
Ukraina ka hequr dorë nga shpresat për pranim të aeroplanëve luftarakë amerikanë F-16 këtë vit, ndonëse ka bërë presion të vazhdueshëm te aleatet perëndimore që t’i dërgohen këto armë të avancuara për t’u mbrojtur kundër pushtimit rus.
“Është e qartë se nuk do të mund ta mbrojmë Ukrainën këtë vjeshtë dhe dimër me aeroplanët F-16”, ka thënë zëdhënësi i forcës ajrore ukrainase, Yuri Ihnat për një televizion në Ukrainë.
“Kemi shpresuar shumë që këta aeroplanë do të bëhen pjesë e mbrojtjes tonë ajrore kundër raketave dhe territorit me dronë nga Rusia”, ka thënë ai.
Megjithatë, ai është cituar të ketë thënë se e mira në gjithë këtë situatë është se pilotët ukrainas dhe teknikët do të mund t’i nisin trajnimet për përdorim të këtyre aeroplanëve “në të ardhmen e afërt”.
Vendet anëtare të NATO-s, Holanda dhe Danimarka janë në krye të koalicionit 11-kombësh për t’i trajnuar pilotët ukrainas, se si t’i përdorin aeroplanët luftarakë të Perëndimit.
Diskutimet për trajnime kanë nisur në maj, në një samit të mbajtur në Japoni – mirëpo trajnimi nuk nënkupton se aeroplanët do të dërgohen në Ukrainë.
Trupat ukrainase janë të angazhuara aktualisht në kundërofensivën për ta rikthyer kontrollin e territorit të pushtuar nga Rusia.
Disa kanë vlerësuar se kundërofensiva është duke u zhvilluar me ritëm goxha të ngadalshëm.
Rusia vazhdon të kontrollojë më shumë se 100.000 kilometra katrorë të territorit ukrainas, përfshirë Gadishullin ukrainas të Krimesë, të aneksuar më 2014.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL
Një gjeneral i lartë, i cili qëndroi për një kohë të s...
Banorët e një prej qyteteve më të mëdha në veri të Kanadas...
Më shumë se 60 persona dyshohet se kanë vdekur pas gjetjes...
Mijëra myslimanë kanë djegur të paktën katër kisha dhe...
Qeveria lituaneze njoftoi se ka mbyllur dy nga gjashtë pik...
Dhjetëra mijëra moskovitë janë duke marrë pjesë në ope...
Koreja e Veriut ka konfirmuar publikisht për herë të parë ...
Një fenomen i rrallë i motit është regjistruar në Gjer...
Presidenti Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden do të viz...
Një anketë e këtyre ditëve tregon se amerikanët janë thell...
Tingëllon mjaft joshëse: Në moshën e rinisë të guxosh një ...
Në një raport të ri të OKB-së për luftën në Ukrainë janë k...
Lituania do të mbyllë përkohësisht dy prej gjashtë pikave ...
Në Maqedoninë e Veriut, analistët mendojnë se ndryshimet k...
Grupi mercenar rus Wagner është regjistruar në rajonin bje...
Analiza e gjenomit ka zbuluar detaje të reja fizike të kuf...
Puna për zhvarrosjen e trupave të rreth 46 ushtarëve gjerm...
Qeveria ruse e ka dëbuar korrespondenten e të përditshmes ...
Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë Dm...
Turqia ka regjistruar temperatura rekorde prej 49.5 gr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...