Çfarë fuqie punëtore kërkon konkretisht Gjermania?
Rreth 2,5 milionë gjermanë janë të papunë, - në të një...

Bashkimi Europian është në kërkim të mënyrës së duhur të veprimit me Kinën. Dihet se marrëdhëniet me Kinën janë komplekse nga ana ekonomike, po ashtu Europa është e varur nga lëndët e para kineze, ndërkohë që janë shtuar dallimet e rezervat, sidomos kur politikanë europianë e akuzojnë Kinën për shkelje të të drejtave të njeriut.
Në Bruksel thuhet, se Kina është partnere, por edhe rivale sistemore. Para udhëtimit në Kinë (04.04.) me presidentin francez, Emmanuel Macron, presidentja e KE, Ursula von der Leyen ka paraqitur qëndrimet e BE-së në marrëdhëniet me Kinën.
Vendimtare: Marrëdhënia e Kinës kundrejt Rusisë
Në një pikë duhet të jemi të "drejtë dhe të ndershëm", tha Ursula von der Leyen, e kjo lidhet me marrëdhënien e Rusisë ndaj Kinës. Ky është "faktori vendimtar" që përcakton marrëdhëniet e ardhshme me Kinën. Pekini deri tani nuk e ka dënuar sulmin rus ndaj Ukrainës.
Së fundmi, presidenti kinez, Xi Jinping, udhëtoi për një takim me presidentin rus, Putin, në Moskë. Në vizitën treditore dy krerët e shteteve nënshkruan një marrëveshje për partneritet strategjik. Takimi u interpretua si mbështetje për Putinin kundër të cilit, Gjykata Ndërkombëtare sapo kishte lëshuar pak më parë një urdhërarresti.
Si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kina ka përgjegjësi për të arritur një "paqe të drejtë", tha von der Leyen. Kjo paqe nënkupton "moscenimin e integritetit territorial të Ukrainës", dhe përjashton çdo lloj marrjeje të territoreve ukrainase nga pushtuesit rusë. Kina paraqiti në shkurt një plan 12-pikësh paqeje për Ukrainën, i cili u prit me zhgënjim nga shumë shtete perëndimore.
Andrew Small, ekspert për Kinën i "German Marshall Fund" është i mendimit se von der Leyen me këtë ka dërguar një mesazh të qartë tek Pekini: marrëdhënia me BE varet nga marrëdhënia e Kinës me Rusinë. Kina ka ndryshuar, ka konstatuar Von der Leyen.
Xi Jinping kërkon ta kthejë Kinën në kombin më të fuqishëm të botës. Në vend të reformave dhe hapjes janë vendosur siguria dhe kontrolli. Kina kërkon të krijojë një rend botëror, në qendër të të cilit ndodhet Pekini dhe ku të drejtat e individit i nënshtrohen sovranitetit kombëtar.
Si duhet të jenë marrëdhëniet me Kinën?
Si duhet të pozicionohet Europa në kontekstin e këtyre zhvillimeve? Në zhargonin europian ekziston koncepti i "De-Coupling" apo "De-Risking" -pra shkëputje apo minimizim rreziqesh në marrëdhëniet Kinë-Europë? Për Von der Leyen përgjigjja është e qartë: BE nuk duhet t'i kthejë kurrizin Kinën, por të përqendrohet në minimizimin e rreziqeve.
Shkëputja nga Kina "as nuk është e realizueshme dhe as në interes të Europës". Në këtë linjë u shpreh edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, pas samitit të BE-së. Scholz e kishte fjalën për "De Risking".
Sipas ekspertit Small për këtë ka një ujdi mes vendeve të BE-së, por se si do të formësohet ky ende është në diskutim e sipër. Disa ide u paraqitën nga presidentja e Komisionit, Von der Leyen.
Ulje e rrezikut nga ana politike dhe ekonomike
Sipas presidentes së KE, në nivelin diplomatik, BE duhet të zhvillojë një shkëmbim të hapur dhe të drejtë me Kinën dhe të prekë edhe temat e kontestuara. Në të njëjtën kohë duhet të mbesë hapësirë edhe për "një partneritet më ambicioz".
Në nivel ekonomik, sipas Von der Leyen duhet që të rivlerësohet marrëveshja e investimeve me Kinën në sfondin e zhvillimeve aktuale botërore.
Në vitin 2020 Kina dhe BE ranë dakord për marrëveshjen, por zbatimi është shtyrë, edhe për shkak të sanksioneve europiane kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut në Kinë. Me këtë ujdia Kinë-BE mund të quhet e varrosur, vlerëson eksperti për Kinën, Andrew Small.
Pekini ka bërë përpjekje për rigjallërimin e marrëveshjes, por Von der Leyen ka bërë të qartë, se situata nga viti 2020 ka ndryshuar. Ky është një pozicionim qartë i rëndësishëm, sipas Small.
Von der Leyen nuk ka harruar të përmendë edhe rreziqet për sigurinë kombëtare dhe ekonomike që ka tregtia me Kinën, në fjalimin parimor. Si për shembull produktet "dual-use" që mund të përdoren si për qëllime civile edhe për ato ushtarake, apo investimet në Kinë për të cilat Pekini detyron për transferim teknologjie apo dijeje.
Gjatë këtij viti BE do të paraqesë idetë për sigurinë ekonomike në marrëdhëniet e dyanshme. Sipas ekspertit Small, fjalimi i Von der Leyen para udhëtimit në Kinë nuk është vetëm sinjal për Kinën, por edhe për anëtarët e BE-së, se ku duhet të ndryshojë marrëdhënia me Kinën. Në të njëjtën kohë ajo donte të bënte të qartë pozicionin europian që të mos ketë keqkuptime./ DW
Rreth 2,5 milionë gjermanë janë të papunë, - në të një...
Muaji i ardhshëm shënon një hap të rëndësishëm në rind...
Marrëveshja e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë është vlerësua...
Agjencia e lartë e sigurisë e Ukrainës e njoftoi një prift...
Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut po kryejnë disa nga...
Përmes një dekreti të presidentit të Rusisë, Vladimir Puti...
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) njoftoi se ka miratuar nj...
Rusia ka marrë të shtunën, më 1 prill, presidencën e Këshi...
Pas qëndrimit prej tre netësh në një spital në Romë...
I përballur me një numër gjithnjë e më të madh të grav...
Influencuesi kontroverse i rrjeteve sociale, Andrew Ta...
Rusia miratoi një strategji të re për politikën e jash...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Bi...
Shefja e OKB-së për çështjet e çarmatimit paralajmëroi të ...
Mali i Zi ndodhet në prag të raundit të dytë të zgjedh...
Një person ka humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plag...
Padia penale ndaj ish-presidentit Donald Trump, që lid...
Të shtunën, në atë që disa kritikë thonë se tingëllon më s...
Një grup prej 93 migrantësh, të cilët u deportuan nga Kroa...
Presidenti francez, Emmanuel Macron do të udhëtojë në Kinë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...