Tensioni Meta-Kryemadhi në GJKKO/ Avokati sqaron situatën: Dyshoi për komplot
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...

Aleancë e vjetër, fuqi e re, vendet e BRICS-it Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut duan të ofrojnë një model të kundërt nga ai i grupit G7.
Parashikimet e bëra për vendet anëtare të BRICS-it si vende me rritje të madhe ekonomike nuk u realizuan krejtësisht. Në vend të kësaj, kjo aleancë është duke ofruar tani një forum diplomatik si dhe financimin e zhvillimit, ndryshe nga rryma perëndimore.
Akronimi filloi si një term optimist për të përshkruar fillimisht vendet me rritjen më të shpejtë ekonomike në botë, në atë kohë. Por tani vendet e BRICS-it, Brazili, Rusia, India, Kina, Afrika e Jugut janë duke e prezantuar veten si një alternativë të re që u shtohet forumeve ekzistuese ndërkombëtare ekonomike dhe politike. "Miti i krijimit si ekonomitë me zhvillim më të shpejtë të botës është shuar,” konfirmon Günther Maihold, nëndrejtor i Institutit gjerman për çështjet ndërkombëtare dhe të sigurisë, SWP. "Vendet e BRICS-it janë duke përjetuar momentin e tyre gjeopolitik.”
Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut janë duke u përpjekur ta pozicionojnë veten si përfaqësuese të Jugut Global, duke ofruar "një model alternative të ndryshëm nga G7”. G7 është një "forum jozyrtar” i kryetarëve të shteteve të vendeve me ekonomi më të zhvilluar të botës, i krijuar në vitin 1975. Anëtare të saj janë Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Japonia, Kanadaja dhe SHBA, si dhe BE.
Akronimi BRIC, inicialet e të cilit janë marrë nga germat e para të emrave të Brazilit, Rusisë, Indisë dhe Kinës, është krijuar nga Jim O'Neill në vitin 2001 kur ai ishte kryekonomisti i Bankës Ndërkombëtare të Investimeve, Goldman Sachs. Në atë kohë këto katër vende kishin nivel të lartë të zhvillimit ekonomik dhe etiketa BRIC fliste për optimizmin ekonomik për të ardhmen e këtyre vendeve. Kundërshtarët e këtij etiketimi thoshin se këto vende ishin shumë të ndryshme dhe nuk mund të bëheshin bashkë në një grup të tillë, kështu që realisht ky etiketim kishte të bënte vetëm me truket e marketingut të Goldman Sachs-it.
Por ajo që filloi si truk marketingu për të inkurajuar investorët është kthyer tani në platformë bashkëpunimi ndërqeveritar, të ngjashëm me G7. Në vitin 2009, katër vendet u takuan për herë të parë në samitin e Jekaterinburgut në Rusi. Në vitin 2010, Afrika e Jugut u ftua të bëhej anëtare e grupit, duke shtuar "S”-në, dhe emri u kthye në BRICS.
Sfidë ndaj modelit të Bankës Botërore
Në vitin 2014, vendet e BRICS-it krijuan me një kapital fillestar prej 50 miliardë dollarësh (rreth 46 miliardë euro) bankën New Development Bank, si bankë alternativë ndaj Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Përveç kësaj, për të mbështetur vendet anëtare që kishin probleme me pagesat ata krijuan një mekanizëm likuiditeti që quhej Contingent Reserve Arrangement, rregullim i rezervave për kontigjentin.
Këto oferta nuk ishin tërheqëse vetëm për vendet e BRIC-it vetë, por edhe për shumë vende me ekonomi në zhvillim dhe ekonomi në rritje, të cilat kanë pasur eksperienca të dhimbshme me programet e përshtatjes strukturale të FMN dhe masat shtrënguese të vendosura prej tij. Kjo është arsyeja pse shumë vende thanë se mund të ishin të interesuara të bëheshin anëtarë të grupit të BRICS-it.
Banka e BRICS është e hapur për anëtarët e rinj. Në vitin 2021, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Uruguai dhe Bangladeshi blenë aksione të bankës. Sidoqoftë këto blerje ishin shumë më të pakta sesa investimi respektivisht prej 10 miliardë dollarësh, bërë nga anëtarët e bankës që morën pjesë në krijimin e saj.
