
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se numri i serbëve që kanë dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës në veri, ka shkuar në shtatë.
Një ditë më parë është raportuar për tre të tillë.
Në një konferencë për media, pas vizitës në qytetin e Klinës, Osmani ka thënë se fajtori për këto dorëheqje është në Beograd.
“Ka tashmë informata të konfirmuara, sipas hetimeve të institucioneve tona përgjatë këtyre javëve që, rrezikimi i këtyre pjesëtarëve, frikësimi, shantazhimi, vijnë drejtpërdrejt nga Serbia. Burimin e kanë në Serbi, ky shtet që fatkeqësisht vazhdon me agresion të hapur në raport me Kosovën, po vazhdon që nëpërmjet institucioneve të veta ilegale dhe kriminale në Kosovë t’u bëjë presion qytetarëve serbë, të cilët janë pro integrimit, të cilët janë pro bashkëpunimit, dhe të cilët janë pro shfrytëzimit të të drejtave që ua ofron atyre edhe kushtetuta, por edhe Marrëveshjet e Brukselit".
Ajo i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që ta dënojë presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, për, siç ka thënë ajo, shkeljen e Marrëveshjeve të Brukselit.
Mes tjerash, Osmani ka thënë se në bashkëbisedime private me zyrtarë ndërkombëtarë, ata e pranojnë se presioni ndaj policëve serbë në Kosovë vjen prej Serbisë dhe strukturave të saj.
“Veprime të tilla janë shkelje flagrante e Marrëveshjeve të Brukselit, të cilat edhe kanë paraparë që një numër i policëve serbë të jenë të komuniteteve, pra të jenë serbë, varësisht nga kompozicioni i komunave. Unë pres nga BE-ja që të ndërmarrë masa ndaj Serbisë dhe Vuçiçit për shkelje të marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë mes tjerash Osmani.
Dorëheqjen e policëve serbë e kanë komentuar më 17 gusht edhe diplomatë ndërkombëtarë që i përfaqësojnë vendet e tyre në Kosovë.
Megjithatë, as ambasada amerikane në Prishtinë dhe as Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) nuk i kanë përmendur arsyet që kanë rezultuar me dorëheqje.
Rreth 550 policë serbë në veri – në komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok - patën dhënë dorëheqje kolektivisht nga Policia e Kosovës në nëntor të vitit të kaluar, si shenjë proteste ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për regjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.
Pas dorëheqjeve, autoritetet në Kosovë patën shpallur konkurs për pranim të policëve të rinj, duke i punësuar 74 të tillë.
Prej tyre, 46 është raportuar se kanë qenë nga komuniteti serb.
Integrimin e serbëve në Policinë e Kosovës e parasheh një marrëveshje e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, më 2013, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Dy vendet janë pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizim të raporteve, prej vitit 2011.
Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar./ REL
Një zjarr i madh ka përfshirë terminalin e naftës në Novor...
Shefi i menaxhimit të urgjencës në Maui ka dhënë dorëheqje...
Ish-Presidenti dhe kandidati republikan për president, Don...
Kur Banka Qendrore ruse i befasoi ekonomistët më 21 korrik...
Turqia ka paralajmëruar Moskën që të shmangë përshkallëzim...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se si rezultat i ...
Bëhet fjalë për marrëveshjen më të madhe të armatimit në h...
Sundimtarët e linjës së ashpër të Afganistanit, talibanët,...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj katër rus...
Forcat e sigurisë së Iranit kanë arrestuar nëntë aktiviste t...
Sundimtarët e linjës së ashpër të Afganistanit, talibanët,...
Natën e së enjtes stuhi e reshje përfshinë Gjermaninë e me...
Shtetet e Bashkuara vendosën të enjten sanksione ndaj katë...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe misioni i Bashkimit Ev...
Me Kinën në rrezik për t'u futur në stanjacion të zgjatur ...
Mes shqetësimeve në rritje nga veprimet e Kinës dhe Koresë...
Suedia do të rrisë alarmin për terrorizmin në nivelin e dy...
NATO nuk ka vërejtur ndonjë ndryshim te forcat bërthamore ...
Në gjysmën e parë të vitit 2023 në Gjermani u numëruan...
Dhjetëra fluturime janë anuluar në Aeroportin e Frankfurti...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...