
Tre marinsa të ushtrisë amerikanë kanë vdekur pas rrëzimit të avionit të tyre në veri të Australisë, thanë zyrtarët amerikanë.
"Në bord ishin 23 pjesëtarë të personelit. Tre prej tyre janë konfirmuar se kanë vdekur, ndërkaq pesë të tjerë janë transportuar në spitalin mbretëror të Darvinit dhe janë në gjendje serioze", tha përmes një deklarate një zyrtar i marinës amerikane.
Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, tha se incidenti ishte "tragjik". Fluturakja amerikane, sipas tij, u rrëzua në veri të Australisë teksa po merrte pjesë në stërvitje ushtarake.
Ai tha se Qeveria e tij është e përqendruar që të ofrojë mbështetje.
Transmetuesi "Sky News Australia" raportoi se transportuesi ushtarak i llojit v-22 Osprey, në të cilin gjendeshin afër 20 marinsa amerikanë, u rrëzua në brigjet e Darvinit.
Gjatë një konference për media, Albanese refuzoi të jepte detaje se si ndodhi incidenti apo për përpjekjet e shpëtimit, që tha se po zhvillohen në ishullin Melville në veri të Darvinit.
“Fokusi ynë si Qeveri dhe si departament i mbrojtjes është që të reagojmë për incidentin dhe të sigurohemi se do të jepet çdo mbështetje e nevojshme në këtë kohë të vështirë”, tha ai.
Albanese shtoi se personeli australian nuk ishte i përfshirë në incident.
Policia e Territorit Verior njoftoi më herët se u është përgjigjur raportimeve për rrëzimin e një fluturakeje në ishullin Meville.
SHBA-ja dhe Australia viteve të fundit kanë rritur bashkëpunimin ushtarak.
Katër ushtarë australianë u vranë muajin e kaluar gjatë stërvitjeve dypalëshe, pasi helikopteri me të cilin po udhëtonin, u rrëzua në oqean, afër brigjeve të Kuinslendit./ REL
Lufta e Rusisë në Ukrainë vazhdon të rrëmbejë vëmendje...
Si pasojë e një havarie në det të hapur të një barke m...
Një bandë në Haiti ka qëlluar dhe vrarë të paktën shtatë p...
Një person vdiq dhe 46 u shtruan në spital pas dy shpërthi...
Katër astronautë nga katër vende u nisën të shtunën drejt ...
Dy avionë luftarakë të Ukrainës u përplasën me njëri-tjetr...
Dhjetëra mijëra njerëz pritet të mblidhen të shtunën pranë...
Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian i ka bërë thir...
Regjistrimi i popullsisë në Kosovë është shtyrë me dy muaj...
AstraZeneca është një ndër kompanitë më të fundit farmaceu...
Astronomët kanë pikasur një pikë të errët të madhe dhe...
Një vlerësim paraprak i inteligjencës amerikane arriti në ...
Të dhënat e fundit kanë treguar se më shumë se 75,0...
Anija e shpëtimit Ocean Viking ka shpëtuar 438 migrant...
Presidenti Vladimir Putin ka urdhëruar luftëtarët e Wagner...
Rusia ka raportuar për një sulm të ri me dron në Moskë mën...
Shkrepja e një aparati fotografik. Në një fraksion të seko...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kumanovë këtë të premte...
Drafti i udhëzimit administrativ, që u mundëson qytetarëve...
Italia është tronditur sërish nga një ngjarje e rëndë....
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...