“Historitë e mesazheve i di ajo”/ Përplasje e fortë mes Metës dhe Kryemadhit në gjyq: Mos u merr me llafe grash
Debate të ashpra kanë ndodhur në sallën e gjyqit me kreut ...
Debate të ashpra kanë ndodhur në sallën e gjyqit me kreut ...

Ndoshta lufta në Ukrainë mund të marrë fund rreth vitit 2025, parashikon eksperti ushtarak gjerman, Gustav Gressel e kërkon që të mos shpenzohet kohë me debate të pakuptimta, por të ecet përpara me prodhimin e armatimit.
Që prej 24 shkurtit 2022 lufta në Ukrainë është në fokus të mediave gjermane. Ekspertë ushtarakë gjermanë rregullisht kanë dhënë vlerësime mbi ecurinë e luftimeve, mbi kapacitetet dhe dobësitë e ushtrisë ruse, nevojën e furnizimit të Ukrainës me armë për të përballuar agresionin rus, por së fundmi ata janë përqëndruar tek ofensiva ukrainase, që ka mbetur pas pritshmërive. Me skepticizëm ndaj ofensivës shprehet edhe eksperti, Gustav Gressel, studiues në Këshillin Europian për Çështjet e huaja në Berlin.

Për portalin e televizionit, ARD, tagesschau ai ka thënë se kjo ofensivë ka mbetur dukshëm pas asaj që pritej në fillim si dhe objektivave të veta që të arrijë bregdetin e Detit Azov e të shkëpusë Krimenë nga mbrojtja ruse. Arritja e këtij objektivi nuk duket realiste, sipas tij. "Aktualisht ofensiva ukrainase ka në shënjestër me sa duket qytetin jugor Tokmak në rajonin e Zaporishjas. Por aty janë futur shumë thellë njësitë ruse, dhe ka për të qenë e vështirë thyerja e tyre. Por ka edhe suksese të veçanta. Ukrainasit kanë filluar së fundmi të tërheqin trupat e lodhura nga fronti dhe t'i zëvendësojnë me të rinj, që kanë më shumë fuqi dhe janë më të gjallë në sulmim."
Trupat e lodhura i gjen tek të dyja palët në luftim
Por sipas Gresselit trupat e lodhura në front janë shenjë simptomatike për të dyja ushtritë, si atë ukrainase edhe ruse. "Konsumimi në këtë luftë ka qenë shumë i madh dhe tek pala ruse madje pak më i lartë, se tek ajo ukrainase. Të dyja palët po i tërheqin rezervra. Personeli që mobilizohet është gjithnjë e më në moshë. Trajnimi ushtarak është kryer kohë para mobilizimit, dhe kjo bën të ketë shumë harresë dhe rënie të profesionalitetit, Ky është problem për komandantët e të dyja palëve. Tek pala ruse kjo shtohet për shkak se nuk ka rotacion dhe morali pjesërisht është më i dobët. Ushtarët më të vjetër arrijnë më shpejt nga tejlodhja në limitet e tyre. Pyetja që shtrohet është, se sa i vlen kjo ukrainasve."

Deklaratat për gjoja negociata të mundshme paqeje të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg u hodhën poshtë, por ato shkaktuan mjaft reagime duke ngritur pyetjen, nëse po përgatiten skenarët për të filluar negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës. Sipas ekspertit Gressel, NATO nuk merret me këtë, por do të ketë qeveri dhe aleatë që mendojnë për këtë. "Shtëpia e Bardhë dhe zyra kancelarore në Berlin janë qartësisht të orientuara, që dikur në një moment të caktuar, Ukraina do të negociojë me Rusinë dhe se furnizimet me armë kanë qëllimin, të sjellin në një pozicion më të mirë Ukrainën kundrejt Rusisë."
Problemi është sipas Gresselit që si Ukraina edhe Rusia duan një vendim nga kjo luftë. Rusia edhe më tej synon të eliminojë Ukrainën si shtet të pavarur, dhe nuk do të negociojë asgjë më poshtë, se ky qëllim ushtarak. Ukraina nga ana e saj e përcakton këtë luftë gjithnjë e më shumë si luftë për pavarësi dhe do që Rusia në fund të detyrohet të njohë Ukrainën si shtet të pavarur. "Dëshira për negociata nuk reflekton realitetin politik të palëve në luftime."
Eksperti Gustav Gressel pret vazhdimin e luftës edhe vitin e ardhshëm. "Duhet të llogarisim me atë që lufta me siguri do të zgjasë deri në vitin 2025. Nëse Donald Trump do të fitonte zgjedhjet presidenciale në vitin 2024, sipas pikëpamjes ruse ai mund të ofrojë një 'deal' në janar 2025, kështu pranvera 2025 do ishte koha më e hershme që për palën ruse mund të sillte fundin e luftës sipas kushteve të saj. Nëse Biden fiton zgjedhjet, gjë që për momentin duket më e mundshme, mund të pritet, që lufta të zgjasë përtej vitit 2025."

Eksperti Gressel kërkon që të mos shpenzohet kohë me debate të pakuptimta e të ecet përpara me prodhimin e armatimit për të ndihmuar Ukrainën. Duhet të prodhohen shpejt tanke, tanke mbrojtës, avionë luftarakë për të mbështetur Ukrainën për disa vite në luftë, pasi rezervat e perëndimit po konsumohen, thotë Gressel. E nuk duhet të fillojë gjithmonë nga e para diskutimi, se çfarë do t'i jepet Ukrainës nga rezervat./VOA
Fati i centralit bërthamor në mes të luftës më të madhe në...
“Uragani 'Hilary', që po shkon drejt bregut të Paqësorit t...
Një gjykatë apeli në Kaliforni riktheu për gjykim të p...
Mbështetësit e juntës së Nigerit u detyruan të shtunën të ...
Një peshk ka shkaktuar ndërprerje të energjisë n...
Rusia ka raportuar një "situatë jonormale" në anijen e saj...
Kina nisi stërvitjet ushtarake rreth Tajvanit të shtun...
Dy izraelitë janë vrarë në një sulm të dyshuar palestinez ...
Rreth 64% e gjermanëve që u përgjigjën në sondazhin e publ...
Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në Maqedonin...
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni në një postim në rrj...
Koordinatorja humanitare e Kombeve të Bashkuara për Ukrain...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot artisti...
Një 39-vjeçari shqiptar, i cili ishte në kërkim prej më sh...
Autoritetet greke i kanë shpëtuar të shtunën rreth 60 emig...
Shtatë persona kanë humbur jetën nga sulmi me raketa ruse ...
Edhe pas dorëheqjes së drejtuesit të shërbimit të emer...
Të paktën gjashtë njerëz janë vrarë dhe 37 të tjerë ja...
Autoritetet vendore dhe ndërkombëtare kanë shprehur sh...
Ushtria kineze i ka nisur stërvitjet ushtarake përreth...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...