E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

Autostrada u ndërtua, por kredia kineze për ndërtimin e një segmenti autostrade i hapi shumë telashe Malit të Zi. Në rast mosshlyerje të kredisë, Kina ka të drejtën e konfiskimit të pronave shtetërore.
Një kredi gjigante kineze për të ndërtuar një autostradë i hapi telashe Malit të Zi. Por kjo ndodh me shumë projekte kineze të "Rrugës së Re të Mëndafshit". Kina përpiqet të japë kredi shpëtimi, por kjo krijon varësi të reja. Sipas një studimi të Institutit për Ekonominë Botërore në Kiel, Gjermani (Ifw) projekti ambicioz tregtar i Kinës, "Rruga e Re e Mëndafshit" ka kosto pasuese të larta. Gjithnjë e më shumë vende në ekspansion dhe në zhvillim, që kanë marrë nga Kina kredi për ndërtimin e infrastrukturës, kanë probleme të paguajnë kreditë sipas planifikimit. Vitet e fundit qeveria kineze e ka rritur në mënyrë të ndjeshme dhënien e kredive të shpëtimit.
Sipas institutit gjerman, 60% e të gjitha huave kineze të dhëna në botë kërcënohen nga mosshlyerja. Në vitin 2010 kjo shifër ishte vetëm 5%, sipas analizës së studiuesve me të dhënat e Harvard Kennedy Scholl dhe Bankës Botërore.

Në Malin e Zi u inaugurua vitin e kaluar pas shtatë vitesh kohë ndërtimi i një segmenti autostrade 41 kilometra. Kostoja e ndërtimit kaloi 1,2 miliardë euro. Rreth 800 milionë euro erdhën si kredi nga Kina. Mali i Zi kërkoi ndihmën e BE-së, që kur duheshin shlyer këstet e para të kredisë, sepse ndryshe do të paguante dot në afatin e duhur.
41 kilometra rrugë që kalon përmes maleve malazeze u ndërtuan nga një kompani kineze me punëtorë të sjellë nga Kina.
Qytetarët malazezë megjithatë janë të kënaqur me rrugën e re. Kolashini që njihet si një destinacion i preferuar, sidomos për alpinizëm në verë dhe për skiatorët në dimër ka përfituar. Ndërtimi i rrugës ka çuar në bum të turizmit në zonën e Kolashinit.
Të ardhurat janë trefishuar edhe në lokalet e vogla, si një kioskë akulloresh. "Ne jemi të lidhur tani me qytete të tjera, kemi shumë turistë, mund të vijnë shumë më shpejt këtu, besoj se është gjë shumë e mirë", thotë Katarina, që drejton kioskën.

Por a do të mjaftojnë të ardhurat nga tarfiat për shlyerjen e kredisë? Automjetet paguajnë 3 euro e 50 cent për të përdorur autostradën e re, vështirë të imagjinohet që ky investim 1 miliard dollarë do të kompensohet vetëm me të ardhurat nga një tarifë e tillë.
Natasha Koveçeviç, që punon për një organizatë joqeveritare, e shikon si shumë problematike kredinë kineze. Ajo e ka kundërshtuar prej kohësh një projekt të tillë. Ajo thotë se segmenti 41 kilometra është një barrë e rëndë për buxhetin e një vendi të vogël si Mali i Zi. "Ne kemi të ardhura vjetore nga autostrada që kapin shifrën e rreth 9 milionë eurove. Ne duhet të paguajmë 40 milionë euro këste kredie në çdo gjashtë muaj. Është shumë e qartë që të ardhurat nuk mjaftojnë për të mbuluar pagesën e kredisë dhe pjesa e mbetur duhet të vijë nga buxheti i shtetit."
Kurse studiuesja, Nina Vujanoviç, e cila e njeh mirë planifikimin financiar të projekteve të qeverisë, mendon, se kredia e lartë e Kinës mund të rrezikojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE. Sipas kritereve të BE-së, borxhet shtetërore nuk lejohet të jenë më shumë se 60% e prodhimit të brendshëm bruto. "Momentalisht janë afër 70% dhe qartësisht Mali i Zi nuk ka më hapësira financiare për reforma të tjera që rëndojnë financat e shtetit."
Malit të Zi i mungojnë paratë për rikontruktimin e rrjetit rrugor të vjetëruar dhe 41 kilometrat e autostradës përfundojnë papritur në zhavorr. Kina ka ofruar të kredi të tjera që të vazhdojë ndërtimi i autostradës, por qeveria malazeze e shikon këtë projekt me shumë rreziqe. Në Podgoricë e dinë, nëse nuk do mund të paguajnë dot këstet, që tani Pekini ka të drejtën të konfiskojë pronën e tyre shtetërore. "Mali i Zi po e dorëzon sovranitetin e vet përmes infrastrukturës. Nëse nuk ia dalim të paguajmë borxhet, Kina mund të marrë nën kontroll pjesë të rëndësishme të infrastrukturës, p.sh. hidrocentrale, hekurudhën, apo portet", kritikon Kovaçeviç.
Me 41 kilometrat e para të autostradës, Mali i Zi ka krijuar varësi nga Kina. Që kjo varësi të mos rritet më tej BE duhet të angazhohet më shumë.

Një problem tjetër i autostradës së re është mjedisi: Autostrada kalon nëpër luginën e lumit Tara, që është deklaruar si pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, i njohur për ujin e kristaltë dhe brigjet e gjelbra. Në pjesën e sipërme të lumit uji është ende i pastër, por aty ku kalon autostrada është shkatërruar bimësia lumore.
Nuk ka më bimë, as peshq dhe bregu është denatyruar për shkak të depozitimit të tonelatave me materiale gërmimesh, betonarmetë janë shkatërruar. Kudo gjen mbeturina nga punimet e autostradës. Lumi është i turbullt nga mbeturinat e ndërrimit.
"Lluca vjen nga punimet e ekskavatorëve dhe rrëpirat e gurishteve përgjatë lumit. Të gjitha këto përfundojnë në ujëra dhe nuk lejojnë zhvillimin e florës. Kjo mbulon gjithçka dhe gjallesat nuk kanë me se të ushqehen", thotë Kovaçeviç. Ende nuk ka asnjë projekt për rinatyrimin e lumit./ DW
Udhëheqësit kosovarë dhe ata serbë, janë përplasur sërish ...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pritet të udhëtojë në...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një instervistë pë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një zonë banimi në Balde...
Dhjetë kandidatë republikanë po kërkojnë emërimin zyrtaris...
Hora Sadat ishte një grua që kishte ndërtuar një audiencë ...
Mediat ruse raportojnë se është sulmuar me dron një aeropo...
Banorët e Floridës që jetojnë në zona bregdetare në rrezik...
Steve Scalise, republikani i dytë më i fuqishëm në Dhomën ...
Shtetet e Bashkuara njoftuan më 29 gusht për një paktë të ...
Sekretarja amerikane e Tregtisë Gina Raimondo tha se kompa...
Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se kriza politik...
Mekanizmi i mbrojtjes civile të Bashkimit Evropian tha të ...
Trembëdhjetë persona janë vrarë në përleshjet në Sirinë li...
Mediat shtetërore ruse kanë publikuar pamje filmike të ame...
Autoritetet amerikane të martën thanë se një operacion ndë...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kamatero të Greqi...
Një oficer policie i cili u godit nga një tren teksa po pë...
Ukraina nuk ka frikë se do të ketë rënie të ndihmës ng...
Raste të infektimit me virusin e Nilit Perëndimor janë shë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...