Jorida Tabakun e merr malli për Erion Veliajn
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...

Në Maqedoninë e Veriut janë rritur çmimet e produkteve pas heqjes së masave që kishin të bënin me ngritjen e çmimeve të produkteve bazë, përkatësisht për uljen e marzhës dhe Tatimit e Vlerës së Shtuar (TVSH). Ekzekutivi maqedonas ka paralajmëruar se mund të rikthejë masat mbrojtëse.
Çmimi i bukës, që para heqjes së masave të Qeverisë më 1 qershor ishte 33 denarë (0.50 euro), tani është 40-45 denarë (rreth 0.70 euro). Kjo përbën rritje prej 30 për qind.
Perimet janë shtrenjtuar me 21.5 për qind, frutat me gati 18 për qind dhe mishi me 16 për qind.
“Tregu është përplot me ushqime, por njerëzit nuk kanë se me çfarë të blejnë. Nuk është sikur më parë kur hyje në treg dhe nuk dije se çfarë të blije më parë. Tani hyjmë në treg dhe ndodh të dalim pa blerë gjë. Kurrë nuk ka qenë më shtrenjtë se tani, nuk e di si do të arrijmë të mbetemi gjallë”, thotë Igor Stojanovski nga Shkupi.
Sipas Lidhjes së Sindikatave, shporta e konsumit në muajin korrik ka arritur në rreth 49.000 denarë (800 euro) për një familje katëranëtarëshe.
Ndërkaq, prodhuesit kanë paralajmëruar se çmimet do të vazhdojnë të shtrenjtohen. Sektori i blegtorisë ka njoftuar se nga 1 shtatori djathi do të shitet për 30 për qind më shtrenjtë. Kjo nënkupton se një kilogram djathë do të kushtojë 3 euro më shumë apo nga 8 do të arrijë në 11 euro.
Nga ky sektor fajin për gjendjen e krijuar nuk ia lënë as vetes e as blerëve, por personave që shesin produktet e tyre.
“Çmimet kaq të larta nuk janë për fajin e bujqve, por të atyre që i marrin me shumicë, e të cilët më pas abuzojnë me çmimet duke i ngritur në pakufi”, thotë Biljana Petkovska-Mitrevska, fermere dhe anëtare e Shoqatës së fermerëve të Maqedonisë së Veriut.
Qeveria maqedonase ka paralajmëruar se mund të rivendosë masat nëse vazhdohet me abuzimin e çmimeve.
“A është rritur çmimi për importin e grurit? Të dhënat që kemi marrë nga sektori i bujqësisë thonë se nuk ka pasur rritje. Nuk kishte as rritje të çmimit të energjisë elektrike. Nuk kishte as rritje të çmimit të karburanteve. Çfarë rritje kishte që ata të rrisin çmimet?”, ka deklaruar ministri i Financave, Fatmir Besimi.
Për të parandaluar rritjen e çmimeve, Qeveria maqedonase do të ndajë 5 milionë euro për prodhuesit e grurit, ndërsa ndihmë do të marrin edhe prodhuesit e kulturave tjera bujqësore.
Njohësit e çështjeve të ekonomisë thonë se bizneset, por edhe prodhuesit në Maqedoninë e Veriut, po manipulojmë me çmimet duke i rritur në kohën kur çmimet e ushqimeve në tregjet botërore janë në rënie e sipër.
“Problemi nuk qëndron as te pagat e punëtorëve, e as te rrethanat ndërkombëtare, sikur që nuk qëndron as të burimet e energjisë elektrike. Rritjet e fundit dhe njoftimet për çmime të reja më të larta janë për faktin se kompanitë sërish po e keqpërdorin situatën dhe po i rrisin çmimet më shumë se ç’duhet. Nuk ka rritje të çmimit të rrymës, as të karburantit. Në krahasim me vitin e kaluar, madje mund të jenë më të ulëta. Thjesht, në pyetje është profiti dhe asgjë tjetër”, thotë Branimir Jovanoviq nga Instituti i Vjenës për Hulumtime Ekonomike.
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë në muajin shkurt të vitit të kaluar, çmimet e ushqimeve dhe energjisë u rriten ndjeshëm.
Qeveria maqedonase ka marrë masa për ngrirjen e çmimeve apo marzhave të produkteve ushqimore bazë, por nga 1 qershori u hoqën të gjitha masat dhe që atëherë çmimet u rritën./ Rel
I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkan...
Ukraina ka kryer një tjetër sulm më dron në Moskë, në një ...
Presidenti rus Vladimir Putin tha në një samit të grupit B...
Dy mjekë stomatologë në Kosovë janë arrestuar pasi një...
Përgatitjet përfundimtare për shkarkimin e ujërave nga ter...
Gjenerali rus Sergei Surovikin, i cili në një kohë ishte k...
Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe 36 të tjerë...
Një Kuran - i shkruar mjeshtërisht me dorë më shumë se 200...
India është përgatitur që më 23 gusht të bëhet vendi i...
Luftëtarët talebanë kanë kryer qindra vrasje që nga ma...
Fillimisht kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, deshi t...
Rusia sulmoi objektet e grurit në Odesa dhe rajonin e lumi...
Dmitry Medvedev, zëvendëssekretari i Këshillit të Sigu...
Tre njerëz janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur të mar...
Në Itali nën kryeministren Meloni është shuar euforia e Ki...
Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka thënë të martën se...
Mungesa e Presidentit Vladimir Putin do të jetë e dukshme ...
Një burrë që besohet të jetë një aktivist kinez për të dre...
Rreth dy muaj më parë, Jevgeni Prigoshin marshoi në Mo...
Ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare kantautori i njohur ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...