Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas/ Raportohet për dy viktima
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...

Mungesa e Presidentit Vladimir Putin do të jetë e dukshme kur Presidenti kinez Xi Jinping dhe udhëheqës të tjerë nga grupi BRICS i ekonomive në zhvillim mblidhen të martën në Afrikën e Jugut për një takim tre-ditor.
Blloku i përbërë nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut, po zhvillon takimin e tij të parë që nga periudha para përhapjes së pandemisë.
Presidenti rus Vladimir Putin do të marrë pjesë virtualisht në takim pasi udhëtimi i tij në Afrikën e Jugut u ndërlikua nga një fletë-arrest i lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale në muajin mars lidhur me akuzat ndaj tij për rrëmbimin e fëmijëve nga Ukraina.
Udhëheqësi kinez Xi, Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva, Kryeministri indian Narendra Modi dhe Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa do të marrin pjesë personalisht në diskutimet e bllokut, i cili strehon 40% të popullsisë së botës dhe është përgjegjëse për më shumë se 30% të prodhimit ekonomik të botës.
Më shumë se 20 vende kanë aplikuar që të anëtarësohen në bllok, sipas zyrtarëve të Afrikës së Jugut, përfshirë Arabinë Saudite, Iranin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ministri i Jashtëm saudit, Princi Faisal bin Farhan do të marrë pjesë në takim, po ashtu dhe Presidenti iranian Ebrahim Raisi.
Pesë vendet që formojnë bllokun BRICS duhet të pajtohen lidhur me kriteret për anëtarësimin e vendeve të reja. Zgjerimi i bllokut BRICS favorizohet nga Kina dhe Rusia si një lloj koalicioni, ndërsa janë përkeqësuar marrëdhëniet e tyre me Perëndimin. Grupi BRICS u formua në vitin 2009 nga Brazili, Rusia, India dhe Kina. Afrika e Jugut u anëtarësua në vitin 2010.
Rreth 1,200 delegatë nga pesë vendet e grupit BRICS dhe dhjetëra vende të tjera në zhvillim pritet të marrin pjesë në takimin në Johannesburg, përfshirë më shumë se 40 krerë shtetesh, sipas zotit Ramaphosa, president i Kongresit Kombëtar Afrikan. Në takim pritet të marrë pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, theksoi se pjesmarrja e zotit Putin do të jetë e plotë, pavarësisht se do të jetë virtuale ai do të mbajë një fjalim. Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov do të marrë pjesë personalisht në takim.
Zoti Ramaphosa u takua me Presidentin Xi në kryeqytetin Pretoria, të martën. Udhëheqësi i Afrikës së Jugut tha se ai po kërkonte "mbështetjen kineze lidhur me kërkesat e Afrikës për reformimin e institucioneve të qeverisjes botërore, veçanërisht Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara".
Afrika dhe Amerika e Jugut nuk kanë përfaqësues të përhershëm në Këshillin e Sigurimit, pavarësisht se janë strehë e afro 2 miliardë banorëve.
Zoti Xi, i cili ka rifilluar gradualisht udhëtimet jashtë vendit pas heqjes së kufizimeve të rrepta ndaj pandemisë, iu bashkua zotit Ramaphosa për të ndjekur një paradë ushtarake para ndërtesës së qeverisë së Afrikës së Jugut. Udhëheqësi kinez do të marrë pjesë në takimin në Johanesburg, rreth 60 kilometra larg. Zoti Xi tha se Kina është e gatshme për të ngritur në nivele të reja partneritetin strategjik me Afrikën.
Zyrtarët e organizatës BRICS i kanë kundërshtuar akuzat se blloku po merr një kthesë anti-perëndimore nën ndikimin e Kinës dhe Rusisë, duke thënë se po shikon interesat e botës jugore.
Bashkimi Evropian u bëri thirrje udhëheqësve Xi, Lula, Modi dhe Ramaphosa që ta shfrytëzojnë takimin e kësaj jave për ta dënuar Rusinë dhe Putinin për luftën në Ukrainë, çfarë nuk ka gjasa të ndodhë.
Sidoqoftë, BRICS ka sherbyer si një forum për Rusinë për të shprehur retorikën anti-perëndimore, ndërsa kryediplomati Lavrov e shfrytëzoi takimin e ministrave të jashtëm të bllokut BRICS në qershor për të kritikuar Perëndimin lidhur me "hegjemoninë" e tij dhe duke përdorur "shantazhin financiar" për t'u shërbyer "interesave egoiste".
Një protestë e vogël kundër pushtimit rus të Ukrainës u mbajt të martën në një park publik më shumë se 3 kilometra nga vendi i takimit./VOA
Një burrë që besohet të jetë një aktivist kinez për të dre...
Rreth dy muaj më parë, Jevgeni Prigoshin marshoi në Mo...
Ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare kantautori i njohur ...
Papunësia në Kosovë gjatë vitit të kaluar ka arritur në 11...
Europol në bashkëpunim me Gardën Civile Spanjolle (Guardia...
Ish-presidenti Donald Trump do të dorëzohet para autoritet...
Gjermania njihej si një vend ku qytetarët mbështesin i...
Sipas raportimeve, një bombardues rus me rreze të gjatë ës...
Rreth 500 fëmijë kanë vdekur nga uria në Sudan – duke ...
Tetë persona kanë mbetur të bllokuar në një teleferik ...
Propozimi për ta shtuar një amendament në ligjin në Ir...
Presidenti kinez Xi Jinping ndodhet në Afrikën e Jugut për...
Njëmbëdhjetë liderët e vendeve të Ballkanit, përfshirë edh...
Ndonëse BE-ja në masat ndëshkuese për shkak të situatës në...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha sot se ki...
Ish-Presidenti Donald Trump njoftoi se do të paraqitet...
Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në...
Franca të hënën pasdite lëshoi një "alarm të kuq" pë...
Shefi i mercenarëve të Wagner, Yevgeny Prigozhin, thot...
Sipas organizatorëve, qëllimi i samitit të ardhshëm të BRI...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...