Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Kryenegociatorët, takim “kokë më kokë” në 4 prill
Takimi i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, ësh...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se marrëveshja e arritur me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, duhet të zbatohet saktë dhe shpejt.
Ai i ka bërë këto deklarata teksa e ka komentuar takimin e planifikuar për 4 prill në Bruksel, në mes të dy kryenegociatorëve në dialogun Kosovë-Serbi.
Kryenegociatori i Kosovës për këto takime është zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ndërsa i Serbisë është udhëheqësi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
“Më 4 prill, ata do të diskutojnë çështjen e zbatimit të marrëveshjes që tashmë është dakorduar. Pra, ka marrëveshje, ekziston marrëveshja. Ajo është shumë e qartë, publike për të gjithë”.
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve më 27 shkurt në Bruksel, dhe më pas për aneksin e zbatimit të saj më 18 mars në Ohër.
Kryeministri Kurti u ka thënë gazetarëve në Prishtinë se marrëveshja duhet të zbatohet e tëra.
“Nuk ka mundësi që diçka të zbatohet e diçka të mos zbatohet. Ashtu siç nuk mund të ketë nënshkrim të njëanshëm të marrëveshjes, dhe as të aneksit të zbatimit, njësoj nuk mund të ketë as zbatim të njëanshëm të marrëveshjes. Prandaj, marrëveshjen nuk duhet ta coptojmë”, ka thënë ai.
Edhe Bashkimi Europian ka konfirmuar se në takimin e 4 prillit palët do të diskutojnë për hapat e radhës drejt zbatimit të marrëveshjes.
I pyetur për urgjencat eventuale në zbatim të marrëveshjes, ai ka thënë se ky term vlen për çështjen e të pagjeturve.
Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë rreth 13,000 njerëz, janë zhvendosur mbi 800,000, ndërsa janë zhdukur rreth 6,000.
Të zhdukur, edhe sot e kësaj dite, mbeten ende mbi 1,600 persona.
Qindra trupa të shqiptarëve të vrarë të Kosovës janë gjetur në varrezat masive në Serbi.
Me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, dy vendet janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011.
Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk janë zbatuar dhe palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për ngecje./ Rel
Takimi i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, ësh...
Ministri francez i Mbrojtjes, Sébastien Lecornu, tha s...
Sulmuesja që ka lënë të vdekur gjashtë persona në një ...
Në një intervistë televizive të publikuar më 26 mars, ...
Presidenti amerikan, Joe Biden, i bëri thirrje kryemin...
Një rezolutë e paraqitur të hënën nga Rusia në Kombet e Ba...
Një gjykatës federal ka vendosur që ish-nënpresidenti ...
Që nga fillimi i sulmit të Rusisë kundër Ukrainës, polica ...
Autoritetet bullgare thanë se po dyshojnë që Rusia mund të...
I dyshuari për vrasjen me thikë të dy grave në një qen...
Autoritet bjelloruse bënë të ditur të martën se trysnia po...
Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, ka bërë të di...
Kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, ka shpallur d...
Makiaveli, shpikësi i artit politik dhe i shkencës pol...
A është vërtetë afër kundërofensiva e re e Ukrainës? P...
Parlamenti i Hungarisë ratifikoi të hënën aplikimit për an...
Entet kryesore rregullatore të bankave në SHBA, planifikoj...
Forcat e armatosura të Ukrainës kanë marrë 18 tanke modern...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shtyrë për mua...
Një aeroplanmbajtëse amerikane me energji bërthamore dhe a...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...