Kërkesa e protestuesve për kufizimin e mandatit të kryeministrit/ Berisha: PD e gatshme ta votojë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...

Sipas organizatorëve, qëllimi i samitit të ardhshëm të BRICS, i cili do të mbahet në Afrikën e Jugut nga 22 deri më 24 gusht, është një sistem më i drejtë i qeverisjes globale dhe kundërshtimi ndaj dominimit ekonomik të vendeve perëndimore. Por disa vëzhgues thonë se mungesa e liderit rus, Vladimir Putin mund të kërcënojë ndikimin e tij në rritje në Afrikë.
Rusia është një nga pesë vendet anëtare të BRICS. Përveç Rusisë, anëtarë të kësaj organizate janë edhe Brazili, India, Kina dhe Afrika e Jugut. Këto vende e konsiderojnë veten si ekonomi me rritje të shpejtë.
Një urdhër-arresti është lëshuar kundër presidentit rus Putin nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) për shkak të pushtimit të Rusisë në Ukrainë. Pjesëmarrja e tij e mundshme në këtë samit shtroi një dilemë diplomatike dhe ligjore për Afrikën e Jugut, derisa më vonë u konfirmua se delegacioni rus do të drejtohet nga ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.
"Prania e Putinit do të ishte një shpërqendrim i madh, duke pasur parasysh të gjitha polemikat që kanë lindur nga aktakuza e ICC," tha për DW Gideon Chitanga, studiues në Universitetin e Witwatersrand në Johanesburg.
"Kështu që mungesa e tij të paktën ndihmon në mbajtjen e fokusit në çështjet kryesore për momentin." Me fjalë të tjera, do të ketë më pak zhurmë për presidentin Putin, për arrestimin e tij të mundshëm dhe çështja do të përqendrohet më shumë tek marrëdhëniet midis Rusisë dhe vendeve afrikane”, shtoi Chitanga.
A ka rëndësi mungesa e Putinit?
Në korrik, Putin e minimizoi mosparaqitjene tij në Afrikën e Jugut. "Unë mendoj se prania ime në samitin e BRICS nuk është më e rëndësishme sesa të jem këtu në Rusi," tha Putin. Por Gustavo de Carvalho, një bashkëpunëtor i lartë në Institutin e Çështjeve Ndërkombëtare të Afrikës së Jugut, tha se për momentin Rusia është ekonomikisht e dobët, duke lënë potencialisht derën e hapur për negociata më serioze nëse Putini do të bënte udhëtimin.
"Putini po paguan çmimin e luftës. Dhe kështu ndoshta disa marrëveshje të nivelit të lartë do të mund të ishin përfunduar po të vinte edhe Putini”, tha ai për DW. "Por, nuk mendoj se mungesa e tij do të ketë shumë efekt në asnjë mënyrë”.
Jo të gjithë janë dakord me këtë. Përpara samitit të BRICS, partia opozitare radikale e krahut të majtë të Afrikës së Jugut, Luftëtarët e Lirisë Ekonomike (EFF), u bëri thirrje liderëve të Kinës, Indisë dhe Brazilit që të bojkotojnë ngjarjen në shenjë solidariteti me Putinin. Kreu i partisë Julius Malema mblodhi mbështetësit e tij për të mbajtur protesta në mbështetje të liderit rus.
"I bëjmë thirrje Presidentit të Republikës Popullore të Kinës, Indisë dhe Brazilit që të mos vijnë në samitin e BRICS në shenjësolidariteti me Presidentin Putin”, tha Malema.

