“Ai për investimet strategjike do të shfuqizohet”/ Rama tregon çfarë do të ndodhë me ligjin për zonat e mbrojtura
Kryeministri Edi Rama është shprehur në konferencën ndërqe...
Kryeministri Edi Rama është shprehur në konferencën ndërqe...

Komuna e Mitrovicës së Veriut shtyu aksionin për largimin e institucioneve të Serbisë nga objekti i saj në Lagjen e Boshnjakëve, mësoi Radio Evropa e Lirë nga disa burime të afërta me autoritetet lokale.
Arsyet e këtij vendimi, tash për tash, nuk janë të qarta.
Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, Drejtoria e Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Qarku Administrativ i Mitrovicës së Kosovës dhe Qendra për Punë Sociale nga Vushtrria gjenden në atë objekt prej kohësh.
Më 22 gusht, inspektorati komunal kërkoi prej tyre që brenda tri ditësh, ta lirojnë objektin për shkak se nuk dorëzuan dokumente apo kontrata për shfrytëzimin e tij.
Autoritetet komunale thanë se objekti është pronë e tyre dhe se duhet të lirohet për shkak të disa “punimeve”. Por, në një deklarim për Radion Evropa e Lirë, ato nuk specifikuan se për çfarë lloj punimesh bëhet fjalë.
Kryetar i Komunës së Mitrovicës së Veriut është Erden Atiq, i cili vjen nga Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Qeveria e Kosovës nuk deshi ta komentojë këtë vendim të Komunës së Mitrovicës së Veriut, me arsyetimin se bëhet fjalë për “çështje lokale”.
Megjithatë, ambasada amerikane në Prishtinë i tha Radios Evropa e Lirë më 23 gusht se ka këshilluar edhe Qeverinë e Kosovës, edhe kryetarët e komunave me shumicë serbe në veri që “të përmbahen nga ndërmarrja e çfarëdo veprimi që mund t’i rrisë tensionet”.
Popullata serbe në veri të Kosovës i bojkotoi zgjedhjet lokale të prillit dhe, si rezultat, pushtetin në komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq e morën kryetarët shqiptarë.
Në fund të majit, këta kryetarë, me ndihmën e policisë, hynë në ndërtesat komunale - gjë që shkaktoi revoltë nga popullata lokale serbe dhe ngriti tensionet.
Situata u përshkallëzua më 29 maj në Zveçan, kur serbët u përleshën me pjesëtarët e misionit ushtarak të NATO-s në Kosovë, KFOR.
Dhjetëra të plagosur u raportuan në të dyja anët.
I kujt është objekti komunal në Mitrovicë të Veriut?
Objekti i diskutueshëm, për të cilin të dyja palët pretendojnë se është i tyre, është ndërtuar në periudhën e paraluftës.
Ligji për agjencinë kosovare për krahasim dhe verifikim të pronës e rregullon çështjen e objekteve të tilla.
Ky ligj ka hyrë në fuqi në vitin 2016, pas së cilës gjë është formuar Agjencia Kosovare për Krahasimin dhe Verifikimin e Pronës, mandati i së cilës, ndër të tjera, është t’i zgjidhë çështjet e pronave që kanë qenë të Serbisë deri në qershor të vitit 1999.
Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve në Kosovë - ka qenë kundër këtij ligji dhe ka kërkuar që Gjykata Kushtetuese ta shpallë atë jokushtetues. Megjithatë, kjo nuk ka ndodhur.
Reagimet e Listës Serbe dhe Beogradit
Lista Serbe tha më 22 gusht se "kryetarët e paligjshëm kanë shkuar një hap më tej dhe duan të na i marrin hapësirat".
Por, nga Komuna e Mitrovicës së Veriut thanë se zyrtarët e tyre janë pritur nga nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, i cili u ka thënë se "nuk ka asnjë dokument për objektin" dhe se "nuk e di se në pronësinë e kujt është”.
Simiq, përndryshe, është kryetar i Drejtorisë së Fondit të Sigurimeve Pensionale dhe Invalidore, i cili ndodhet në objektin e diskutueshëm.
Në të njëjtën ditë reagoi edhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e cila tha se vendimi i Komunës së Mitrovicës së Veriut "kërcënon ekzistencën dhe të drejtën për punë për rreth 40 punëtorë që punojnë në këtë objekt dhe ofrojnë shërbime si për serbët, ashtu edhe për shqiptarët, boshnjakët, goranët, romët".
Më 23 gusht reagoi sërish drejtori i Zyrës për Kosovën në Beograd, Petar Petkoviq, i cili tha se ka "rrezik për një krizë të re në veri", për shkak të vendimeve të Qeverisë në Prishtinë./Rel
Amendamentet e Kodit Penal të Republikës Sërpska, të cilat...
Situata e zjarreve në Greqi vijon të jetë alarmante. Sipas...
U desh pak kohë, por pandemia COVID-19 nuk mund ta zvogëlo...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, n...
Donald Trump u dorëzua të enjten në burgun e Qarkut Fulton...
Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja e Jugut ranë dakor...
Një gjykatë në Moskë ka zgjatur të enjten për tre muaj të ...
Të paktën një person mbeti i vrarë dhe 16 të tjerë u plago...
Shtetet e Bashkuara (SHBA) dhe Kosova e kanë nënshkruar të...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thyer heshtjen duk...
Stuhi dhe shira të fuqishëm kanë pushtuar Mekën në Arabinë...
Bashkimi Evropian ka thënë se është e vështirë të verifiko...
Departamenti i Drejtësisë tha të mërkurën se ka sekuestrua...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë të enj...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka injoruar bujën rret...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e lavdëroi popu...
Avioni i rrëzuar një ditë më parë ku u raportoua se ka...
Të mërkurën, rrjeti shtetëror rus i medias, "TASS", raport...
Përpjekja e dytë e Koresë së Veriut për të vendosur një sa...
Mercenarët e Wagner kanë kërcënuar se do të marshojnë drej...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...