Au-pair në Gjermani: Kur ëndrra kthehet në zhgënjim
Tingëllon mjaft joshëse: Në moshën e rinisë të guxosh një ...

Një anketë e këtyre ditëve tregon se amerikanët janë thellësisht të ndarë përgjatë vijave partiake në vlerësimin e tyre për veprimet e Presidentit Donald Trump në bazë të akuzave penale të ngritura së fundmi kundër tij. Rreth gjysma e tyre thonë se përpjekja e supozuar e tij për të ndërhyrë në procesin e numërimit të votave në shtetin e Xhorxhias në vitin 2020 ishte e jashtëligjshme.
Anketa, e kryer nga agjencia e lajmeve ‘The Associated Press’ dhe Qendra për Hulumtim të Marrëdhënieve me Publikun ‘NORC’, para ngritjes së aktpadisë të Xhorxhias të hënën, po ashtu tregon se rreth gjysma e amerikanëve – 53 për qind – pajtohen me vendimin e Departamentit të Drejtësisë për ta paditur zotin Trump rreth përpjekjeve të tij që të qëndronte në pushtet, pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2020.
Sipas anketës, 85 për qind e demokratëve pajtohen me akuzat e ngritura më 2 gusht nga prokurori i posaçëm, Jack Smith, krahasuar me 47% të votuesve të pavarur dhe me 16 për qind të republikanëve. Në përgjithësi, 3 në 10 amerikanë nuk pajtohen me akuzat, përfshirë rreth dy të tretat e republikanëve.
Anketa sugjeron se aktpaditë e pashembullta ndaj një ish presidenti kanë ndikuar pak në polarizimin e elektoratit amerikan: shumica e amerikanëve nuk pajtohen me zotin Trump, por ai mbetet popullor në mesin e republikanëve.
Në përgjithësi, 35% e amerikanëve janë në favor të zotit Trump dhe 62 për qind nuk janë në favor të tij. Brenda kampit republikan, megjithatë, 7 nga 10 prej tyre e vlerësojnë ish Presidentin pozitivisht, ndërkohë 6 nga 10 thonë se dëshirojnë që ai të kandidojë sërish në garën për Shtëpinë e Bardhë.
Anketa u realizua më 10-14 gusht. Në kohën kur u krye anketa, 51 për qind e amerikanëve besonin se zoti Trump kishte vepruar në mënyrë të jashtëligjshme në rastin e Xhorxhias, përfshirë rreth 16 për qind të republikanëve.
Zoti Trump mohon të ketë bërë ndonjë shkelje dhe thotë se akuzat ndaj tij janë të motivuara politikisht, ndërkohë që po garon kundër Presidentit Biden.
Vetëm rreth 2 në 10 amerikanë – rreth 17% - thonë se kanë “shumë” besim në udhëheqësit e Departamentit të Drejtësisë. Ky nivel i ulët i besueshmërisë është i shtrirë përgjatë gjithë spektrit politik; vetëm 26 për qind e demokratëve, 14 për qind e të pavarurve dhe 7 për qind e republikanëve thonë se kanë besim në agjencinë e rendit dhe ligjit. Rreth gjysma e amerikanëve kanë “pak” besim në Departamentin e Drejtësisë dhe rreth një e treta “nuk i besojnë fare.” Republikanët i besojnë më pak se demokratët Departamentit të Drejtësisë, në raport 48 për qind me 18 për qind.
“Është e qartë që zoti Trump po garon për president dhe kjo administratë aktuale po bën çmos ta arrestojnë rivali politik dhe ta fusë në burg,” tha zoti Cary Arnold, republikan, 56 vjeçar, nga Marylandi. “Qoftë edhe sipërfaqësisht, kjo jep një përshtypje tejet të keqe. Diçka e tillë pritet të shihet në vendet e treta, që udhëhiqen nga diktatorët.”
Veprimet e zotit Trump nuk kanë kaluar kufirin, për të merituar akuza penale, thotë ai.
“Nuk kam parë asgjë të jashtëligjshme,” thotë zoti Arnold. “E di që njerëzit thonë se ka bërë gjëra të jashtëligjshme, por asnjëra nga gjërat që po i thonë nuk kanë kuptim.”
