“Lumë” presioni në rrjetet sociale/ Të famshmit në “shënjestër”, kush po i nxit për protestat
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...

Edhe më shumë se një vit e gjysmë pas fillimit të luftës në Ukrainë, qytetarët e Serbisë ende mendojnë se Rusia nuk është fajtore për fillimin e saj. Rreth 66 për qind e qytetarëve të Serbisë besojnë se Perëndimi është përgjegjës për luftën në Ukrainë, ndërsa vetëm 21 për qind e fajësojnë Rusinë dhe Putinin për luftën. Ndërkohë që vetëm pak më shumë se tre për qind e shohin si fajtore Ukrainën. Të tjerët "nuk e dinë”. Kështu thuhet në sondazhin e fundit në Serbi me titull "Orientimi i Serbisë në Politikën e Jashtme” i publikuar në fillim të muajit prill nga organizata joqeveritare serbe "Rruga e Tretë e Re”.
Sipas këtij sondazhi, 47,5 për qind e të anketuarve besojnë se Rusia është partneri më i rëndësishëm politik i Serbisë. Vetëm 30 për qind thonë se ai është Bashkimi Evropian, ndërsa 19 për qind janë të bindur se është Kina.
Nga ana tjetër, më shumë se gjysma e popullsisë e sheh BE-në si një mbështetëse më të rëndësishme ekonomike për të ardhmen, ndërsa vetëm 21 për qind besojnë se mbështetja e tyre kryesore ekonomike vjen nga Rusia. Më në fund Kinën si mbështetësin kryesor e shohin 26 për qind e qytetarëve të Serbisë.

Të dhënat reale ekonomike tregojnë shumë qartë gjendjen faktike. BE-ja ka qenë lider në investimet e huaja direkte në Serbi për vite me radhë. Sipas të dhënave të Bankës Kombëtare të Serbisë, të disponueshme për gjashtë muajt e parë të vitit 2022, investimet nga vendet e Bashkimit Evropian përbënin një të tretën e totalit të investimeve në vend.
"Skizofrenia” e shoqërisë në Serbi
Bëhet fjalë për "skizofreninë" e një pjese të madhe të publikut në Serbi dhe në ato pjesë të Ballkanit Perëndimor ku jetojnë serbët, siç është, për shembull, Republika Srpska në Bosnjë-Hercegovinë, thotë Thomas Brey, ish-drejtues i seksionit të Deutsche Presse Agentur (dpa) për Ballkanin dhe autor i studimit "Mediat ruse në Ballkan dhe roli i tyre në luftën agresive kundër Ukrainës", të bërë për Fondacionin Friedrich Naumann.
"Kur diçka i prek ata personalisht, njerëzit në Serbi nuk kërkojnë punë në Rusi, dhe nuk shkojnë në Kinë për të studiuar, por në Perëndim. Ndërsa kur bëhet fjalë për politikën zyrtare, njerëzit janë të bindur se Rusia dhe Kina janë të mirat, e Perëndimi është negativ është kundër Serbisë dhe i do të keqen Serbisë”, shpjegon Brey në një intervistë për DW. Sipas Brey, media propagandistike ruse RT (ish-Russia Today) dhe Sputnik luajnë një rol kyç në përhapjen e asaj narrative për Serbinë si viktimë e ndonjë komploti perëndimor - që është identik me narrativën e politikës zyrtare ruse.
Ato kanë redaksi të pajisura mirë në Beograd dhe përhapin propagandë ruse çdo ditë, e kjo gjen një tokë pjellore në Serbi. "Ka një lidhje tradicionale mes Rusisë dhe Serbisë. Që nga koha e luftërave ballkanike, deri në luftërat e fundit jugosllave, Rusia u paraqit si vendi vëlla i Serbisë. Kjo, natyrisht, përfshin edhe pikat kulturore të kontaktit, si gjuha sllave apo feja ortodokse”, thotë Brey.

