Vdekja e një blogereje rrit frikën për sigurinë e grave afgane
Hora Sadat ishte një grua që kishte ndërtuar një audiencë ...

Dhjetë kandidatë republikanë po kërkojnë emërimin zyrtarisht nga partia e tyre për t'u përballur me Presidentin demokrat Joe Biden, në zgjedhjet e nëntorit 2024. Më poshtë gjeni një listë me kandidatët kryesorë.

Donald Trump
Shtatëdhjeteshtatëvjeçari Donald Trump, përballet me katër padi penale të veçanta një zhvillim i paprecedentë për një ish-President të Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, ai e ka përqafuar këtë fakt dhe ka bërë përpara me kandidimin. Paditë penale në ngarkim të tij i kanë rritur popullaritetin në mesin e republikanëve, duke e bërë atë kandidatin kryesor në garën brenda partisë, me një diferencë të ndjeshme me rivalët e tij.
Trump i ka quajtur aktakuzat pjesë të një gjueti shtrigash me motive politike që synojnë ta pengojnë atë që të kërkojë një mandat të dytë katërvjeçar, një pohim që Departamenti i Drejtësisë e ka hedhur poshtë. Si një tregues i pozitave të forta të tij brenda partisë, vetëm dy prej rivalëve në debatin e parë presidencial republikan, thanë se nuk do ta mbështesnin atë për të qenë kandidati zyrtar i partisë, nëse do të dënohej nga drejtësia.
Trump është zotuar të zbatojë kufizime më të ashpra lidhur me emigracionin si dhe ndaj tregtisë me Kinën si dhe të hakmerret politikisht ndaj atyre që ai mendon se i kanë bërë keq. Ish-presidenti gëzon një kontroll të fortë të krahut të djathtë të partisë së tij, por do të përballej me probleme kur bëhet fjalë për të siguruar mbështetjen e të moderuarve dhe të pavarurve në zgjedhjet e përgjithshme, nëse do të siguronte emërimin zyrtar nga Partia Republikane.

Ron Desantis
Pas një fushate të mbushur me probleme teknike që nisi në muajin maj në rrjetin social ‘Twitter’, që tashmë quhet ‘X’, DeSantis ka një qasje edhe më konservatore se zoti Trump për një sërë çështjesh kryesore sociale, si aborti. Por fushata e tij e mirëfinancuar ka hasur në vështirësi për të fituar mbështetje dhe donatori i tij kryesor ka thënë se nuk do t'i japë guvernatorit të Floridës më shumë para, nëse ai nuk miraton një qasje më të moderuar.
Dyzetekatërvjeçari Ron DeSantis, është rivali kryesor i Trump, por renditet pas tij me rreth 40 për qind më pak mbështetje, sipas sondazheve të opinionit publik. Ai ka shkarkuar anëtarë të personelit dhe ka rifreskuar fushatën e tij disa herë që nga muaji maj, por këto hapa kanë bërë pak për të forcuar pozitat e tij. Fushata e DeSantis thotë se është përqendruar te frenimi i Trump në Ajoua, ku Partia Republikane pritet të mbajë në janar garën e parë në kuadër të emërimit të kandidatit zyrtar të partisë.

Mike Pence
Pence mbante detyrën e nënpresidentit gjatë administratës Trump. Ai u nda me ish-shefin e tij, për shkak të sulmit të dhunshëm të mbështetësve të Trump-it ndaj Kapitolit më 6 janar të vitit 2021. Atë ditë zoti Pence ndodhej brenda në godinë, duke kryesuar procesin e certifikimit nga Kongresi të rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, që shpallte fitues Biden. Gjashtëdhjetë e katër vjeçari thotë se "historia do ta mbajë përgjegjës Donald Trump-in” lidhur me rolin e tij në këtë sulm.
Një konservator i vendosur, Mike Pence, ish-Guvernatori i shtetit të Indianës, po i bën thirrje për mbështetje komunitetit të krishterë ungjillor, por fushata e tij ka pasur vështirësi për të mbledhur para dhe ai ka ngecur në një shifër të ulët në sondazhet e opinionit.

Vivek Ramaswamy
Një ish-investitor dhe drejtues ekzekutiv në fushën e bioteknologjisë, zoti Ramaswamy, 38 vjeç, themeloi një firmë në vitin 2022 për t'u bërë presion kompanive që të braktisin iniciativat mjedisore, sociale dhe sistemin e rregullave, e praktikave me të cilat drejtohet dhe kontrollohet një kompani. Si një kandidat që vjen nga jashtë politikës, ai ka nxitur diskutime në bazë, si një alternativë e mundshme e Trump-it. Ai është një mbështetës i zjarrtë i ish-presidentit dhe thotë se do të nxirrte një falje presidenciale për zotin Trump, nëse do të fitonte Shtëpinë e Bardhë.

