
Kryeminstri i Kosovës Albin Kurti ka njoftuar se Kosova i është bashkuar Deklaratës së Përbashkët të Vendeve të G7-ës mbi mbështetjen për Ukrainën.
Në një postim në rrjetet sociale ai thotë se kjo Deklaratë shprehë mbështetjen e pa rezervë për përpjekjet e guximshme të Ukrainës për të mbrojtur institucionet e veta demokratike prej luftës ilegale dhe të paprovokuar të Rusisë.
Kurti thotë se duke iu bashkuar kësaj Deklarate, Republika e Kosovës rithekson se sigurimi i fitores për popullin ukrainas, si dhe llogaridhënia e liderëve të Rusisë për krimet e tyre, është e domosdoshme për ruajtjen e paqes dhe demokracisë, në Evropë dhe më tej.
Postimi i plotë:
Republika e Kosovës i është bashkuar Deklaratës së Përbashkët të Vendeve të G7 mbi Mbështetjen për Ukrainën. Kjo Deklaratë shprehë mbështetjen e pa rezervë për përpjekjet e guximshme të Ukrainës për të mbrojtur institucionet e veta demokratike prej luftës ilegale dhe të paprovokuar të Rusisë.
Duke iu bashkuar kësaj Deklarate, Republika e Kosovës rithekson se sigurimi i fitores për popullin ukrainas, si dhe llogaridhënia e liderëve të Rusisë për krimet e tyre, është e domosdoshme për ruajtjen e paqes dhe demokracisë, në Evropë dhe më tej.
DEKLARATË E BASHKIMIT ME DEKLARATËN E PËRBASHKËT TË VENDEVE TË G7 MBI MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN
Pushtimi ilegal dhe i paprovokuar i Ukrainës nga ana e Rusisë, mbetet një kërcënim ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Çmimi i shkaktuar deri tani, në jetë njerëzish, stagnim ekonomik dhe shkatërrim mjedisor, ka qenë katastrofal për popullin ukrainas.
Ne i përshëndesim ata për rezistencën e tyre të guximshme në mbrojtje të vlerave tona të përbashkëta, duke përfshirë demokracinë, të drejtat e njeriut dhe paqen e stabilitetin botëror. Po ashtu u shprehim keqardhjen dhe ngushëllimet më të thella për humbjet dhe vuajtjet e tyre.
Pasojat e konfliktit kanë ndikuar edhe përtej kufijve të Ukrainës. Në përpjekje për të tërhequr vëmendje prej luftës së saj ilegale, Rusia po tenton të destabilizojë Ballkanin Perëndimor, me ndihmën e aleatëve të saj kryesorë autokratikë në rajon.
Prej ditës së parë të konfliktit, Republika e Kosovës po qëndron krahas Ukrainës dhe popullit të saj, pa rezervë. Menjëherë e kemi dënuar pushtimin dhe u jemi bashkëngjitur sanksioneve të ShBA-së dhe BE-së kundër Rusisë. Kemi shprehur gjithashtu gatishmërinë tonë për të pranuar deri në 5,000 refugjatë nga konflikti dhe kemi mirëpritur në Kosovë 18 gazetarë ukrainas, duke iu ofruar një vend të sigurt ku mund të vazhdojnë misionin e tyre për t'ia thënë të vërtetën pushtetit.
Tani që lufta ilegale e Rusisë po zgjatë, duke hyrë thellë në vitin e saj të dytë, Republika e Kosovës, përmes kësaj letre, i bashkohet Deklaratës së Përbashkët të Vendeve të G7 mbi Mbështetjen për Ukrainën. Tani më shumë se kurrë, bota demokratike duhet të flasë me një zë, drejt një qëllimi të përbashkët. Sigurimi i fitores për popullin ukrainas, si dhe llogaridhënia e liderëve të Rusisë për krimet e tyre, është i domosdoshëm për ruajtjen e paqes dhe demokracisë, në Evropë dhe më tej. Prandaj, Republika e Kosovës mbetet e gatshme për t'u kontribuar përpjekjeve të parashikuara në Deklaratën e Përbashkët dhe mbështetë plotësisht synimet dhe vlerat e shpallura në të./ CNA
Një protestë kundër presidentit të Rusisë, Vladimir Putin,...
Arkeologët kanë zbuluar një dhomë gjumi të vogël në një vi...
Lideri i puçit në Niger, Abdourahmane Tchiani, ka thën...
Stuhia tropikale “Hilary” u zhvendos drejt bregdetit meksi...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha të dielën se v...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe presidenti i Tu...
Pas kontrolleve në të gjithë vendin në Ukrainë do të zëven...
Një sondazh në Gjermani tregoi se gati dy të tretat e votu...
Mediat greke raportojnë se policia ka zbardhur detaje nga ...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur se akuza...
Një protestë kundër presidentit të Rusisë, Vladimir Putin,...
Misioni i parë në Hënë i Rusisë pas gati 50 vitesh nuk pat...
Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Australia kanë në plan të...
Ndoshta lufta në Ukrainë mund të marrë fund rreth vitit 20...
Fati i centralit bërthamor në mes të luftës më të madhe në...
“Uragani 'Hilary', që po shkon drejt bregut të Paqësorit t...
Një gjykatë apeli në Kaliforni riktheu për gjykim të p...
Mbështetësit e juntës së Nigerit u detyruan të shtunën të ...
Një peshk ka shkaktuar ndërprerje të energjisë n...
Rusia ka raportuar një "situatë jonormale" në anijen e saj...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...