
Ish-Presidenti Donald Trump njoftoi se do të paraqitet tek autoritetet në Xhorxhia të enjten, për çështjen gjyqësore ku ai akuzohet se planifikoi veprime të paligjshme për përmbysjen e humbjes së tij në zgjedhjet e vitit 2020.
"A mund ta besoni? Do të shkoj në Atlanta, Xhorxhia, të enjten që të më ARRESTOJNË", shkruajti zoti Trump në rrjetin e tij të mediave sociale mbrëmjen e së hënës, pak pasi u bë e ditur se garancia financiare për të është përcaktuar në shumën 200 mijë dollarë.
Ish-Presidentit Trump, të cilit i ishte vendosur afati deri të premten për t’u paraqitur, i ndalohet gjithashtu frikësimi i të akuzuarve të tjerë, dëshmitarëve, apo viktimave në kuadrin e kësaj çështjeje – përfshirë nëpërmjet mediave sociale – thuhet në marrëveshjen e firmosur nga Prokurorja e Qarkut Fulton, Fani Willis, avokatët e zotit Trump dhe nga gjykatësi.
Ai ka përdorur në mënyrë të përsëritur mediat sociale për të sulmuar personat e përfshirë në çështjet penale ndaj tij, ndërsa vazhdon fushatën për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024. Ai ka vepruar kështu ndaj Prokurores Willis, si dhe iu drejtua me emër të hënën Guvernatorit të Xhorxhias, Brian Kemp – një zyrtar republikan që ka refuzuar përpjekjet për të përmbysur rezultatin zgjedhor.
Marrëveshja ia ndalon ish-presidentit bërjen e “kërcënimeve direkte apo indirekte të çfarëdo natyre” ndaj dëshmitarëve apo të akuzuarve të tjerë, si dhe komunikimin në çfarëdolloj forme për faktet e çështjes së përbashkët gjyqësore, me përjashtim të komunikimit nëpërmjet avokatëve.
Garancia financiare është një shumë që të akuzuarit duhet ta paguajnë si një formë kolaterali, për t’u siguruar se do të paraqiten në gjykatë për seancat gjyqësore.
Prokurorja Willis ka përcaktuar afatin deri të premten në mesditë që ish-Presidenti Trump dhe 18 personat e akuzuar bashkë me të, të paraqiten për të bërë procedurat e regjistrimit. Prokurorja ka propozuar që ngritja e akuzave të bëhet në javën pasuese të 5 shtatorit. Ajo është shprehur se dëshiron që të akuzuarit të gjykohen në një proces gjyqësor të përbashkët, dhe se dëshiron ta paraqesë çështjen në gjykatë në marsin e vitit të kaluar, që do të shtonte kështu tensionet gjatë periudhës së kandidimit për president.
Ndër të akuzuarit janë edhe shefi i stafit i Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows, avokati i zotit Trump dhe ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani, si dhe një ish-zyrtar i Departamentit të Drejtësisë, Jeffrey Clark, i cili ndihmoi përpjekjet e ish-presidentit për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet në Xhorxhia.
Akuzat në Xhorxhia vijnë vetëm dy javë pasi prokurori i posaçëm i Departamentit të Drejtësisë në një çështje tjetër hetimore për një komplot të gjerë për përmbysjen e rezultatit zgjedhor. Krahas dy çështjeve gjyqësore që kanë lidhje me zgjedhjet, ish-Presidenti Trump përballet me akuza federale për marrjen dhe mbajtjen e paligjshme të dokumentave të klasifikuara, si dhe një çështje gjyqësore në shtetin e Nju Jorkut ku akuzohet për falsifikim të të dhënave të biznesit./ VOA
Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në...
Franca të hënën pasdite lëshoi një "alarm të kuq" pë...
Shefi i mercenarëve të Wagner, Yevgeny Prigozhin, thot...
Sipas organizatorëve, qëllimi i samitit të ardhshëm të BRI...
Zyrtarët rusë thanë herët të martën se ushtria kishte rrëz...
Udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të B...
Këtë të hënë në Greqi kanë zbarkuar liderët e vendeve ball...
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ës...
Ministria e Jashtme e Turqisë i ka thirrur në një takim të...
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen i ë...
Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch tha...
Nxënësit e shkollave të mesme në Rusi do të mësojnë si t’i...
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, e konsidero...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, mbajti një fja...
Arrestimi i dy zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Tregtis...
Një burrë u gjet i vdekur shkaku i një zjarri që shpër...
Dritan Abazoviç, kryeministri i Qeverisë Teknike të Ma...
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald...
Vrasja e Fernando Villavicencio përmbysi javën e fundi...
Aeroporti Domodedovo i Moskës ka kufizuar mbërritjet d...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...