Edmond Spaho: Edi Rama nuk duhet të japë dorëheqjen
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...

Autoritetet vendore dhe ndërkombëtare kanë shprehur shqetësimin për dorëheqjet që po ndodhin mes policëve të komunitetit serb në Kosovë. 7 policë të rinj serb së fundmi dhanë dorëheqje, vetëm një muaj pasi morën detyrën. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani hodhi akuza në drejtim të Beogradit duke thënë se "si rezultat i kërcënimeve dhe frikësimeve të vazhdueshme të Beogradit”, policët po japin dorëheqje.
"Dorëheqja e zyrtarëve policorë nga komuniteti serb është rezultat direkt i kërcënimeve të vazhdueshme dhe frikësimeve nga Serbia, një dëshmi se politikat e saj vazhdojnë të pasqyrojnë taktikat e ish-udhëheqësit serb Sllobodan Millosheviq. Ne do të vazhdojnë të ofrojmë gjithëpërfshirje në të gjitha institucionet dhe një Kosovë të sigurt për të gjithë”, shkroi Osmani në rrjetin social.
Edhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Svecla u shpreh, se "policët serbë po detyrohen të japin dorëheqje”. "Zyrtarët e policisë po detyrohen të japin dorëheqjen përmes kërcënimeve dhe presioneve nga institucionet e Beogradit. Në këtë mënyrë ata po dëmtojnë qëllimisht komunitetin serb në Kosovë dhe po cenojnë sovranitetin tonë. Komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë ashpër ndaj sjelljes së Serbisë”, shkroi Svecla.

Dorëheqjet e policëve serbë kanë shkaktuar reagime të komunitetit ndërkombëtar. Kreu i misionit të BE-së për polici dhe drejtësi në Kosovë EULEX, Giovanni Pietro Barbano, tha se policët që dhanë dorëheqje i ishin bashkuar së voni Policisë së Kosovës.
"EULEX po përcjell nga afër këto zhvillime shqetësuese. Përbërja e policisë duhet të reflektojë dhe përfaqësojë shoqërinë për të cilën ata shërbejnë dhe mbrojnë. Pjesëtarët e komuniteteve joshumicë të Policisë së Kosovës mund të kontribuojnë për sigurinë e komuniteteve të tyre përmes patrullimit”, shkroi Giovanni në X, që më herët njihej si Twitter.
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, tha se "një vend multietnik kërkon një polici multietnike. Të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, pa marrë parasysh se cilit grup etnik i përkasin, duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre pa frikësime”, shkroi ambasadori Rohde.
Në të njëjtën linjë u shpreh edhe ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, i cili tha se "po i përcjell nga afër këto zhvillime shqetësuese”.
"Ne ritheksojmë përkushtimin tonë për një forcë policore shumetnike të Kosovës. E kam thënë disa herë, Policia e Kosovës ekziston për t'iu shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe që zyrtarët policorë të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre të lirë dhe pa frikësim. Po ndjekim nga afër këto zhvillime”, shkroi ai në X.

Nëntorin e vitit të shkuar, pjesëtarët serbë të policisë në veri të Kosovës dhanë dorëheqje, si pjesë e dorëheqjeve masive të zyrtarëve serbë në komunat veriore, Zveçan, Leposaviç, Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut. E gjithë kjo në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në ato Republikës së Kosovës. Më pas, autoritetet kosovare shpallën konkurs për pranimin e policëve të rinj dhe në një muaj më parë me 14 korrik, 74 policë të rinj nga komunitetet joshumicë filluan punën në Policinë e Kosovës. Nga ky numër, 46 i përkisnin vetëm komunitetit serb./ DW
Ushtria kineze i ka nisur stërvitjet ushtarake përreth...
Mbrojtja e Ukrainës i ka rrëzuar 15 dronë rusë gjatë n...
Në një samit të tre vendeve, SHBA, Koresë së Jugut dhe...
Zjarrfikësit po vazhdojnë të punojnë që të mbajnë të hapur...
Vendpushimi i presidentit amerikan Kampi David, do të jetë...
Rusia ua ka ndaluar hyrjen 54 shtetasve britanikë, për...
Prokuroria e Posaçme e Kosovës tha se ka arrestuar 3 p...
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka njoftua...
Vrasja e kandidatit presidencial, Fernando Villavicencio, ...
Banka Qendrore për investimet e huaja në Podgoricë njoftoi...
Shtetet e Bashkuara e kanë miratuar dërgimin e aeroplanëve...
Numri i përgjithshëm i trupave ukrainase dhe ruse të vrarë...
Njëzet zyrtarëve moldavë u është ndaluar hyrja në Rusi, pa...
Thesaret e vjedhura të Muzeut Britanik me një vlerë prej 5...
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot filloi shqyrtim...
A e keni vene re qe disa njerez, pavaresisht se cfare ...
Një gjykatë ruse mbylli të premten Qendrën Sakharov, një o...
Kancelari gjerman Olaf Scholz ndodhet në Salzburg, qyteti ...
Një infermiere britanike është shpallur fajtore për vrasje...
Sondazhet tregojnë se rreth 54% e amerikanëve nuk e mbësht...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...