
Njëzet zyrtarëve moldavë u është ndaluar hyrja në Rusi, pas vendimit “jomiqësor” të Moldavisë për të përjashtuar 45 diplomatë rusë dhe punëtorë të Ambasadës ruse.
Ministria e Jashtme ruse njoftoi për këtë vendim më 18 gusht. Por, në komunikatë nuk u identifikuan zyrtarët moldavë të prekur nga ky vendim.
Shërbimi Moldav i Radios Evropa e Lirë raportoi se ndalesa do të aplikohet ndaj 20 zyrtarëve, përfshirë 18 ligjvënës nga Partia për Veprim dhe Solidaritet (PAS) e presidentes, Maia Sandu.
Dy zyrtarët e tjerë, sipas REL-it, janë zëvendësdrejtori i policisë kufitare, Oleg Bucataru, dhe drejtori i Asociacionit të Shtypit të Pavarur, Petru Macovei.
Ambasadori moldav në Rusi u thirr më 18 gusht në Ministrinë e Jashtme, ku iu dorëzua një notë proteste lidhur me atë që Moska e quan “vendim të pajustifikuar të Kishinievit që në mënyrë dramatike të ulë numrin e punëtorëve” në Ambasadën ruse.
Në njoftimin e MPJ-së ruse u tha se kufizimi i numrit të diplomatëve rusë në Moldavi është “hap jomiqësor” që çon në shkatërrimin e mëtejmë të raporteve mes Rusisë dhe Moldavisë “të cilat veçse janë në krizë të thellë”.
Ministri i Jashtëm i Moldavisë, Nicu Popescu, më 26 korrik urdhëroi që Ambasada ruse të reduktonte stafin në 25 nga 70 punëtorë deri më 15 gushtë. Të 45 rusët dhe familjet e tyre u larguan nga Moldavia më herët gjatë kësaj jave, para afatit të përcaktuar nga autoritetet moldave.
Popescu tha se vendimi do të rezultojë në më “pak individë që destabilizojnë shtetin tonë”.
Presidentja Sandu e ka drejtuar shtetin e saj drejt Perëndimit dhe vitin e kaluar Moldavia mori ftesë për të nisur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ajo po ashtu ka akuzuar Moskën se po tenton të destabilizojë Moldavinë dhe ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës./ REL
Thesaret e vjedhura të Muzeut Britanik me një vlerë prej 5...
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot filloi shqyrtim...
A e keni vene re qe disa njerez, pavaresisht se cfare ...
Një gjykatë ruse mbylli të premten Qendrën Sakharov, një o...
Kancelari gjerman Olaf Scholz ndodhet në Salzburg, qyteti ...
Një infermiere britanike është shpallur fajtore për vrasje...
Sondazhet tregojnë se rreth 54% e amerikanëve nuk e mbësht...
Ministri i Jashtëm i Iranit është takuar me udhëheqësin de...
Ish-kancelari austriak Sebastian Kurz është akuzuar pë...
Prokuroria e Posaçme e Kosovës tha sot se janë arrestuar t...
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i ka thënë Ra...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premt...
Një zjarr i madh ka përfshirë terminalin e naftës në Novor...
Shefi i menaxhimit të urgjencës në Maui ka dhënë dorëheqje...
Ish-Presidenti dhe kandidati republikan për president, Don...
Kur Banka Qendrore ruse i befasoi ekonomistët më 21 korrik...
Turqia ka paralajmëruar Moskën që të shmangë përshkallëzim...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se si rezultat i ...
Bëhet fjalë për marrëveshjen më të madhe të armatimit në h...
Sundimtarët e linjës së ashpër të Afganistanit, talibanët,...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen “Ma...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Një burrë rapor...
Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit...
Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme qytetin e K...
Emigrimi, plakja e popullsisë dhe pjesëmarrja e ulët në tr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria është vlerësuar me dy medalje nderi në ceremonin...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shpërthimi i vullkanit Kanlaon në ishullin Negros të Filip...
Një zjarr në një fabrikë këpucësh në Kinën juglindore la p...
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti, e cila...
Ndërsa raportohen greva në Iran dhe Jordani, procesioni i ...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka ftuar publikun shqiptar të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Nëse nuk ndërmerren politika të koordinuara nga Banka e Sh...
Në rishikimet e buxhetit të vitit 2026, Buxheti i Ministri...
Edhe pse kanë kaluar rreth 6 muaj nga nisja e procesit të ...
Çmimet e perimeve shënuan një rritje të fortë në qershor, ...