Nikki Haley
Ish-Guvernatorja e Karolinës së Jugut si dhe ish-ambasadorja në Kombet e Bashkuara gjatë administratës Trump, zonja Haley, 51 vjeç, ka theksuar moshën e saj më të re krahasuar me Biden dhe Trump, si dhe prejardhjen e saj si vajza e një familje emigrantësh nga India.
Zonja Haley ka fituar një reputacion në Partinë Republikane si një konservatore solide, e cila ka aftësinë për të trajtuar çështjet gjinore dhe ato që lidhen me racës, në një mënyrë më të besueshme se shumë nga rivalët e saj brenda partisë. Ajo gjithashtu e ka paraqitur veten si një mbrojtëse e palëkundur e interesave amerikane jashtë vendit. Por sondazhet tregojnë se zonja Haley ka një mbështetje të ulët njëshifrore në mesin e republikanëve.

Tim Scott
I vetmi senator republikan me ngjyrë në Kongres, emri i tij është pak i njohur jashtë shtetit që përfaqëson, Karolinës së Jugut, por optimizmi dhe përqendrimi i tij te bashkimi i Partisë Republikane, e ka ndihmuar atë që të bëjë një dallim të dukshëm ndaj qasjes më agresive të Trump dhe DeSantis.
Mbështetësit e zotit Scott megjithatë, pranojnë se ndërsa sjellja e tij pozitive është një pikë e fortë që mund "të shesë’, ajo mund të mos jetë e mjaftueshme për të fituar. Pesëdhjeteshtatëvjeçari Tim Scott, ka një 1% mbështetje mes republikanëve, sipas një sondazhi të agjencisë ‘Reuters’ dhe qendrës ‘Ipsos’.

Asa Hutchinson
Ish-guvernatori i Arkansasit nisi garën për Shtëpinë e Bardhë në prill me një thirrje që zoti Trump të tërhiqej për t'u marrë me padinë e tij të parë. Hutchinson, 72 vjeç, ka thënë se përvoja e tij në drejtimin e shtetit thellësisht konservator, është një provë se ai mund të zbatojë politikat për të cilat interesohen votuesit republikanë, duke përmendur uljen e taksave si dhe nismat për krijimin e vendeve të punës.
Megjithatë, emri i tij mbetet pak i njohur jashtë Arkansasit dhe nuk ka siguruar mbështetje nga republikanët e anketuar nga "Reuters"/"Ipsos".

Chris Christie
Christie, 60 vjeç, ka shërbyer si këshilltar i fushatës presidenciale të zotit Trump, por u bë një kritik i zëshëm i ish-presidentit pas sulmit të 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit. Ish-Guvernatori i Nju Xhersit dhe ish-prokurori federal ka shtuar sulmet e tij verbale teksa zoti Trump përballet me katër akuza penale. Zoti Christie gëzon një mbështetje prej rreth 1% në mesin e republikanëve (Reuters/Ipsos).

Dough Burgum
Burgum, 67 vjeç, po shërben në mandatin e tij të dytë si Guvernator i Dakotës së Veriut, pasi në vitin 2001 shiti biznesin e programeve kompjuterike ‘Microsoft Corp’. Një ithtar i taksave të ulëta dhe më pak rregulloreve, ai përpiqet ta portretizojë veten si një konservator tradicional, duke u përqendruar tek ekonomia dhe siguria kombëtare. Si një nga pretendentët më pak të njohur, ai merr pothuajse zero mbështetje në sondazhe.

Do Hurd
Ish-ligjvënësi Do Hurd është një kritik i fortë i zotit Trump dhe republikan i moderuar, i cili ka përfaqësuar një distrikt kufitar të Teksasit deri në vitin 2020 kur zgjodhi të mos rikandidojë më. Dyzetegjashtëvjeçari është kandidati i dytë me ngjyrë në garën e republikanëve, krahas zotit Scott dhe ashtu si zoti Suarez, nuk arriti të kualifikohej në debatin e parë./VOA
Hora Sadat ishte një grua që kishte ndërtuar një audiencë ...
Mediat ruse raportojnë se është sulmuar me dron një aeropo...
Banorët e Floridës që jetojnë në zona bregdetare në rrezik...
Steve Scalise, republikani i dytë më i fuqishëm në Dhomën ...
Shtetet e Bashkuara njoftuan më 29 gusht për një paktë të ...
Sekretarja amerikane e Tregtisë Gina Raimondo tha se kompa...
Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se kriza politik...
Mekanizmi i mbrojtjes civile të Bashkimit Evropian tha të ...
Trembëdhjetë persona janë vrarë në përleshjet në Sirinë li...
Mediat shtetërore ruse kanë publikuar pamje filmike të ame...
Autoritetet amerikane të martën thanë se një operacion ndë...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kamatero të Greqi...
Një oficer policie i cili u godit nga një tren teksa po pë...
Ukraina nuk ka frikë se do të ketë rënie të ndihmës ng...
Raste të infektimit me virusin e Nilit Perëndimor janë shë...
Banorët përgjatë bregut perëndimor të Floridës janë ur...
Pothuajse një çerek shekulli pas luftës në Kosovë, mbi 1,6...
Shefi i Wagner Yevgeny Prigozhin është varrosur në një fun...
Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, tha se Perëndimi ka dë...
Një helikopter i Shërbimit Federal rus të Sigurisë (FSB) u...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...