Vrasja e efektivit në Maliq/ Lamallari: Dënoj aktin e rëndë, Shqipëria humbi një shërbëtor të ligjit
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, shprehu humbjen e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, shprehu humbjen e...

Fillimisht kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, deshi t'i jepte një shtysë të re procesit të zgjerimit të BE-së. Ai ftoi të hënën (20.08.2023) për një darkë në Athinë krerët e qeverive të vendeve të Ballkanit për të shënuar 20-vjetorin e të ashtuquajturit "Premtimi i Selanikut".
Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova presin prej 20 vitesh në dhomën e pritjes së BE-së. Në qershor 2003 BE konfirmoi se e mbështet pa rezerva orientimin evropian të shteteve të Ballkanit Perëndimor. "E ardhmja e shteteve të Ballkanit është në Bashkimin Evropian”, u tha atëherë në deklaratën përfundimtare të samitit europian pranë qytetit grek të Selanikut, nga i cili deklarata mori edhe emrin. Në gusht 2023 gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor presin ende në korridor dhe vende si Greqia përpiqen të hapin për ta derën e BE, por me sukses shumë të limituar.

Darka në Athinë duhej t`i jepte një shtysë dhe një lëvizje të re situatës së ngrirë. Por protagonisti i takimit në kryeqytetin grek nuk ishte asnjë shef ballkanik – por Volodimir Zelenski.
Presidenti i Ukrainës udhëtoi për në Athinë në fshehtësitë e zakonshme, deri në minutën e fundit ishte e paqartë nëse do të vinte dhe përse. Në fund prania e tij e la në hije atë të të ftuarve të tjerë, ndër ta edhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel.
Trajnim grek për pilotët ukrainas të avionëve F-16
Që nga qershori 2022 edhe Ukraina dhe republika e saj fqinje Moldavia janë zyrtarisht kandidate për anëtarësim në BE. Edhe për to anëtarësimi në të ardhmen e afërt duket i pamundur. Por për Zelenskin duket se gjatë vizitës së tij në Athinë fokusi nuk ishte vëllazërimi me kandidatët e tjerë, por tema të tjera më akute.
Pas takimit Zelenski njoftoi se Mitsotakis i kishte ofruar të trajnonte pilotët ukrainas për avionët luftarakë F-16. Të dielën (19.08.2023) Danimarka dhe Holanda qenë zotuar t`i japin Ukrainës dhjetëra avionë luftarakë F-16 kundër invazionit rus. Avionët F-16 konsiderohen të ndërlikuar për t'u përdorur dhe trajnimi i pilotëve është i vështirë.
Forca ajrore greke përdor vetë kryesisht avionë F-16. Stërvitja e pilotëve ukrainas do të bëhet tani në Kalamata, në një kamp trajnimi me teknologji shumë moderne, që Greqia operon në bashkëpunim me Izraelin. Zelenski falënderoi Athinën për ofertën, të cilën e pranoi me kënaqësi.
Kundër "revizionizmit johistorik"
Më parë kryeministri grek Mitsotakis i garantoi atij para kamerave, se Athina qëndron me Ukrainën "pavarësisht se për çfarë ka nevojë", duke shtuar se "ukrainasit janë një frymëzim për të gjithë qytetarët demokratë të Evropës".

Mitsotakis u shpreh edhe kundër "revizionizmit johistorik" - ndoshta duke pasur parasysh jo vetëm Rusinë, por edhe Turqinë, me të cilën Greqia ka shpesh mosmarrëveshje për shkak të pretendimeve territoriale - duke argumentuar se Rusia "duhet të dënohet për krimet e saj nga drejtësia ndërkombëtare". Ai vuri në pah edhe mbështetjen e deritanishme të Greqisë dhe theksoi se më shumë se gjysma e grurit të Ukrainës eksportohet me anije greke. Megjithatë për transportin e naftës ruse me cisterna greke Mitsotakis nuk tha asgjë.
„Vëllezërit" grekë në Mariupol
Ndihma ushtarake për Ukrainën nuk është shumë e mirëpritur në opinionin grek. Në fakt sipas sondazheve një shumicë e qartë është në favor të sanksioneve kundër Rusisë dhe tre të katërtat e të gjithë grekëve janë po ashtu për mbështetje financiare për Ukrainën. Megjithatë dërgesat e armëve i refuzojnë dy të tretat e të anketuarve.
Nga ana tjetër në Greqi ndihma për "vëllezërit tanë" në Odesa dhe Mariupol mbështetet nga një pjesë e madhe e popullsisë. Sipas qeverisë greke në Mariupol dhe zonën përreth para sulmit rus në Ukrainë jetonin 100.000 njerëz me origjinë greke. Qeveria e Athinës ndien përgjegjësi për ta.

