Kryediplomati iranian takohet me udhëheqësin saudit
Ministri i Jashtëm i Iranit është takuar me udhëheqësin de...

Sondazhet tregojnë se rreth 54% e amerikanëve nuk e mbështesin punën që po bën Presidenti Joe Biden, madje edhe mbështetësit e Partisë Demokrate kanë shprehur shqetësime lidhur me moshën e presidentit. Por zoti Biden nuk ka sfidues të rëndësishëm brenda Partisë Demokrate për zgjedhjet e vitit 2024, duke e bërë pothuasje të sigurtë se ai do të marrë emërimin e partisë për një mandat të dytë presidencial.
Në Arlington të Virxhinias, disa demokratë shprehin shqetësimin se Presidenti Joe Biden do të jetë kandidati i partisë së tyre në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Arsyeja kryesore është mosha.
“Ai ka njohuri të gjera, por si një president efektiv, veprimet e tij janë pak më të ngadalta sesa duhet të jenë”, thotë Darin Marshall.
“Shumë njerëz shpresojnë që në garë të futen kandidatë të tjerë dhe të përkrahen nga partia”, thotë këshilltarja Melissa Fry.
“Konkurrenca është e shëndetshme dhe në disa raste e nevojshme, që njerëzit të shfaqin aftësitë e tyre”, thotë Yaileen Rodriguez.
Deri tani, vetëm dy kandidatë po sfidojnë presidentin aktual, aktivistja shpirtërore Marianne Williamson dhe veprimtari për mjedisin Robert F. Kennedy Jr.
"Zëri i Amerikës" bisedoi me zotin Ben Berger, profesor i shkencave politike në Kolegjin Swarthmore.
“Asnjëri nuk do ta marrë emërimin e partisë, nëse bazohemi te historia. E vetmja mënyrë që të kemi një kandidat tjetër demokrat është nëse zoti Biden vendos të largohet”.
Historianët thonë se është shumë e vështirë të mundësh presidentin në detyrë për të marrë emërimin e partisë.
“Emri i presidentit në detyrë njihet nga të gjithë. Presidenti në detyrë ka burime financimi, që nuk mund t’i sigurojë konkurrenti i tij. Dhe kuptohet, ka përvojë në fushatë dhe qeverisje”, thotë për "Zërin e Amerikës", Allan Lichtman, profesor i historisë në Universitetin Amerikan.
“Jimmy Carter ishte një president i dobët në vitin 1980 dhe u sfidua nga Senatori Ted Kennedy. Xhorxh Bush, i vjetri, ishte president shumë i dobët dhe u sfidua në vitin 1992. Sfida kanë ndodhur, por është e rrallë që sfiduesit të fitojnë”, thotë David Greenberg, profesor i historisë në Universitetin Rutgers.
Duket se Presidenti Biden do të përballet sërish me ish-Presidentin Donald Trump, duke bërë të mundshme që votuesit demokratë të shprehin mbështetjen për të në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, thotë analisti politik Pope "Mac" McCorkle.
“Ndërsa duket se gjërat përsëri kanë atë kahje, për shkak moshës së të dyve, për shkak të problemeve ligjore të Trump-it, në skenë mund të ketë ndryshime deri në ditën e zgjedhjeve në vitin 2024”.
Kur kanë mbetur 14 muaj deri në zgjedhjet e përgjithshme, analistët thonë se gara është në fazat e hershme dhe se sondazhet për kandidatët nuk kanë asnjë vlerë parashikuese për rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2024./ VOA
Ministri i Jashtëm i Iranit është takuar me udhëheqësin de...
Ish-kancelari austriak Sebastian Kurz është akuzuar pë...
Prokuroria e Posaçme e Kosovës tha sot se janë arrestuar t...
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i ka thënë Ra...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premt...
Një zjarr i madh ka përfshirë terminalin e naftës në Novor...
Shefi i menaxhimit të urgjencës në Maui ka dhënë dorëheqje...
Ish-Presidenti dhe kandidati republikan për president, Don...
Kur Banka Qendrore ruse i befasoi ekonomistët më 21 korrik...
Turqia ka paralajmëruar Moskën që të shmangë përshkallëzim...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se si rezultat i ...
Bëhet fjalë për marrëveshjen më të madhe të armatimit në h...
Sundimtarët e linjës së ashpër të Afganistanit, talibanët,...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj katër rus...
Forcat e sigurisë së Iranit kanë arrestuar nëntë aktiviste t...
Sundimtarët e linjës së ashpër të Afganistanit, talibanët,...
Natën e së enjtes stuhi e reshje përfshinë Gjermaninë e me...
Shtetet e Bashkuara vendosën të enjten sanksione ndaj katë...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe misioni i Bashkimit Ev...
Me Kinën në rrezik për t'u futur në stanjacion të zgjatur ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...