Murrizi paralajmëron Berishën: Koha e këllirave duhet të marrë fund ose do fundoseni
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...

Pas kontrolleve në të gjithë vendin në Ukrainë do të zëvendësohen të gjithë drejtuesit e zyrave rajonale të rekrutimit. Kush do të vijë në poste dhe si mund të pengohet korrupsioni?
Pasurim ilegal?
Javët e fundit Ukraina është tronditur nga disa skandale, ku të përfshirë kanë qenë drejtues të zyrave të rekrutimit. Kështu ish-komisari ushtarak i Odesas, Jevhen Borisov akuzohet, për pasurim ilegal në vlera milionëshe dhe shkelje të ligjeve të detyrimit ushtarak. Gazetarët kanë zbuluar, se të afërm të Borisov që nga fillimi i luftës në Ukrainë kanë blerë imobilje në Spanjë dhe makina të shtrenjta. Pas publikimeve, Borisovi u shkarkua nga detyra, u arrestua dhe ndodhet në proces.
Ndërsa në një kontroll tjetër doli, se komisari ushtarak i rajonit të Transkarpateve kishte angazhuar ushtarët për ndërtimin e shtëpisë së tij. Në Rivne, drejtuesi i një zyre rajonale kishte keqtrajtuar vartësit. Po ashtu u arrestua edhe drejtuesi i një zyre rajonale në Donjeck. Sipas hetimeve, rekrutët e kësaj zyre paraqiteshin sikur i bashkangjiteshin një brigade luftimesh, por realisht ata nuk kishin marrë pjesë asnjëherë në luftime dhe vazhdonin të merrnin pagën e caktuar. Në zyra rekrutimi në Kiev dhe 10 rajone të tjera u zbuluan raste, ku shiteshin raporte mjekësore për paaftësi në shërbim ushtarak.
Shqetësime të opozitës
Opozita në parlament ka kërkuar nga presidenti ukrainas të bëjë publike kriteret, në bazë të të cilave janë shkarkuar komisarët ushtarakë. Irina Heratshenko nga grupi parlamentar "Solidaritet Europian" do të dijë pse janë shkarkuar të gjithë. "Nëse të gjithë kanë marrë ryshfet dhe kanë qenë pjesë e veprimeve ilegale, atëherë ata nuk duhet vetëm të shkarkohen të gjithë, por edhe të arrestohen", shkroi ajo në Telegram. Zelenski ka bërë fjalë për arrestime, por jo për të gjitha rastet.
Politologu Volodymyr Fesenko nga Qendra për Studime Politike të Avancuara, "Penta", thotë se është opinioni publik ai që dëshiron ndërrimin e komisarëve ushtarakë dhe Zelensky e plotëson këtë me sukses. Sipas tij presidenti ka shpresë tek ata që kanë përvojë luftarake dhe që duhet të bëhen "roje morale kundër korrupsionit në sistem". Në të njëjtën kohë, thekson eksperti, nuk bëhet fjalë për një reformë, dhe shteti nuk ofron dot mbrojtje të plotë nga korrupsioni. "Madje edhe për njerëzit e rinj do të jetë e fortë joshja. Ka poste lukrative, sepse shumë njerëz përpiqen të blejnë mundësinë për të mos shkuar në luftë."
Ndërrimi i komisarëve ushtarakë është i nevojshëm por jo i të gjithëve njëkohësisht, sipas Hlib Kanevskij nga Qendra kundër Korrupsionit, Statewatch. Kjo do të "frenonte" sistemin e rekrutimit për të paktën tre muaj, thotë ai. "Të zëvendësosh të gjithë drejtuesit e vjetër me të rinj, sjell pikë plus për një kohë të shkurtër, sepse presidenti përmbush dëshirën për drejtësi. Por kur sistemi humb kaq shumë forca drejtuese njëkohësisht, kjo ka efekte negative në punë." Sipas Kanevskij duhen bërë verifikime të brendshme dhe të fillohet me masa kundër korrupsionit, që sistemi i rekrutimit të punojë në mënyrë transparente.
Ljubov Halan nga qendra për të drejtat e njeriut, "Prinzip", që mbështet ushtarët nga ana ligjore, beson, se korrupsioni edhe tek forcat e reja mund të luftohet vetëm me transparencë. "Nuk duhet të hetohen vetëm raste të veçanta, por nevojitet një reformim i sistemit, sepse kjo ndikon tej mase në perceptimin e mobilizimit ushtarak në shoqëri dhe atmosferën mes atyre që luftojnë ndërkohë. Në një kohë që një pjesë shpëtojnë nga rekrutimi duke e blerë me pak para, të tjerë janë në llogore. Kjo të zemëron, është e padrejtë dhe shkatërron besimin tek shteti", thekson Halan. Në sistemin e rekrutimit nevojitet një menaxhim eficient elektronik i dokumenteve. Regjistri për rekrutët e thirrur në luftë duhet të jetë i lidhur me regjistra të tjerë elektronikë për të luftuar korrupsionin./DW
Një sondazh në Gjermani tregoi se gati dy të tretat e votu...
Mediat greke raportojnë se policia ka zbardhur detaje nga ...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur se akuza...
Një protestë kundër presidentit të Rusisë, Vladimir Putin,...
Misioni i parë në Hënë i Rusisë pas gati 50 vitesh nuk pat...
Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Australia kanë në plan të...
Ndoshta lufta në Ukrainë mund të marrë fund rreth vitit 20...
Fati i centralit bërthamor në mes të luftës më të madhe në...
“Uragani 'Hilary', që po shkon drejt bregut të Paqësorit t...
Një gjykatë apeli në Kaliforni riktheu për gjykim të p...
Mbështetësit e juntës së Nigerit u detyruan të shtunën të ...
Një peshk ka shkaktuar ndërprerje të energjisë n...
Rusia ka raportuar një "situatë jonormale" në anijen e saj...
Kina nisi stërvitjet ushtarake rreth Tajvanit të shtun...
Dy izraelitë janë vrarë në një sulm të dyshuar palestinez ...
Rreth 64% e gjermanëve që u përgjigjën në sondazhin e publ...
Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në Maqedonin...
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni në një postim në rrj...
Koordinatorja humanitare e Kombeve të Bashkuara për Ukrain...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot artisti...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...