja e fundit e tensioneve në Qipro dhe vendimi për shpime të reja turke në kërkim të burimeve të energjisë në Mesdhe.
Kryeministri Mitsotakis dhe Presidenti Erdogan pritet të takohen ndërsa marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në tetor. Analistët thonë se të dy udhëheqësit synojnë të mbajnë një takim të nivelit të lartë gjatë këtij viti në Greqi./ VOA
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamb...
Udhëheqësit e Kosovës i bënë thirrje komunitetit ndërkombë...
Ish-udhëheqësit të grupit ‘Proud Boys’, Djemve Krenarë, En...
Ditën e sotme në Serbi është mbajtur një takim mes preside...
Kremlini ka thënë të mërkurën se hetuesit janë duke e ...
Besnik Nikolli, i njohur si Niko ose ndryshe El Gordo, që ...
Bashkimi Evropian (BE) i ka përsëritur kërkesat ndaj Kosov...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të mërkurën ...
30 gushti shënon Ditën e të Pagjeturve në Kosovë. Pas 25 ...
Pagat gjermane u rritën me një ritëm rekord vjetor prej 6....
Europol ka mbështetur koordinimin e një operacioni ndërkom...
Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajça...
Një burrë që shtirej si kirurg kozmetik është dënuar me pe...
Gjatë fundjavës së fundit, qytetarët e fshatit Hallstatt n...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Menidi të Athinës ku një...
Ndërsa John Eastman përgatitej të dorëzohej javën e kaluar...
Autostrada u ndërtua, por kredia kineze për ndërtimin e nj...
Udhëheqësit kosovarë dhe ata serbë, janë përplasur sërish ...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pritet të udhëtojë në...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një instervistë pë...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...