Jorida Tabakun e merr malli për Erion Veliajn
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...

Votuesit në Bullgari nisen të dielën, më 2 prill, për në qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare të pesta të vendit në dy vjet. Sondazhet sugjerojnë se as ky votim nuk do të mund t’i japë fund ngërçit politik që e ka kapluar vendin më të varfër dhe një nga më të korruptuarit të BE-së.
Më shumë se 5.600 kandidatë që përfaqësojnë 14 parti politike dhe shtatë koalicione partiake kanë kandiduar për të zënë 240 ulëset në Asamblenë Kombëtare, parlamentin e Bullgarisë. Një parti duhet t’i sigurojë të paktën 4 për qind të votave për të fituar ulëse në parlament.
Vendvotimet janë hapur në orën 7 të mëngjesit sipas kohës lokale dhe do të mbyllen në orën 20:00. Analistët thonë se pjesëmarrja mund të pengohet nga një valë kërcënimesh me bomba të kësaj jave, që çuan mbylljen e qindra shkollave që do të funksiononin si qendra votimi.
Bullgaria është qeverisur kryesisht nga qeveritë e përkohshme të emëruara nga presidenti Rumen Radev. Kjo pasi që zemërimi i grumbulluar për vite të tëra për korrupsion u shndërrua në protesta masive në vitin 2020. Kriza politike e ka shtyrë Bullgarinë të shtyjë miratimin e euros si valutë deri në vitin 2025.
Vendi ballkanik me afro 8 milionë banorë, i dyti më i korruptuari në BE sipas "Transparency International", po lufton gjithashtu me inflacionin e rritur që po pengon rimëkëmbjen ekonomike nga pandemia COVID-19. Bullgaria kishte normat më të larta të vdekshmërisë nga COVID-19 në BE, shkaku i përqindjes së ulët të vaksinuarve.
Partia e qendrës së djathtë GERB, e cila drejtonte qeverinë kur shpërthyen protestat, dhe koalicioni proeuropian i Ne Vazhdojmë Ndryshimin dhe Bullgaria Demokratike pritet të kryesojnë në votime, njësoj si në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar.
Votimet e fundit ishin ndjekur nga përpjekje të shumta të dështuara nga partitë për formimin e një koalicioni të qëndrueshëm qeverisës.
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) do të ketë vëzhgues në terren për të vëzhguar votimin.
Frika se mund të manipulohet me rezultatin e zgjedhjeve është shtuar shkaku i një vendimi të zyrtarëve zgjedhorë për ta kufizuar përdorimin e makinerive elektronike të votimit dhe për t'u kthyer në fletëvotimet e letrës.
Pas fushatës zgjedhore, kreu i Televizionit Kombëtar Bullgar, Emil Koshlukov, pranoi publikisht se debatet nuk kishin qenë gjë tjetër veçse “parodi”. Ai u kërkoi falje shikuesve dhe prezantuesve televizivë që u detyruan të dëgjonin “marrëzitë e plota”.
Më 2 shkurt, Radev shpërndau parlamentin dhe njoftoi për zgjedhje të parakohshme pasi gjashtë përpjekje për formimin e një qeverie kishin dështuar që nga korriku i vitit 2022.
Kjo erdhi pasi qeveria properëndimore e kryeministrit bullgar, Kiril Petkov, u rrëzua në qershor përmes një vote mosbesimi në parlament pas vetëm gjashtë muajsh në pushtet.
Daniel Smilov, profesor në Universitetin e Sofjes, parashikon se votimi nuk do t'i japë fund ngërçit politik të vendit.
“Fatkeqësisht, nuk shoh një zgjidhje të lehtë dhe shumë të shpejtë të situatës”, tha Smilov për "REL"-in.
Paqëndrueshmëria do të vazhdojë të ketë ndikim negativ në Bullgari, shtoi Dimitar Beçev, pedagog në Universitetin e Oksfordit.
“Po, paqëndrueshmëria është e keqe – jo aq për shkak të Ukrainës sepse Bullgaria do të vazhdojë të kontribuojë, por për shkak të hyrjes së vonuar në eurozonë”, tha Bechev për Radion "Evropa e Lirë".
Zyrtarisht, Bullgaria, gjithashtu anëtare e NATO-s, ishte një nga vendet e fundit të BE-së që i ofroi zyrtarisht Ukrainës ndihmë ushtarake. Por, jozyrtarisht, Bullgaria besohet se mund t’i ketë dhënë më shumë ndihmë.
Petkov tha së fundi se vendi i tij kishte furnizuar në fshehtësi Ukrainën me municion dhe naftë në muajt e parë pasi Rusia filloi pushtimin e saj më 24 shkurt 2022./ Rel
Të paktën 26 persona kanë mbetur të vdekur shkaku i nj...
Mëngjesin e së dielës, 2 prill, janë hapur vendvotimet për...
Bashkimi Europian është në kërkim të mënyrës së duhur ...
Rreth 2,5 milionë gjermanë janë të papunë, - në të një...
Muaji i ardhshëm shënon një hap të rëndësishëm në rind...
Marrëveshja e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë është vlerësua...
Agjencia e lartë e sigurisë e Ukrainës e njoftoi një prift...
Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut po kryejnë disa nga...
Përmes një dekreti të presidentit të Rusisë, Vladimir Puti...
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) njoftoi se ka miratuar nj...
Rusia ka marrë të shtunën, më 1 prill, presidencën e Këshi...
Pas qëndrimit prej tre netësh në një spital në Romë...
I përballur me një numër gjithnjë e më të madh të grav...
Influencuesi kontroverse i rrjeteve sociale, Andrew Ta...
Rusia miratoi një strategji të re për politikën e jash...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Bi...
Shefja e OKB-së për çështjet e çarmatimit paralajmëroi të ...
Mali i Zi ndodhet në prag të raundit të dytë të zgjedh...
Një person ka humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plag...
Padia penale ndaj ish-presidentit Donald Trump, që lid...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...