
Drafti i udhëzimit administrativ, që u mundëson qytetarëve të komunave të Kosovës shkarkimin e kryetarëve të tyre përmes peticionit, do të dalë në diskutim publik më 26 gusht, thonë zyrtarë të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).
Një dokument i tillë vjen në kohën kur Bashkimi Evropian është duke i kërkuar me ngulm Kosovës që të shpallë zgjedhje të reja në katër komunat me shumicë serbe në veri: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
Këto komuna aktualisht udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë.
Ata kanë dalë nga zgjedhjet e prillit, të cilat janë bojkotuar nga popullata shumicë serbe.
Por, marrja e detyrës nga ta ka tensionuar situatën në veri qysh në fund të majit, kur banorët lokalë kanë nisur të protestojnë kundër tyre. Zgjedhjet e reja tani shihen si mënyrë për shtensioimin e situatës.
Për më tepër, ato janë edhe obligim që dalin nga një marrëveshje mes zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, për këtë qëllim.
Zyrtarët e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal besojnë se në aspektin procedural, zgjedhjet e parakohshme në këto komuna mund të mbahen gjatë këtij viti, por ndryshe mendojnë njohësit e proceseve zgjedhore.
Besim Murtezani, zëvendësudhëheqës i Departamentit ligjor dhe monitorimit të komunave në kuadër të MAPL-së, thotë për Radion Evropa e Lirë se diskutimi publik për udhëzimin administrativ do të zgjasë deri më 31 gusht.
“Të enjten [31 gusht] e kemi takimin e fundit të grupit punues dhe ai do t’i përfshijë sugjerimet dhe vërejtjet prej diskutimit publik dhe [pastaj] do të bëhet drafti përfundimtar, në mënyrë që të premten, më 1 shtator, t’i dërgohet ministrit për nënshkrim”, thotë Murtezani.
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka deklaruar qysh më herët se udhëzimi administrativ do të jetë gati më 1 shtator.
Rregullat procedurale thonë se pas nënshkrimit nga ministri, do të duhen shtatë ditë që udhëzimi administrativ, pas daljes në Gazetën Zyrtare, të hyjë në fuqi.
Pas hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi administrativ, qytetarët e katër komunave në veri të Kosovës mund ta iniciojnë menjëherë peticionin për largimin e kryetarëve aktualë të atyre komunave.
Sipas Murtezanit, kohëzgjatja e mbledhjes së nënshkrimeve në peticion është 45 ditë që nga inicimi i peticionit, por procesi mund të kryhet edhe më shpejt, nëse arrihet mbledhja e 20 për qind të nënshkrimeve të votuesve nga iniciuesit e peticionit.
Më pas, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sqaron Murtezani, verifikon nënshkrimet e votuesve dhe organizon votimin në komunën ose komunat që kanë iniciuar peticion.
Për shkarkimin e kryetarit të një komune nevojiten 50 për qind plus 1 votë nga numri i përgjithshëm i votuesve të komunës përkatëse.
Në rast se rezultati i votimit kërkon shkarkimin e kryetarëve, atëherë ai i dërgohet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka afat ligjor prej 30 deri në 45 ditë për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se të gjitha këto procedura marrin kohë dhe vështirë se mund të përfundojnë deri në fund të muajit nëntor.
“Peticioni, pastaj të gjitha afatet tjera që duhet të rrjedhin, si dhe mbajtja e procesit të votimit nga ana e KQZ-së, pra, vetëm për largimin e kryetarëve... këto procedura na sjellin neve deri te muaji nëntor së paku, nëse jo edhe më gjatë se kaq”.
“Shpallja e zgjedhjeve të reja sërish merr 30 deri në 45 ditë. Përveç kësaj, ka afat të ankesave... Gjasat janë reale që ne, potencialisht, të mos kemi fare proces zgjedhor këtë vit, por vetëm kah fillimi i vitit të ardhshëm. Por, edhe kjo, vetëm nëse ndërkohë nuk ka zhvillime të reja”, thekson Cakolli.
Murtezani, në anën tjetër, shprehet i bindur se, në rast se fillohet menjëherë me zbatimin e procedurave, zgjedhjet mund të mbahen këtë vit. Por, sipas tij, kjo nuk varet vetëm nga aspekti procedural.
“Kjo më shumë ka të bëjë me vullnetin e qytetarëve. Ka komunë që mund ta nisë iniciativën [për peticionin] më herët ose më vonë”, thotë ai.
Ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, thotë se mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat në veri të Kosovës nuk do të varet me automatizëm vetëm nga zbatimi i përpiktë i afateve të procedurave.
“Unë jam skeptik që sivjet do të mund të shkohet në zgjedhje. Ka edhe një moment politik, përveç aspektit procedural, për të cilin po flasim. Pra, kujt i konvenon status quo-ja dhe drejtimi i gishtit [të fajësimit] kah Prishtina. Nëse i konvenon [presidentit serb, Aleksandar] Vuçiq dhe Listës Serbe [partisë më të madhe të serbëve në Kosovë], do të marrë kohë edhe më shumë, sepse ata që e kanë bojkotuar sistemin, do të jenë të njëjtit që do t’i grumbullojnë nënshkrimet për peticion. Ne nuk e dimë se a janë ata të gatshëm ta bëjnë një gjë të tillë”, thotë Ferati.
Sipas Ligjit për vetëqeverisje lokale, në zgjedhje të parakohshme për kryetar të komunës mund të shkohet në rast se kryetari aktual jep dorëheqje; në rast se qytetarët kërkojnë shkarkimin e kryetarit të komunës përmes një peticioni të nënshkruar nga 20 për qind e votuesve të komunës përkatëse, si dhe në rast se kryetari i komunës nuk paraqitet në vendin e punës më shumë se një muaj, pa arsye.
Ndonëse dorëheqja eventuale e kryetarëve të katër komunave në veri të Kosovës do t’i përshpejtonte procedurat e shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme, autoritetet e Kosovës kanë theksuar se nuk do t’ua kërkojnë këtë gjë kryetarëve aktualë.
Sipas tyre, zgjedhjet në këto komuna mund të mbahen vetëm pas shkarkimit të kryetarëve aktualë përmes peticionit të nënshkruar nga 20 për qind e votuesve të secilës prej këtyre komunave./ REL
Italia është tronditur sërish nga një ngjarje e rëndë....
Një goditje e paprecedentë ndaj trafikut të drogës ka ndod...
I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkan...
Një investigim i gazetës britanike “Daily Express” ka treg...
Nëntë supermakina me vlerë miliona paund, duke përfshirë n...
Komuna e Mitrovicës së Veriut shtyu aksionin për largimin ...
Amendamentet e Kodit Penal të Republikës Sërpska, të cilat...
Situata e zjarreve në Greqi vijon të jetë alarmante. Sipas...
U desh pak kohë, por pandemia COVID-19 nuk mund ta zvogëlo...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, n...
Donald Trump u dorëzua të enjten në burgun e Qarkut Fulton...
Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja e Jugut ranë dakor...
Një gjykatë në Moskë ka zgjatur të enjten për tre muaj të ...
Të paktën një person mbeti i vrarë dhe 16 të tjerë u plago...
Shtetet e Bashkuara (SHBA) dhe Kosova e kanë nënshkruar të...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thyer heshtjen duk...
Stuhi dhe shira të fuqishëm kanë pushtuar Mekën në Arabinë...
Bashkimi Evropian ka thënë se është e vështirë të verifiko...
Departamenti i Drejtësisë tha të mërkurën se ka sekuestrua...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë të enj...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...