Ndaj zotit Trump janë ngritur katër padi penale, që nga muaji prill, por për amerikanët këto aktakuza nuk kanë peshë të njejtë.
Ndërkohë që rreth gjysma besojnë se zoti Trump ka bërë diçka të jashtëligjshme në trazirat e 6 janarit dhe rastin e Xhorxhias, përfshirë edhe rastin që ka të bëjë me dokumentet e klasifikuara të gjetura në shtëpinë e tij në Florida, dhe vetëm rreth një e treta e të anketuarve thonë se zoti Trump veproi jashtëligjshëm, kur sipas akuzës, fshehu pagesën për një grua, e cila thotë se kishte patur marrëdhënie me të, për të blerë heshtjen e saj.
54 për qind e të anketuarve mendojnë se me veprimet e tij pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, zotit Trump e ka dëmtuar demokracinë, 19 për qind thonë jo dhe një e katërta nuk besojnë në asnjërin opsion. Republikanët janë të ndarë për sa i përket ndikimit të veprimeve të zotit Trump: 43% thonë që ai mbrojti demokracinë, ndërsa 23 për qind thonë se e kërcënoi atë. Rreth një e treta e republikanëve nuk besojnë në asnjërin opsion.
“Zoti Trump dhe shumë nga përkrahësit e tij thonë, se aktpaditë synojnë ta dëmtojnë atë në këto zgjedhje”, thotë republikani 60 vjeçar David Biggar nga Florida, që ka votuar dy herë kundër zotin Trump. “Por mendoj se ai po hetohet për veprime për të cilat duhet të gjykohet”, shton ai.
Amerikanët kryesisht nuk pajtohen me pretendimin e zotit Trump se zgjedhjet e vitit 2020 ishin vjedhur. Shtatë nga 10 amerikanë thonë se Presidenti Biden është president i zgjedhur në mënyrë legjitime. Por, në mesin e votuesve republikanë, 57 për qind thonë se zgjedhja e zotit Biden ishte jolegjitime, krahasuar me 32 për qind të të pavarurve dhe 2 për qind të demokratëve.
Sipas zonjës Treasa Howell, republikane 58 vjeçare nga Mizuri, shumë nga akuzat ndaj zotit Trump tingëllojnë të vërteta, por ajo beson që janë të motivuara nga politika më shumë se sa nga drejtësia dhe se zoti Trump po bëhet shembull.
“Sinqerisht, nuk mendoj që dikush në arenën politike luan 100% drejt,” thotë zonja Howell. “Më duket sikur është një aktakuzë politike, por besoj plotësisht që është e vërtetë. Dhe ky është problemi që kam me zotin Trump.”
Por, nëse zoti Trump siguron emërimin nga partia republikane dhe përballet sërish me zotin Biden, “ndonëse me hezitim, do të votoja për të”, thotë ajo./ VOA
Tingëllon mjaft joshëse: Në moshën e rinisë të guxosh një ...
Në një raport të ri të OKB-së për luftën në Ukrainë janë k...
Lituania do të mbyllë përkohësisht dy prej gjashtë pikave ...
Në Maqedoninë e Veriut, analistët mendojnë se ndryshimet k...
Grupi mercenar rus Wagner është regjistruar në rajonin bje...
Analiza e gjenomit ka zbuluar detaje të reja fizike të kuf...
Puna për zhvarrosjen e trupave të rreth 46 ushtarëve gjerm...
Qeveria ruse e ka dëbuar korrespondenten e të përditshmes ...
Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë Dm...
Turqia ka regjistruar temperatura rekorde prej 49.5 gr...
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në nj...
Anëtari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Don Bacon, t...
"Google" ka njoftuar planet për të trajnuar 20,000 gra...
Një projektligj që do të lejojë ligjërisht njerëzit të për...
Rusia rifilloi shënjestrimin e infrastrukturës së grur...
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës (MSH) u ka bërë thi...
Forcat ajrore të Ukrainës të mërkurën thanë se një grup i ...
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, njoftoi të mërkurën se d...
Rudy Giuliani po përballet me qindra mijëra dollarë në fat...
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të udhëtojë në Hawaii ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...