“Siguria kibernetike është prioritet”/ NATO ndalon zyrtarisht stafin të përdorë "TikTok-un"
NATO ka ndaluar zyrtarisht stafin që të shkarkojnë aplikac...

Zëri i Amerikës u drejtoi mikrofonin banorëve të qytetit të Nju Jorkut duke i pyetur se çfarë mendojnë lidhur me vendimin e prokurorit të Qarkut të Manhatanit për të ngritur akuza penale ndaj ish-Presidentit Donald Trump.
Joshua është banor i qytetit të Nju Jorkut.
“Nuk di çfarë të them. Prangosja e një ish-presidenti është e rëndë”.
Një tjetër banore e Nju Jorkut, Carlonie, ka mendim tjetër.
“Përfundimisht gjë e mirë. Ndaj tij duhet të ishin ngritur padi për miliona gjëra. I erdhi koha. Duhet të kesh besim tek drejtësia e cila besoj se do të vihet në vend. Mund të ketë trazira, gjëra që ndodhin. Kemi një forcë të madhe policore dhe njerëz që na mbrojnë dhe jemi gati”, thotë Carolina.
Steve është vizitor nga Çikagoja.
“Mendoj se është akuzë pa kuptim. Amerika duhet të përqendrohet në gjëra më të rëndësishme se sa të ndjek një mi nëpër kuzhinë. Por në të vërtetë ai ka bërë gjëra shumë të rëndësishme për vendin. Ata po mundohen të gjejnë diçka, sepse ai gëzon mbështetje të madhe. Përfundimisht, mendoj se vendi ishte në gjendje të mirë kur ai ishte president”.
Christina dhe Flynn janë vizitore nga Kalifornia.
“Sinqerisht, mendoj se ka ardhur koha. Patjetër. Ai ka patur një sjellje kriminale për një kohë shumë të gjatë dhe më në fund kjo po vërtetohet”.
Tom është banor i shtetit Kënektikat.
“Mendoj se ai është fajtor. Nuk është çështje e drejtpërdrejt. Të gjithë e dimë se çfarë ka ndodhur. Për shkak se dikush është i rëndësishëm, ka pushtet dhe famë, nuk do të thotë se je mbi ligjin”.
“Kjo nuk ndikon tek unë personalisht. Por ai nuk do të dënohet, sepse kështu anashkalon gjithçka. Ai do të nxjerrë në pah se sa budallenj janë ata”.
Por a kishte një proces të drejtë ndaj tij, pasi disa thonë të kundërtën.
“Patjetër që nuk kishte. Aktualisht asgjë nuk është drejtë në Amerikë. Ata tani po mundohen të peshkojnë për çdo gjë që mund të kapin. Duken përpjekjet e vazhdueshme për të gjetur diçka”, thotë Nick nga Kalifornia.
Oscar është banor i qytetit të Nju Jorkut.
“Kjo është ndoshta ajo që duan. Fushata e Trump-it e dëshiron këtë. Është marketing falas. Gjithë vëmendja është tek ai”.
Oscar thotë se ka votuar dy herë për zotin Trump.
“Njerëzve me të cilët kam folur nuk u intereson, përveç medias dhe atyre që e urrejnë atë për ndonjë arsye. Do të jetë një shfaqje teatrale për të. Foton e arrestimit ndoshta do ta shesë nëpër bluza dhe të grumbullojë fonde për fushatën”.
Choni është vizitore nga Spanja.
“Mendoj se nuk është mirë për vendin dhe demokracinë. Nuk e kisha menduar kurrë se presidenti amerikan do të vihej përballë kësaj situate. Askush nuk mund të jetë i kënaqur nga kjo situatë”.
James është banor i shtetit Kënektikat.
“Aktakuza tregon se jetojmë në një shoqëri civile dhe askush nuk është mbi ligjin. Shpresoj se nëse ka kryer krime, ai të mbahet përgjegjës”./ VOA
NATO ka ndaluar zyrtarisht stafin që të shkarkojnë aplikac...
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka deklaru...
Udhëheqës të lartë republikanë në Kongres shprehën mbështe...
Tanket e para nga vendet perëndimore mbërritën në Ukrainë ...
Marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për targat e...
Shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Tomas Szun...
Javën e kaluar, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, h...
Aeroporti “Heathrow” ka njoftuar se disa pasagjerë mun...
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, reagoi me zemë...
Finlanda do të bëhet anëtarja e 31-të e NATO-s pasi pa...
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, nuk ka komentuar akta...
Udhëheqës të lartë republikanë në Kongres shprehën mbë...
Votimi i një jurie të madhe në Manhatan ka hapur dritë...
Fondi për të Drejtën Humanitare tha të enjten se procesi i...
Gjykata kryesore e Kombeve të Bashkuara ka refuzuar kërkes...
Në një raport të publikuar nga Oda Ekonomike Amerikane në ...
Parlamenti i Turqisë voton sot lidhur me kërkesën e Finlan...
Që kur Rusia filloi sulmin ndaj Ukrainës më shumë se një v...
Një gjykatë në Ukrainë ka dënuar një ushtar rus me 12 vjet...
Gjendja e Papa Françeskut po përmirësohet pas shtrimit të ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...