
Pas qëndrimit prej tre netësh në një spital në Romë, Papa Françesku doli sot nga spitali dhe tani pritet t’i fillojë përgatitjet për javën më të ngarkuar në agjendën e tij vjetore.
Teksa po dilte nga spitali, ai bëri shaka me turmën e përkrahësve dhe gazetarë të grumbulluar duke thënë se ai është "ende gjallë".
Ai ishte hospitalizuar të mërkurën shkaku i një infeksioni në organet e frymëmarrjes, por gjendja e tij ishte përmirësuar me kalimin e ditëve pasi kishte marrë trajtim mjekësor.
Të premten, Papa Françesku e kishte vizituar repartin e fëmijëve me kancer në spitalin e Romës, të cilëve u kishte dhënë çokollata për festën e Pashkëve dhe madje edhe e kishte pagëzuar një foshnje, sipas një video të publikuar nga Vatikani.
Zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni, kishte bërë të ditur të premten se Papa Françesku do të lirohej nga spitali dhe do ta kryesonte meshën e madhe të së dielës.
Kjo është periudha më e ngarkuar e vitit për Papa Françeskun, pasi që janë planifikuar shumë evente dhe shërbime para fundjavës së Pashkëve. Përveç meshës të së dielës, në agjendën e tij janë edhe festimet e Javës së Shenjtë dhe Pashkëve gjatë javës së ardhshme.
Papa kishte të planifikuar edhe një vizitë në Hungari në fund të prillit.
Vatikani fillimisht tha se Papa kishte shkuar në spital për një kontroll të paraplanifikuar, por mediat italiane hodhën dyshim mbi këtë pasi që një intervistë televizive ishte anuluar në momentet e fundit.
Papa ka përdorur karrocë për të lëvizur gjatë muajve të fundit shkaku i disa problemeve me gjurin e tij.
Ai gjithashtu iu nënshtrua një operacioni për një problem me zorrën e trashë në vitin 2021. Në janar, ai tha se problemi i ishte kthyer.
Pavarësisht sëmundjeve të tij, Papa ka mbetur aktiv dhe edhe ka udhëtuar jashtë vendit. Në shkurt, ai vizitoi Republikën Demokratike të Kongos dhe Sudanin e Jugut.
Në janar, Papa udhëhoqi funeralin e paraardhësit të tij në pozitë, Papa Benediktit XVI – i cili ishte Papa i parë në shekuj që dha dorëheqje vullnetarisht nga pozita e tij. Ai e kishte përmendur gjendjen e keqe shëndetësore si arsye për dorëheqje.
Papa Françesku ka thënë më parë se edhe ai mund të dëshirojë t’i ndjekë hapat e Benediktit në rast se shëndeti i tij përkeqësohet./ REL
I përballur me një numër gjithnjë e më të madh të grav...
Influencuesi kontroverse i rrjeteve sociale, Andrew Ta...
Rusia miratoi një strategji të re për politikën e jash...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Bi...
Shefja e OKB-së për çështjet e çarmatimit paralajmëroi të ...
Mali i Zi ndodhet në prag të raundit të dytë të zgjedh...
Një person ka humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plag...
Padia penale ndaj ish-presidentit Donald Trump, që lid...
Të shtunën, në atë që disa kritikë thonë se tingëllon më s...
Një grup prej 93 migrantësh, të cilët u deportuan nga Kroa...
Presidenti francez, Emmanuel Macron do të udhëtojë në Kinë...
Të enjten u mbyll Takimi për Demokracinë, i organizuar...
Zëri i Amerikës u drejtoi mikrofonin banorëve të qytetit t...
NATO ka ndaluar zyrtarisht stafin që të shkarkojnë aplikac...
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka deklaru...
Udhëheqës të lartë republikanë në Kongres shprehën mbështe...
Tanket e para nga vendet perëndimore mbërritën në Ukrainë ...
Marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për targat e...
Shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Tomas Szun...
Javën e kaluar, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, h...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...