LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aeroplanmbajtësja amerikane stërvitje të përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut

27 Mars 2023, 18:09, Kosova & Bota CNA

Aeroplanmbajtësja amerikane stërvitje të përbashkëta

Një aeroplanmbajtëse amerikane me energji bërthamore dhe avionët e saj sulmues, filloi sot stërvitje të përbashkëta në ujrat ndërkombëtare me anijet luftarake të Koresë së Jugut.

Stërvitja e dy aleatëve vjen disa orë pasi Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi.

Aeroplanmbajtësja amerikane USS Nimitz, një nga anijet luftarake më të mëdha në botë, iu bashkua sot stërvitjeve të kombinuara detare me Korenë e Jugut, në ujërat ndërkombëtare pranë ishullit jugor Jeju.

Stërvitjet vijnë ditën kur Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në brigjet e saj lindore, tha ushtria e Koresë së Jugut. Prova me raketa nga Koreja e Veriut, mendohet të ishin planifikuar për të përkuar me mbërritjen e aeroplanmnajtëses amerikane.

Lëvizja e Phenianit shihet si reagim ndaj stërvitjeve në rritje të dy aleatëve, Uashingtonit dhe Seulit.

Luftanija amerikane pritet të mbërrijë të martën në bazën detare në Busan, ankorimi i saj i parë në Korenë e Jugut në gati gjashtë vjet, për të shënuar 70 vjetorin e aleancës, tha ministria jugkoreane e mbrojtjes.

Në shtator, një tjetër aeroplanmbajtëse, ajo USS Ronald Reagan vizitoi portin.

Admirali Christopher Sweeney, komandant i aeroplanmbajtëses, nuk dha hollësi mbi metodat përmes së cilave ata vërejnë ose mund të përgjigjen ndaj provave me raketa të Koresë së Veriut, por tha se janë të mirëinformaur rreth aktiviteteve të Phenianit.

"Nuk ndihem i kërcënuar ose i shqetësuar nga Koreja e Veriut. Ne jemi të përgatitur dhe ndajmë shumë informacione me Republikën e Koresë dhe forcën tonë të përbashkët. Shqetësimi im i vetëm si komandant, është kthimi i sigurt i trupave në shtëpi, siç u kam premtuar”, thotë ai.

Anija luftarake USS Nimitz funksionon si qendër komande dhe kontrolli për mbledhje informatash përmes hapësirës dhe detit.

I pyetur mbi thirrjet në rritje të Koresë së Jugut për vendosjen e përhershme të burimeve strategjike amerikane Admirali Sweeney tha:

"Shtetet e Bashkuara kanë çdo ditë në gjendje gatishmërie burime strategjike që mund të dislokohen. Ne mund të vazhdojmë me vendosjen e këtyre burimeve dhe do ta bëjmë. Ne vërtet duam të mbështesim sigurinë ndërkombëtare dhe qëllimet e përbashkëta globale, në mënyrë që të gjithë të përparojmë. Ky është mesazhi ynë”, tha Admirali Sweeney.

Në Korenë e Jugut ndodhen rreth 28 mijë e 600 trupa amerikane.

Stërvijet synojnë të prëmirësojnë kapacitetet parandaluese ushtarake të Shteteve të Bashkuara, veçanërisht të forcave bërthamore, për të penguar sulmet ndaj aleatëve të saj, mes kërcënimeve në rritje të Koresë së Veriut, tha një zyrtar i marinës së Koresë së Jugut.

Pheniani i sheh stërvitjet e Shteteve të Bashkua me Korenë e Jugut, si përgatitje për sulm. Seuli dhe Uashingtoni thonë se stërvijet kanë për qëllim mbrojtjen.

Gjatë javëve të fundit Koreja e Veriut ka shtuar provat e saj ushtarake, veçanërisht ato taktike bërthamore, duke lëshuar raketa përmes detit dhe duke testuar atë që e quajti dron sulmues nënujor me aftësi bërthamore.

Komanda amerikane e Indo-Paqësorit tha se provat e fundit nuk përbëjnë një kërcënim të menjëhershëm, por theksoi ndikimin destabilizues të programeve të jashtëligjshme bërthamore të Phenianit.

Zyrtarët amerikanë dhe ata të Koresë së Jugut kanë paralajmëruar për gati një vit mbi mundësinë që Koreja e Veriut të kryejë atë që do të ishte prova e parë bërthamore nga viti 2017./ VOA

Lajmet e fundit nga