Ai vë në dukje se një nga fokuset kryesore të propagandës ruse është nxitja e tensioneve ndëretnike në Ballkan, duke nënvizuar gjithmonë se "Rusia qëndron pa rezerva në anën e Sebisë në çdo mosmarrëveshje, veçanërisht kur bëhet fjalë për Kosovën".
Elita politike e mbështet konceptin rus
Por ndikimi i mediave ruse në Serbi do të kufizohej nëse nuk do të kishin mbështetjen e madhe të elitës politike në Serbi të udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq. Ai e sheh Putinin dhe modelin e tij të menaxhimit të shtetit si një model të mirë, si një baba të kombit që lufton për të ruajtur vlerat tradicionale dhe është një pengesë për tendencat moderne, liberale si respekti për lëvizjen LGBT ose përpjekjet për të zbehur dhe shtypur roli i fesë në shoqëri që vijnë nga Perëndimi, thotë Brey. Pa mbështetjen e elitës politike, mediat në Serbi nuk do të mund të transmetonin dezinformata ruse.
E si duket në praktikë kur bëhet fjalë për luftën në Ukrainë, Brey tregon në studimin e tij shembuj të shumtë nga mediat serbe. Titujt, si nga koha para luftës në Ukrainë ashtu edhe pas pushtimit rus, duken sikur janë nga ndonjë univers paralel dhe i shkruar drejtpërdrejt në Kremlin: "Fillon rendi i ri botëror - Putini mundi BE-në dhe NATO-n" (Srpski telegraf, 15.11.2016.); "Blickrig - Një uragan rus ka zbritur në Ukrainë: Putin arriti në Kiev brenda një dite" (Alo, 25/02/2022); "Goditja ruse si përgjigje ndaj kërcënimeve të NATO-s" (Veçernje Novosti, 25/02/2022); "Ukraina sulmoi Rusinë!" (Informer, 22.02.2022); "Fashistët po gjuajnë serbët - ndërsa Evropa hesht dhe shikon" (Informer, 16.01.2023 - tema: Kosovë); "Lufta e pistë e BE-së kundër Serbisë" (Informer, 7 tetor 2022); "Amerikanët dhe britanikët pranuan: Putini e fitoi luftën!" (Srpski Telegraf, 7.4.2022); "Putin: Rënia e hegjemonisë perëndimore është e pakthyeshme" (Peçat, 7 tetor 2022)
Një politikë e suksesshme e lëkundjes
Në të njëjtën kohë, Vuçiqi, i cili sipas Brey, ka kontroll të plotë mbi mediat më me ndikim në vend, zyrtarisht mbron një politikë miqësore ndaj BE-së. Ai thekson se Serbia është ende kandidate për anëtarësim në BE dhe po përpiqet të tërheqë sa më shumë investime evropiane në vend.
Brey e quan këtë si "politika e lëkundjes", e cila e ka origjinën në bllokun e të painkuadruarve nga koha e Titos, e që u vazhdua në Serbi më vonë, për shembull, në kohën e presidentit Boris Tadiq. "Ky manovrim ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit është një mjet me të cilin Vuçiq dhe njerëzit përreth tij sigurojnë që të qëndrojnë në pushtet. Ai nuk e shpiku, por e përsosi këtë sistem. Duke zënë një pozicion mes këtyre dy blloqeve, Vuçiq po përpiqet të pozicionohet si një partner interesant për të dy. "Serbia është një vend i vogël, si për nga popullsia ashtu edhe për nga fuqia ekonomike. Por ka një rol shumë më të madh në skenën ndërkombëtare sesa do të kishte normalisht”, thotë Brey.

