Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas/ Raportohet për dy viktima
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...

Mes shqetësimeve në rritje nga veprimet e Kinës dhe Koresë së Veriut, Presidenti Joe Biden do të presë të premten udhëheqësit e Japonisë dhe Koresë së Jugut në vendpushimin presidencial “Camp David” në afërsi të kryeqytetit amerikan. Takimi i nivelit të lartë pritet të rezultojë në nisma të përbashkëta për mbrojtjen, teknologjinë dhe sigurinë ekonomike, me synimin për të forcuar bashkëpunimin midis Uashingtonit dhe dy aleatëve të tij aziatikë.
Programi i raketave balistike dhe bërthamore të Koresë së Veriut, shtimi i pranisë ushtarake kineze në Indo-Paqësor dhe thellimi i lidhjeve mes Moskës dhe Pekinit, ofrojnë një tablo të qartë lidhur me takimin trepalësh midis Shteteve të Bashkuara, Japonisë dhe Koresë së Jugut.
Pas takimit të tyre në muajin maj në Japoni, udhëheqësit do të bisedojnë të premten në vendpushimin presidencial “Camp David” pranë Uashingtonit, ku janë pritur shumë udhëheqës të huaj në të kaluarën.
“Do të shihni disa masa shumë konkrete që po marrim për të rritur kapacitetet për forcimin e sigurisë së tre vendeve tona dhe më gjerë, siguri për rajonin e Indo-Paqësorit”, tha kryediplomati amerikan Antony Blinken.
Masat pritet të përfshijnë një sistem të përmirësuar të paralajmërimit të hershëm kundër raketave të Koresë së Veriut, frenimin e kërcënimeve bërthamore, shtimin e stërvitjeve ushtarake dhe bashkëpunimit për sigurinë kibernetike.
Është një moment i jashtëzakonshëm historik në marrëdhëniet historikisht të ndërlikuara midis Seulit dhe ish-kolonizatorit të tij, Tokios.
“Korea dhe Japonia tani janë partnerë që ndajnë vlera universale dhe interesa të përbashkëta”, thotë Presidenti i Koresë së Jugut Yoon Suk Yeol.
Në qendër të bisedimeve pritet të jetë edhe bashkëpunimi për të bllokuar eksportet në Kinë të gjysmëpërçuesve si dhe çështje të tjera të sigurisë ekonomike.
“Kina kundërshton formimin e klikave të të gjitha llojeve nga vendet përkatëse, si dhe praktikat e tyre të përkeqësimit të konfrontimit dhe rrezikimit të sigurisë strategjike të vendeve të tjera”, tha zëdhënësi i diplomacisë kineze Wang Wenbin.
Takimi i së premtes është thelbësor për përpjekjet e Presidentit Biden për një bashkëpunim më të institucionalizuar që do të vazhdojë pavarësisht ndryshimeve në udhëheqjen e tre vendeve aleate në të ardhmen./ VOA
Suedia do të rrisë alarmin për terrorizmin në nivelin e dy...
NATO nuk ka vërejtur ndonjë ndryshim te forcat bërthamore ...
Në gjysmën e parë të vitit 2023 në Gjermani u numëruan...
Dhjetëra fluturime janë anuluar në Aeroportin e Frankfurti...
Ukraina ka hequr dorë nga shpresat për pranim të aeroplanë...
Një gjeneral i lartë, i cili qëndroi për një kohë të s...
Banorët e një prej qyteteve më të mëdha në veri të Kanadas...
Më shumë se 60 persona dyshohet se kanë vdekur pas gjetjes...
Mijëra myslimanë kanë djegur të paktën katër kisha dhe...
Qeveria lituaneze njoftoi se ka mbyllur dy nga gjashtë pik...
Dhjetëra mijëra moskovitë janë duke marrë pjesë në ope...
Koreja e Veriut ka konfirmuar publikisht për herë të parë ...
Një fenomen i rrallë i motit është regjistruar në Gjer...
Presidenti Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden do të viz...
Një anketë e këtyre ditëve tregon se amerikanët janë thell...
Tingëllon mjaft joshëse: Në moshën e rinisë të guxosh një ...
Në një raport të ri të OKB-së për luftën në Ukrainë janë k...
Lituania do të mbyllë përkohësisht dy prej gjashtë pikave ...
Në Maqedoninë e Veriut, analistët mendojnë se ndryshimet k...
Grupi mercenar rus Wagner është regjistruar në rajonin bje...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...