Prandaj ish-ministri i Jashtëm Nikos Dendias ofroi të shoqëronte një kolonë ndihmash për në Mariupol që në fillim të luftës në mars 2022 dhe shkoi më në fund vetë një muaj më vonë në këtë qytet.
Kur Mariupoli u bë simbol i vuajtjeve të civilëve ukrainas, Dendias kërkoi që Greqia, për shkak të "interesit të saj të veçantë për Mariupolin", të përfshihej në një proces të ardhshëm gjyqësor për krimet ruse të luftës.
Premtim për rindërtimin e Odesës
Për shkak të pakicës në Ukrainë një pjesë e madhe e popullsisë greke mbështet edhe premtimin e Mitsotakis, se Greqia do të ndihmojë për rindërtimin e Ukrainës dhe veçanërisht të Odesës.
Fëmijët në Greqi mësojnë në shkollën fillore, se në qytetin port ukrainas u themelua organizata sekrete greke "Filiki Eteria", e cila në 1821 nxiti kryengritjen kundër sundimit osman në Greqi – duke dhënë sinjalin fillestar për pavarësinë e shtetit në Egje.
"Deklarata e Athinës" për Ukrainën
Pas darkës liderët e vendeve të Ballkanit theksuan mbështetjen e tyre të palëkundur "për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, bazuar në vlerat e demokracisë dhe shtetit të së drejtës kundër agresionit rus”. Përveç vendeve aspirante të BE, të pranishëm ishin edhe vendet anëtare të BE në Ballkan. Vetëm kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk ishte i ftuar për shkak të tensioneve aktuale mes Greqisë dhe Shqipërisë.
Krerët e qeverive të Serbisë, Republikës së Moldavisë, Malit të Zi, Greqisë, Rumanisë, Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë, Kroacisë dhe Ukrainës nënshkruan të ashtuquajturën "Deklarata e Athinës", sipas së cilës "krimet e luftës dhe krimet e tjera nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar”. Të gjithë ata që janë përgjegjës për krime si sulme ndaj civilëve, por edhe për shkatërrimin e infrastrukturës, duhet të japin llogari, kërkojnë nënshkruesit në deklaratë.
"Deklarata e Athinës” përmbante edhe disa rreshta për arsyen e hershme të takimit: se është urgjentisht e nevojshme të përshpejtohet rruga e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Megjithatë, për një "zhvillim të ri në këtë çështje" nuk kishte asnjë shenjë./ DW
Rusia sulmoi objektet e grurit në Odesa dhe rajonin e lumi...
Dmitry Medvedev, zëvendëssekretari i Këshillit të Sigu...
Tre njerëz janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur të mar...
Në Itali nën kryeministren Meloni është shuar euforia e Ki...
Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka thënë të martën se...
Mungesa e Presidentit Vladimir Putin do të jetë e dukshme ...
Një burrë që besohet të jetë një aktivist kinez për të dre...
Rreth dy muaj më parë, Jevgeni Prigoshin marshoi në Mo...
Ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare kantautori i njohur ...
Papunësia në Kosovë gjatë vitit të kaluar ka arritur në 11...
Europol në bashkëpunim me Gardën Civile Spanjolle (Guardia...
Ish-presidenti Donald Trump do të dorëzohet para autoritet...
Gjermania njihej si një vend ku qytetarët mbështesin i...
Sipas raportimeve, një bombardues rus me rreze të gjatë ës...
Rreth 500 fëmijë kanë vdekur nga uria në Sudan – duke ...
Tetë persona kanë mbetur të bllokuar në një teleferik ...
Propozimi për ta shtuar një amendament në ligjin në Ir...
Presidenti kinez Xi Jinping ndodhet në Afrikën e Jugut për...
Njëmbëdhjetë liderët e vendeve të Ballkanit, përfshirë edh...
Ndonëse BE-ja në masat ndëshkuese për shkak të situatës në...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...