
Operatori i termocentralit bërthamor të shkatërruar nga cunami Fukushima Daiichi thotë se e ka filluar procesin e zbrazjes së sasisë së parë të ujit radioaktiv të trajtuar në Oqeanin Paqësor. Ky hap ka shkaktuar shumë kritika drejt Japonisë, që është përballur gjatë me stokun në rritje të ujit radioaktiv.
Në një video të transmetuar drejtpërdrejt nga një dhomë kontrolli më 24 gusht, operatori Tokyo Electric Power Company Holdings shfaqi një anëtar të stafit duke ndezur një pompë uji deti, duke shënuar fillimin e projektit kontrovers që pritet të zgjasë për dekada.
Disa grupe në Kinë dhe Korenë e Jugut kanë shprehur shqetësimet e tyre, duke e kthyer këtë proces në një çështje politike dhe diplomatike.
Tokio kishte njoftuar një ditë më parë se operacioni i zbrazjes së ujërave në Paqësor do të fillonte më 24 gusht. Ky njoftim shkaktoi reagim të ashpër nga Kina dhe kufizime të pjesshme të importit të ushqimeve të detit nga Japonia në Hong Kong dhe Makau.
Ndërkohë, edhe Kina ka pezulluar importet e të gjitha produkteve ujore me origjinë nga Japonia, thanë autoritetet doganore në një deklaratë më 24 gusht.
"Ne do të vazhdojmë t'i kushtojmë vëmendje të veçantë situatës së zbrazjes të ujit të kontaminuar bërthamor në det në Japoni dhe do të vendosim masat përkatëse rregullatore", thuhet në deklaratë.
Operatori i uzinës, TEPCO, tha më 22 gusht se kishte holluar një metër kub ujëra të zeza me rreth 1.200 metra kub ujë deti dhe e kishte kaluar në një tubacion prej ku mund të zbrazet në Paqësor.
Centrali i energjisë bërthamore Fukushima-Daiichi u rrëzua nga një tërmet masiv dhe cunami që vranë rreth 18.000 njerëz në mars të vitit 2011, kur një tre nga reaktorët e centralit u shkri.
TEPCO ka mbledhur 1.34 milionë metra kub ujë që nga atëherë, që u përdorën për t’i ftohur reaktorët ende shumë radioaktivë.
Një sistem i veçantë ka filtruar të gjitha nuklidet radioaktive përveç tritiumit, nivelet e të cilit do të jenë brenda kufijve të sigurt, sipas TEPCO-s.
Zbrazja e këtyre ujërave në Paqësor është miratuar nga mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së, që tha se do të ketë personel në terren më 24 gusht për ta mbikëqyrur procesin, i cili do të marrë disa dekada kohë për t'u përfunduar.
Kina e kishte akuzuar edhe në të kaluarën Japoninë për trajtimin e oqeanit si një “kanalizim”, duke ndaluar importet e ushqimeve nga dhjetë prej 47 prefekturave të Japonisë edhe para këtij procesi.
Analistët thanë se përderisa Kina mund të ketë shqetësime të vërteta për sigurinë, reagimi i saj i ashpër është gjithashtu të paktën pjesërisht i motivuar nga rivaliteti ekonomik dhe marrëdhëniet e ftohta me Japoninë./ REL
Autoritetet ruse kanë deklaruar se kreu i Wagner Yevgeny P...
Zyrtarët dhe qytetarët ukrainas po festojnë ditën e pavarë...
Ministria e Emergjencave të Rusisë ka reaguar në lidhje me...
Një video po qarkullon në rrjetet sociale ku shihet një av...
Departamenti amerikan i Shtetit mund t’i shesë Tajvanit si...
Sipas mediave ndërkombëtare, kreu i Wagner, Yevgeny Prigoz...
Presidenti rus Vladimir Putin dhe ministri i Jashtëm Serge...
Aktiviteti i parë i rëndësishëm i fushatës për zgjedhjet p...
Qeveria federale gjermane do të zbatojë dy reforma. Në kët...
Të paktën 22 punëtorë kanë vdekur të mërkurën kur ura heku...
Ish presidenti amerikan Donald Trump u padit nga një j...
Kabineti gjerman i ka miratuar më 23 gusht planet për ta l...
Në Maqedoninë e Veriut janë rritur çmimet e produkteve pas...
I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkan...
Ukraina ka kryer një tjetër sulm më dron në Moskë, në një ...
Presidenti rus Vladimir Putin tha në një samit të grupit B...
Dy mjekë stomatologë në Kosovë janë arrestuar pasi një...
Përgatitjet përfundimtare për shkarkimin e ujërave nga ter...
Gjenerali rus Sergei Surovikin, i cili në një kohë ishte k...
Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe 36 të tjerë...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...