Jorida Tabakun e merr malli për Erion Veliajn
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...

Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen, mbërriti në Nju Jork të mërkurën, duke filluar kështu një ndalesë delikate në Shtetet e Bashkuara. Ajo ishte zotuar gjatë udhëtimit se nuk do të lejonte që presioni i jashtëm ta pengonte këtë vend-ishull që të angazhohej me botën. Komenti i saj u bë pasi Kina paralajmëroi për pasoja në rast se presidentja tajvaneze do të takohej me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy.
Kina, e cila pretendon se Tajvani demokratik është pjesë e territorit të saj, ka paralajmëruar vazhdimisht zyrtarët amerikanë që të mos takohen me zonjën Tsai, e cila po bën ndalesën e saj të parë në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2019, duke e perceptuar këtë si mbështetje për dëshirën e ishullit për t'u konsideruar një vend i pavarur.
Kina organizoi manovra të mëdha luftarake përreth Tajvanit në gusht, kur kryetarja e atëhershme e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, vizitoi Taipein. Forcat e armatosura të Tajvanit thanë se po vëzhgojnë çdo lëvizje kineze, ndërkohë që zonja Tsai gjendet jashtë vendit.
Zonja Tsai do të vizitojë edhe Guatemalën dhe Belizenë, dy nga vendet e pakta që e njohin Tajvanin në rrugë diplomatike. Ajo do të qëndrojë në Nju Jork deri të shtunën dhe do të vizitojë edhe Los Anxhelosin pas kthimit nga Amerika Qendrore. Ajo pritet të takohet me zotin McCarthy në Kaliforni, megjithëse kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.
"Presioni i jashtëm nuk do të pengojë vendosmërinë tonë për të shkuar nëpër botë", tha zonja Tsai përpara se të nisej në aeroportin kryesor ndërkombëtar të Tajvanit në Taoyuan.
"Jemi të qetë dhe të sigurt; as nuk do të përulemi dhe as nuk do të provokojmë. Tajvani do të ecë me vendosmëri në rrugën e lirisë dhe demokracisë dhe do të shkojë nëpër botë. Edhe pse kjo rrugë është e vështirë, Tajvani nuk është i vetëm", tha zonja Tsai.
Ambasada de facto e Tajvanit në Shtetet e Bashkuara konfirmoi mbërritjen e zonjës Tsai në Nju Jork të mërkurën pasdite dhe tha se asnjë nga aktivitetet e saj nuk ishte i hapur për shtypin apo publikun gjatë ndalesës së saj atje. Videoklipet treguan se ajo u përshëndet në qytet nga mbështetësit që valëvisnin flamuj.
Tajvani ka vazhduar të humbasë gradualisht njohjen zyrtare nga më shumë vende, ndërsa ato po kalojnë në anën e Pekinit. Hondurasi ndryshoi anë të dielën, duke e lënë kështu në vetëm 13 numrin e vendeve që kanë lidhje formale me Tajvanin. Pekini thotë se Tajvani i përket "një Kine" dhe, si një provincë kineze, nuk ka të drejtë të mbajë lidhje ndërshtetërore. Tajvani e kundërshton këtë.
Tajvani është çështja më e ndjeshme territoriale e Kinës dhe një mollë e madhe sherri me Uashingtonin, i cili, si shumica e vendeve, mban vetëm lidhje jozyrtare me Taipein. Por qeveria amerikane i kërkohet nga ligji amerikan që t'i sigurojë ishullit mjetet për të mbrojtur veten dhe kjo lehtëson zhvillimin e vizitave jozyrtare.
Dy burime të ndryshme i thanë agjencisë së lajmeve "Reuters" se mbi 20 ligjvënës amerikanë do të shoqërojnë zotin McCarthy në takimin me zonjën Tsai, të parashikuar të mbahet në Bibliotekën Presidenciale “Ronald Reagan” pranë Los Anxhelosit. Biblioteka nuk e ka konfirmuar mbajtjen e këtij takimi.
Zyrtarët amerikanë thanë se zonja Tsai do të takohej me Laura Rosenberger, drejtuese në selinë në Uashington të Institutit Amerikan në Tajvan, një organizatë jofitimprurëse e drejtuar nga qeveria amerikane që mbulon marrëdhëniet jozyrtare me Tajvanin.
Zonja Rosenberger, e cila kaloi në këtë post javën e kaluar, ishte më parë zyrtare e lartë për Kinën dhe Tajvanin në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Zëdhënësi për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby, i kërkoi Kinës që të mos përdorë ndalesën si pretekst për të rritur aktivitetin agresiv kundër Tajvanit.
"Jemi të vetëdijshëm se gjërat janë të tensionuara tani" mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, tha zoti Kirby, por ai i kërkoi Pekinit të mbajë të hapura linjat e komunikimit.
Zoti Kirby tha se Uashingtoni ende dëshiron të organizojë një udhëtim në Pekin për Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, i cili u shty muajin e kaluar kur një balonë spiune kineze u rrëzua nga një avion luftarak amerikan.
Një zyrtar i lartë i administratës amerikane u tha gazetarëve se Pekini kishte rritur presionin ushtarak, ekonomik dhe diplomatik mbi Tajvanin, por se Uashingtoni nuk do të ndryshojë "praktikën e tij të gjatë" për lehtësimin e tranzitit nëpërmjet Shteteve të Bashkuara./ Voa
Presidenti Joe Biden çeli punimet e Takimit të dytë pë...
Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit mercenar rus, Wagner, tha...
Polonia dëshiron që BE të përdorë të gjitha mjetet në disp...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të mërkurën se marr...
Qeveria gjermane ka rënë dakord që të dërgojë 12 miliardë ...
Banka “Credit Suisse” ka shkelur një marrëveshje të vitit ...
Në Shtetet e Bashkuara, Senati po ndërmerr hapa drejt shfu...
Papa Françesku është shtruar mesditën e sotme në spita...
Presidenti amerikan Joe Biden i bëri thirrje kryeministrit...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar shtetet që e...
Një diplomat i lartë rus tha të mërkurën se Moska nuk do t...
Presidenti amerikan, Joe Biden i bëri thirrje kryemini...
Sipas një raporti vjetor të publikuar nga "Amnesty Interna...
Një sulm terrorist është shmangur në shtetin fqinj, Gr...
Kreu i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, gjatë nj...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërku...
Takimi i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, ësh...
Ministri francez i Mbrojtjes, Sébastien Lecornu, tha s...
Sulmuesja që ka lënë të vdekur gjashtë persona në një ...
Në një intervistë televizive të publikuar më 26 mars, ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...