Protestat dhe investimi në Zvërnec/ Rama për “France 24”: Ndërhyrje nga Irani dhe rajoni
Kryeministri Edi Rama dha një intervistë për median presti...
Kryeministri Edi Rama dha një intervistë për median presti...

Udhëheqës të lartë republikanë në Kongres shprehën mbështetje për ish-Presidentin Donald Trump, ndërsa një juri e madhe në Manhatan hapi dritën jeshile për ngritjen e akuzave penale ndaj tij. Republikanët i akuzuan demokratët se po e përdorin politikisht sistemin e drejtësisë.
Reagimi i ashpër i republikanëve ndaj ngritjes së akuzave të enjten pasqyron mbështetjen që ende gëzon zoti Trump tek Partia Republikane dhe shumë prej votuesve të tij, ndërsa ai përpiqet të rimarrë Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e vitit 2024.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Kevin McCarthy, tha se ngritja e aktakuzës tregon se “sistemi ynë i shenjtë i drejtësi u përdor politikisht” kundër zotit Trump.
Ligjvënësja Elise Stefanik, një tjetër udhëheqëse në Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga republikanët, e quajti aktakuzën një, “gjueti politike shtrigash dhe një ditë të errët për Amerikën”.
Senatori i Floridës, republikani Rick Scott e quajti ngritjen e aktakuzës një “hakmarrje politike kundër Presidentit Trump", ndërsa Senatori Ted Cruz i Teksasit e quajti atë “një përshkallëzim katastrofik të përdorimit politikisht të sistemit të drejtësisë”.
Ish-Presidenti Trump e quajti ngritjen e aktakuzave një “persekutim politik”. Kandidati për Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e vitit 2024 i përgatiti mbështetësit e tij ndërsa deklaroi javën e kaluar se ndaj tij do të ngriheshin akuza lidhur me pretendimet për pagesa për aktoren e filmave pornografikë Stormy Daniels. Javën e kaluar fushata presidenciale e zotit Trump mblodhi rreth 2 milionë dollarë, sipas drejtuesve të saj.
Zoti Trump është kandidati kryesor republikan në zgjedhjet e presidenciale të vitit 2024. Ai gëzon mbështetjen e rreth 44% të republikanëve, sipas një sondazhi të mbyllur të hënën nga Reuters/Ipsos dhe pasohet nga guvernatori i Floridës Ron DeSantis me 30%, pavarësisht se ky i fundit ende nuk ka shpallur kandidaturën.
Përmes një shkrimi në rrjetitn Twitter, guvernatori DeSantis tha se ngritja e aktakuzës ishte joamerikane.

“Përdorimi politikisht i sistemit tonë të drejtësisë për të avancuar një axhendë politike e kthen me kokë poshtë zbatimin e ligjit”, thuhet në postimin e zotit DeSantis në rrjetin Twitter. “Prokurori i Qarkut të Manhatanit, i mbështetur nga Sorosi, ka deformuar vazhdimisht ligjin duke lënë të lirë krimilenët. Megjithatë, tani ai po tendos ligjin për të vënë në shënjestër një kundërshtar politik”, shprehet mes të tjerash zoti DeSantis.
Por ngritja e aktakuzës paraqet probleme për zotin Trump i cili po përpiqet të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.
Ligjvënësi demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve, Ted Lieu e quajti ngritjen e akuzës një “precedent tronditës” por të nevojshëm nëse zoti Trump kishte kryer krime. Kolegu i tij demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve, Jamaal Bowman tha se, “Është koha të sigurohemi që Trump-i të ndalohet të kandidojë përsëri për ndonjë post publik”./VOA
Tanket e para nga vendet perëndimore mbërritën në Ukrainë ...
Marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për targat e...
Shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Tomas Szun...
Javën e kaluar, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, h...
Aeroporti “Heathrow” ka njoftuar se disa pasagjerë mun...
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, reagoi me zemë...
Finlanda do të bëhet anëtarja e 31-të e NATO-s pasi pa...
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, nuk ka komentuar akta...
Udhëheqës të lartë republikanë në Kongres shprehën mbë...
Votimi i një jurie të madhe në Manhatan ka hapur dritë...
Fondi për të Drejtën Humanitare tha të enjten se procesi i...
Gjykata kryesore e Kombeve të Bashkuara ka refuzuar kërkes...
Në një raport të publikuar nga Oda Ekonomike Amerikane në ...
Parlamenti i Turqisë voton sot lidhur me kërkesën e Finlan...
Që kur Rusia filloi sulmin ndaj Ukrainës më shumë se një v...
Një gjykatë në Ukrainë ka dënuar një ushtar rus me 12 vjet...
Gjendja e Papa Françeskut po përmirësohet pas shtrimit të ...
Energjia elektrike në Kosovë është shtrenjtuar për 15.4 pë...
Dy makina, që ishin riregjistruar me targat Republika ...
Organi më i lartë për të drejtat e njeriut në Europë e...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...