Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë të enjten se vendi i tij nuk ka “të bëjë asgjë” me vdekjen e supozuar të shefit të Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, nga rrëzimi i një avioni më 23 gusht.
Ai ka lënë të kuptohet se Kremlini është përgjegjës për këtë.
“Ne nuk kemi të bëjmë asgjë me këtë situatë, kjo është e sigurt. Mendoj se të gjithë e dinë se kush është përgjegjës”, tha Zelensky më 24 gusht, një ditë pasi një avion privat, në të cilin Prigozhin ishte i regjistruar si udhëtar, u rrëzua mes Moskës dhe Shën Peterburgut.
Hetuesit i kanë vazhduar kërkimet në rrënojat e avionit privat që i përkiste grupit Wagner qysh në orët e hershme të mëngjesit të 24 gushtit.
Zyrtarët e shërbimeve të urgjencës, të cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve "RIA Novosti", thanë se trupat e tetë personave ishin gjetur në rrënoja deri më tani, por nuk kishte asnjë informacion nëse ndonjë prej trupave ishte identifikuar dhe nuk kishte konfirmim nëse Prigozhin ishte në bord.
Agjencia Federale për Transportin Ajror të Rusisë (Rosaviatsiya) tha se "sipas listës së pasagjerëve, emri dhe mbiemri i Yevgeny Prigozhinit ishte" në fluturimin që u rrëzua në veri të Moskës.
Komandanti dhe bashkëthemeluesi i Wagnerit, Dmitry Utkin, u rendit gjithashtu në mesin e shtatë pasagjerëve në avion, tha autoriteti i aviacionit, duke cituar linjën ajrore. Dy pilotë dhe një stjuardesë ishin gjithashtu në bordin e avionit, tha autoriteti i aviacionit, duke shtuar se një hetim për incidentin ka nisur.
Nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar nga Kremlini apo Ministria e Mbrojtjes se Prigozhini dhe Utkini vdiqën, por një kanal i lidhur me Wagner-in në platformën "Telegram" e shpalli atë të vdekur.
Kanali Gray Zone ("Zona gri" në shqip) e shpalli Prigozhin një hero dhe një patriot për të cilin tha se kishte vdekur në duart e njerëzve të paidentifikuar që i quajti "tradhtarë të Rusisë".
Gray Zone raportoi gjithashtu se një tjetër avion privat në pronësi të Prigozhinit u ul i sigurt në rajonin e Moskës. Radio Evropa e Lirë nuk ka arritur ta verifikojë këtë informacion në mënyrë të pavarur.
Një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, Prigozhin udhëhoqi një rebelim jetëshkurtër më 24 qershor, kur luftëtarët e Wagnerit pushtuan qytetin jugor të Rostov-mbi-Don dhe marshuan deri në 200 kilometra larg Moskës. Një avion ushtarak rus u rrëzua gjatë kryengritjes dhe gjithsej 13 trupa të Forcave Ajrore ruse u vranë. Kjo cilësohet si sfida më serioze për Putinin në më shumë se dy dekadat e tij në pushtet.
Prigozhin nuk u arrestua apo burgos në atë kohë, por Putin e denoncoi kryengritjen si një "thikë pas shpine" dhe u zotua se do t'i ndëshkojë të gjithë "tradhtarët" e përfshirë.
"Nuk ka gjasa që dikush të mendojë se kjo është një rastësi. Thjesht ndodh që kundërshtarët politikë të cilët Vladimir Putin i konsideron si kërcënim për pushtetin e tij nuk vdesin natyrshëm", tha ministri i jashtëm polak Zbigniew Rau.
Nëse zbulohet se Prigozhin ka vdekur gjatë fluturimit, kjo do të ishte një goditje e rëndë për grupin Wagner, i cili ishte kyç në betejën e Rusisë për ta marrë qytetin ukrainas të Bahmut në fillim të këtij viti./ Rel
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka injoruar bujën rret...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e lavdëroi popu...
Avioni i rrëzuar një ditë më parë ku u raportoua se ka...
Të mërkurën, rrjeti shtetëror rus i medias, "TASS", raport...
Përpjekja e dytë e Koresë së Veriut për të vendosur një sa...
Mercenarët e Wagner kanë kërcënuar se do të marshojnë drej...
Një sulm me raketë herët në mëngjes plagosi shtatë per...
Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) është shprehur “the...
Operatori i termocentralit bërthamor të shkatërruar nga cu...
Autoritetet ruse kanë deklaruar se kreu i Wagner Yevgeny P...
Zyrtarët dhe qytetarët ukrainas po festojnë ditën e pavarë...
Ministria e Emergjencave të Rusisë ka reaguar në lidhje me...
Një video po qarkullon në rrjetet sociale ku shihet një av...
Departamenti amerikan i Shtetit mund t’i shesë Tajvanit si...
Sipas mediave ndërkombëtare, kreu i Wagner, Yevgeny Prigoz...
Presidenti rus Vladimir Putin dhe ministri i Jashtëm Serge...
Aktiviteti i parë i rëndësishëm i fushatës për zgjedhjet p...
Qeveria federale gjermane do të zbatojë dy reforma. Në kët...
Të paktën 22 punëtorë kanë vdekur të mërkurën kur ura heku...
Ish presidenti amerikan Donald Trump u padit nga një j...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...