Vendosmëri për t'u zgjeruar
Ministrja afrikano-jugore, Naledi Pandor, thotë se në gjithë botën interesimi për grupin e BRICS-it ka qenë "i madh”. Në fillim të marsit, ajo tha në një intervistë televizive se ka në tavolinën e punës 12 letra që kanë ardhur nga vendet e interesuara.
"Një është Arabia Saudite,” tha ajo. "Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti, Algjeria dhe Argjentina,” si dhe Meksiko e Nigeria, po ashtu. "Sapo të kemi vlerësuar kriteret për huadhëniet, ne do të marrim vendimin,” tha ajo, duke theksuar se kjo temë do të përfshihet në agjendën e samitit që pritet të mbahet gushtin e ardhshëm në Afrikën e Jugut. Zhvillimet e fundit ekonomike në vendet anëtare të BRICS-it kanë pak të bëjnë me mitin krijues të grupit. Që nga ajo kohë, nga pesë vendet anëtare, vetëm Kina ka arritur zhvillim të madh dhe të qëndrueshëm.
Ndërkohë që prodhimi i brendshëm bruto në Kinë është rritur nga 6 trilionë dollarë në vitin 2010 në gati 18 trilionë dollar në vitin 2021, ekonomitë e Brazilit, Afrikës së Jugut dhe Rusisë kanë qëndruar pezull. Prodhimi i brendshëm bruto në Indi është rritur nga 1,7 trilionë në 3,1 trilionë dollarë, por është tejkaluar nga rritja ekonomike e Kinës.
Kundër sanksioneve ndaj Rusisë
Që me fillimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës, vendet e BRICS-it janë distancuar gjithnjë e më shumë nga i ashtuquajturi Perëndim. As India, as Brazili, Afrika e Jugut, ose Kina nuk kanë marrë pjesë në vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë. Kjo është bërë gjithnjë e më e qartë me nivelin gati historik që ka arritur tregtia midis Indisë dhe Rusisë, ose në varësinë e Brazilit për plehrat kimike ruse.
"Sa i përket diplomacisë, lufta në Ukrainë duket se ka vendosur një linjë të fortë ndarjeje midis vendeve të lindjes që mbështesin Rusinë dhe Perëndimin,” shkruante në fund të vitit të kaluar për revistën "Economics Observatory", studiuesi i shkencave politike, Matthew Bishop, nga Universiteti i Sheffield-it." Si pasojë, disa politikbërës europianë dhe amerikanë shqetësohen se vendet e BRICS-it mund të jenë më pak të interesuar për të qënë klub ekonomik i fuqive në rritje që kërkojnë të influencojnë jugun global, se sa janë të interesuar të jenë fuqi politike që përcaktohen nga nacionalizmi i tyre autoritar”.
Kështu mendon edhe Maihold nga Instituti gjerman për çështjet ndërkombëtare dhe të sigurisë. Ai thotë se aleanca e vendeve të BRICS-it nuk është kontrapunkt ndaj perëndimit sa është forum për pikëpamjet në rritje të sovranitetit dhe autonomisë. Në një botë bipolare, ai mendon se Afrika e Jugut, India dhe Brazili janë thjesht "duke konkurruar për kushte më të mira”./ DW
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Holandë në orët e p...
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është nisur nga...
Ka përfunduar dita e parë e gjykimit të ish-krerëve të Ush...
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, është shprehur se aleanc...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se incidente...
Bashkimi Europian ka shprehur gatishmëri për të punuar me ...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha ...
Seanca gjyqësore në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, T...
Në Gjykatën e Hagës po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj is...
Kandidati i partisë "Europa tani!", Jakov Milatoviç, f...
Në Gjykatën Speciale fillon sot procesi gjyqësor ndaj ...
Udhëheqësi konservator finlandez, Petteri Orpo, ka fit...
Parisienët kanë votuar për të ndaluar marrjen me qira ...
Avokati i ish-presidentit të SHBA-së ka bërë me dije s...
Një shpërthim në një kafene të Shën Petersburgut të dielën...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i kërkoi homol...
Sipas rezultateve preliminare të Qendrës për Monitorim dhe...
Mëngjesin e së dielës, 2 prill, janë hapur vendvotimet për...
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se ...
Votuesit në Bullgari nisen të dielën, më 2 prill, për ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...