"Ishte [Presidenti i Afrikës së Jugut] Ramaphosa - Ramaphosa frikacak - që nuk mund të garantonte se ne nuk do ta arrestonim Putinin... Ne kurrë nuk do ta mbështesim imperializmin kundër Presidentit Putin."
Kërkesat e Rusisë, në qendër të vëmendjes
Ndikimi i Putinit është i madh edhe në vende të tjera. Grushti i shtetit në Niger dëshmoi edhe ndikimin në rritje të Rusisë në rajon. Edhe në Mali dhe Burkina Faso janë kryer grusht shtetesh në 2021 dhe 2022. Udhëheqësit ushtarakë dëbuan trupat e ish-fuqisë koloniale të Francës dhe forcuan marrëdhëniet diplomatike me Moskën.
Të dy vendet kanë paralajmëruar kundër çdo ndërhyrjeje ushtarake në Niger. Edhe Putini ka nënvizuar dëshirën e tij për një "zgjidhje paqësore". Nën presidentin e zgjedhur në mënyrë demokratike të Nigerit, Mohamed Bazuma, vendi është parë si një aleat perëndimor.

Frederik Goloba Mutebi thotë për DW se Rusia thjesht po ndjek interesat e veta në këtë rajon, ngjashëm sikur fuqitë perëndimore në të kaluarën. "Rusia, si të gjitha fuqitë e tjera perëndimore, do të mbështesë qeveritë në Afrikë që janë në përputhje me interesat e saj," tha Goloba. "Nëse Rusia po bën të njëjtën gjë sot, Perëndimi nuk duhet të shqetësohet për ndikimin në rritje të Rusisë në Afrikë."
Afrika ka interesat e veta
Sipas studiuesit Chitangi nga Universiteti i Witwatersrand, narrativa dominuese mbetet se Rusia kontribuon pak në ekonomitë afrikane në krahasim me prodhimin e saj ushtarak. "Por disa vende afrikanë e shohin Putinin si një aleat jetik," tha ai, duke shtuar se qytetarët afrikanë janë më të interesuar "në mënyrën se si vendet e tyre do të përfitojnë nga samiti i BRICS dhe marrëdhëniet e reja të BRICS".
Chitanga beson se vendet afrikane nuk do t'i nënshtrohen domosdoshmërisht presionit perëndimor "Ka shqetësim të madh midis politikëbërësve afrikanë, grupeve dhe akademikëve, të cilët janë shumë kritikë ndaj asaj që ata e shohin si hipokrizi të Perëndimit në përpjekjen për të ndikuar ose diktuar politikën në Afrikë.
Goloba thotë se liderët afrikanë janë ende shumë të vetëdijshëm për qëndrimet e kombeve të tjera ndaj Rusisë, veçanërisht për shkrimet e mediave perëndimore. Vetëm 17 krerë shtetesh afrikane morën pjesë në samitin Rusi-Afrikë 2023, krahasuar me 43 në samitin e parë në 2019. "Nuk mund të thuhet se liderët afrikanë udhëtuan në Moskë ose u përfaqësuan atje sepse e duan Putinin. Ata kishin interesat e tyre në marrëdhëniet me Rusinë që duhej t'i ruanin”, shpjegoi Goloba./ DW
Zyrtarët rusë thanë herët të martën se ushtria kishte rrëz...
Udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të B...
Këtë të hënë në Greqi kanë zbarkuar liderët e vendeve ball...
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ës...
Ministria e Jashtme e Turqisë i ka thirrur në një takim të...
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen i ë...
Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch tha...
Nxënësit e shkollave të mesme në Rusi do të mësojnë si t’i...
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, e konsidero...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, mbajti një fja...
Arrestimi i dy zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Tregtis...
Një burrë u gjet i vdekur shkaku i një zjarri që shpër...
Dritan Abazoviç, kryeministri i Qeverisë Teknike të Ma...
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald...
Vrasja e Fernando Villavicencio përmbysi javën e fundi...
Aeroporti Domodedovo i Moskës ka kufizuar mbërritjet d...
Frika nga një bombë atomike gjermane e shtyu përpara n...
Kryeminstri i Kosovës Albin Kurti ka njoftuar se Kosova i...
Një protestë kundër presidentit të Rusisë, Vladimir Putin,...
Arkeologët kanë zbuluar një dhomë gjumi të vogël në një vi...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...