Tensioni Meta-Kryemadhi në GJKKO/ Avokati sqaron situatën: Dyshoi për komplot
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...

Organi më i lartë për të drejtat e njeriut në Europë e ka kritikuar trajtimin "çnjerëzor" të emigrantëve në kufijtë europianë, veçanërisht në kufirin e jashtëm të Bashkimit Europian.
Emigrantët kishin pësuar “grushte, shuplaka, goditje me shkopinj dhe sende të tjera të forta... nga policia ose rojet kufitare”, thuhet në raportin vjetor të Komitetit të Këshillit të Europës për Parandalimin e Torturës (CPT), të publikuar të enjten, më 30 mars.
“U përdorën edhe forma të tjera të trajtimit çnjerëzor dhe poshtërues, si gjuajtja e plumbave pranë trupave të njerëzve ndërsa ata ishin të shtrirë në tokë”, thuhet më tutje në këtë raport.
Në raport theksohet se disa taktika të tjera përfshinin “shtyrjen e tyre në lumenj (ndonjëherë me duart ende të lidhura), heqjen e rrobave dhe këpucëve dhe detyrimin të ecin zbathur dhe/ose me të brendshme dhe, në disa raste, edhe plotësisht të zhveshur përtej kufirit”.
CPT-ja tha se ishte përballur me “një numër në rritje” të njerëzve që pretendonin se ishin larguar nga kufiri europian me forcë.
“Shumë vende europiane përballen me sfida shumë komplekse migracioni në kufijtë e tyre, por kjo nuk do të thotë se ata mund të shpërfillin detyrimet e tyre ndaj të drejtave të njeriut. Largimet me forcë janë të paligjshme, të papranueshme dhe duhet të marrin fund”, tha kreu i CPT-së, Alan Mitchell.
Ky komitet i kishte vizituar pikat e policisë së rregullt dhe asaj të kufirit, dhe rojës bregdetare, qendrat e paraburgimit dhe zonat e transitit në rrugët kryesore të migracionit për në Europë.
CPT-ja u bëri thirrje vendeve anëtare të Këshillit të Europës që të garantojnë të drejtat e emigrantëve duke regjistruar secilin individ, duke u ofruar atyre vlerësime mjekësore dhe cenueshmërie dhe duke u ofruar mundësinë e aplikimit për azil.
“Arrestimi duhet të përdoret vetëm si masë e fundit”, thuhet gjithashtu në raportin e publikuar.
Këshilli i Europës përbëhet nga 46 vende. Rusia ishte përjashtuar pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës vitin e kaluar, por ajo mbetet palë e Konventës Europiane për Parandalimin e Torturës.
Emigrantët mbeten çështje diskutimi në Bashkimin Europian që kur më shumë se një milion njerëz kishin mbërritur në Europë gjatë krizës së refugjatëve në vitet 2015-'16.
Numri i përpjekjeve të emigrantëve për të hyrë në Europë arriti në 330.000 në vitin 2022, 64 për qind më shumë sesa një vit më parë, tha agjencia kufitare e BE-së, Frontex./ Rel
Një gazetar amerikan që punon për “The Wall Street Jou...
Dy helikopterë të ushtrisë amerikane Blackhawk janë rr...
Shkaku i një infeksioni në organet e frymëmarrjes, Pap...
Lajmi i mirë është se bota ka arritur ta mbajë korrups...
Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen, mbërriti në Nju ...
Presidenti Joe Biden çeli punimet e Takimit të dytë pë...
Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit mercenar rus, Wagner, tha...
Polonia dëshiron që BE të përdorë të gjitha mjetet në disp...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të mërkurën se marr...
Qeveria gjermane ka rënë dakord që të dërgojë 12 miliardë ...
Banka “Credit Suisse” ka shkelur një marrëveshje të vitit ...
Në Shtetet e Bashkuara, Senati po ndërmerr hapa drejt shfu...
Papa Françesku është shtruar mesditën e sotme në spita...
Presidenti amerikan Joe Biden i bëri thirrje kryeministrit...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar shtetet që e...
Një diplomat i lartë rus tha të mërkurën se Moska nuk do t...
Presidenti amerikan, Joe Biden i bëri thirrje kryemini...
Sipas një raporti vjetor të publikuar nga "Amnesty Interna...
Një sulm terrorist është shmangur në shtetin fqinj, Gr...
Kreu i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, gjatë nj...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...