Qeveria plan për rivlerësimin e profesioneve të rregulluara, në fokus 323 kategori
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...

Banorët përgjatë bregut perëndimor të Floridës janë urdhëruar që të evakuohen para arritjes së uraganit Idalia, pasi meteorologët thanë se stuhia po forcohej dhe mund të bëhet “shumë e rrezikshme” kur të arrijë në Florida.
Idalia, sipas Qendrës kombëtare amerikane për Uragane (NHC) u bë uragan i kategorisë së parë gjatë natës, dhe të martën është nisu drejt jugperëndimit të Floridës.
Uragani po kalon nëpër ujërat e ngrohtë të Gjirit të Meksikës që arrijnë në temperatura deri në 31 gradë Celsius dhe stuhia pritet të “bëhet një uragan jashtëzakonisht i rrezikshëm kur të arrijë në Florida të mërkurën”, tha NHC.
Uragan të rrezikshëm konsiderohen ata që janë në kategorinë tre apo më shumë, por sipas NHC-së, stuhia mund të shkaktojë dëme “shkatërruese” dhe “katastrofike”.
Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, u bëri thirrje banorëve që gjenden në zonat përgjatë Gjirit që të evakuohen menjëherë.
Sipas autoriteteve, 23 qarqe janë urdhëruar që të evakuohen dhe banorët janë udhëzuar që të shkojnë në strehimore apo hotele që gjenden jashtë zonës së rrezikut.
“Ky do të jetë një uragan i fuqishëm, me gjasë i kategorisë tre”, tha DeSantis.
Mbi 100 persona humbën jetën vitin e kaluar kur uragani Ian goditi brigjet perëndimore të Floridës. Ky uragan, që ishte i kategorisë katër, u përcoll me erëra të fuqishme që shkatërruar ura e ndërtesa. Dëmet e shkaktuara nga stuhia vlerësohet se janë mbi 100 miliardë dollarë.
Idalia pritet të godas pjesën veriore të Floridës, një pjesë që sipas DeSantis, nuk është përballur “me ndonjë uragan të madh për një kohë të gjatë”.
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka biseduar të hënën me DeSantis dhe ka miratuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në shtet, duke premtuar se Florida do të ketë mbështetje të plotë, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Xhorxhia dhe Kalorina e Jugut po ashtu janë duke vëzhguar situatën me kujdes, pasi stuhia pritet të kalojë afër këtyre shteteve, para se të kalojë në Atlantik.
Shkencëtarët kanë paralajmëruar se stuhitë po bëhen më të fuqishme pas ngrohjes së globit për shkak të ndryshimeve klimatike./ REL
Pothuajse një çerek shekulli pas luftës në Kosovë, mbi 1,6...
Shefi i Wagner Yevgeny Prigozhin është varrosur në një fun...
Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, tha se Perëndimi ka dë...
Një helikopter i Shërbimit Federal rus të Sigurisë (FSB) u...
Në Gjykatën Speciale po vazhdon edhe sot seanca gjyqësore ...
Qëllimi i presidentit rus, Vladimir Putin, është të fshijë...
Për herë të parë në botë, shkencëtarët thonë se një krimb ...
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg th...
Berlin, Venecia, Barcelona, Majorka: përballë teprimeve ...
Mijëra pasagjerë ajrorë kanë përjetuar vonesa dhe anulime ...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se muajt në vazhdim...
Roja Kufitare Finlandeze ka njoftuar se finlandezët do të ...
Autoritetet iraniane i kanë shkarkuar të paktën 10 profeso...
Policia qipriote ka arrestuar 21 persona pas përplasjeve m...
Për herë të parë në botë, shkencëtarët thonë se një krimb ...
Qeveria gjermane flet për një "fillim të ri për mbështetje...
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un bëri thirrje që ...
Një shkrimtar kinezo-australian, i cili është arrestuar dh...
Dy persona në Florida humbën jetën pasi helikopteri me të ...
Pas muajsh lobimi intensiv, presidenti ukrainas, Volodymyr...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...