Vuçiq me politikën e tij është shumë i suksesshëm dhe nuk ka interes të ndryshojë asgjë. Çdo reformë serioze, çdo përpjekje për të shtypur korrupsionin do të kërcënonte pozitën e pushtetit të Vuçiqit. Prandaj, sipas Brey, nuk është realiste të pritet që vetë qeveria të mund të ndryshojë politikën aktuale.
Nga këndvështrimi i Perëndimit, Brey thekson në studimin e tij, konceptin e bashkëpunimit të pakushtëzuar me të ashtuquajturit "stabilokratë” në Ballkan, që vazhdon prej vitesh, është një gabim i rëndë. Përveç Vuçiqit në Serbi, të tillë për shembull kanë qenë edhe Milo Gjukanoviq në Mal të Zi, Bakir Izetbegoviq dhe Dragan Çoviq në B-H ose Nikola Gruevski në Maqedoninë e Veriut. Tolerimi i modeleve autokratike të qeverisjes nuk i afroi këto vende me Perëndimin, për sa i përket pranimit të vlerave themelore të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe vullnetit për kompromis. Në vend të kësaj, ata kopjuan llojin e qeverisjes së krijuar nga Putini në Rusi. Futën kontrollin e mediave dhe gjyqësorit, gjithëfuqinë e shërbimeve sekrete dhe policisë, si dhe eliminimin e konkurrentëve politikë.
Po tani, çfarë duhet bërë?
Brey është i bindur se ndryshimi i kësaj narrative dominuese është i mundur vetëm duke rritur ndërgjegjësimin e të rinjve. Prandaj, ai angazhohet për krijimin dhe zgjerimin e një programi shkëmbimi mes të rinjve nga Serbia dhe bashkëmoshatarëve të tyre nga vendet perëndimore.
Përveç kësaj, është e nevojshme të diskutohen në mënyrë kritike tekstet shkollore, mbi të gjitha ato të historisë, për të kundërshtuar paraqitjen e njëanshme dhe të pavërtetë të ngjarjeve nga e kaluara dhe rrjedhimisht indoktrinimin e të rinjve.

Roli kryesor, megjithatë, i takon medias. Brey këtu mbron idenë e ndihmës në edukimin e gazetarëve të rinj dhe ofrimin e mbështetjes financiare dhe teknike për mediat e pavarura dhe kritike.
Së fundi, BE-ja ka edhe instrumente konkrete presioni ndaj autoriteteve në Serbi: "Duke qenë se BE-ja është deri tani investitori më i madh dhe partneri kryesor tregtar dhe financiar i Serbisë, duhet të krijohet një lidhje ndërmjet transferimit të madh të parave të BE-së dhe zbatimit të reformave të dakorduara tashmë në parim në lidhje me pavarësinë e gjyqësorit dhe lirinë e medias”.
Se si mund të funksionojë kjo, mund të shihet edhe brenda BE-së në shembullin e Polonisë dhe Hungarisë. "Ajo që është të paktën pjesërisht e mundur të arrihet për kërcënimeve me sanksione financiare me këta anëtarë të BE, do të duhej të funksiononte edhe më mirë kur bëhet fjalë për një vend kandidat, siç është Serbia", është i bindur eksperti gjerman për çështjet ballkanike, Thomas Brey./VOA
Vdekja e Yevgeny Prigozhin, kreut të grupit mercenar W...
"Daily Mail" ka ndarë një videon të një shqiptari, i cili,...
Tre marinsa të ushtrisë amerikanë kanë vdekur pas rrëzimit...
Lufta e Rusisë në Ukrainë vazhdon të rrëmbejë vëmendje...
Si pasojë e një havarie në det të hapur të një barke m...
Një bandë në Haiti ka qëlluar dhe vrarë të paktën shtatë p...
Një person vdiq dhe 46 u shtruan në spital pas dy shpërthi...
Katër astronautë nga katër vende u nisën të shtunën drejt ...
Dy avionë luftarakë të Ukrainës u përplasën me njëri-tjetr...
Dhjetëra mijëra njerëz pritet të mblidhen të shtunën pranë...
Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian i ka bërë thir...
Regjistrimi i popullsisë në Kosovë është shtyrë me dy muaj...
AstraZeneca është një ndër kompanitë më të fundit farmaceu...
Astronomët kanë pikasur një pikë të errët të madhe dhe...
Një vlerësim paraprak i inteligjencës amerikane arriti në ...
Të dhënat e fundit kanë treguar se më shumë se 75,0...
Anija e shpëtimit Ocean Viking ka shpëtuar 438 migrant...
Presidenti Vladimir Putin ka urdhëruar luftëtarët e Wagner...
Rusia ka raportuar për një sulm të ri me dron në Moskë mën...
Shkrepja e një aparati fotografik. Në një fraksion të seko...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...